Skip to content

Feed Facts

Aktivisti shqiptar Baki Goxhaj drejt lirimit nga ndalimi në Izrael, pritet transferimi në Turqi

Posted on May 21, 2026 By admin No Comments on Aktivisti shqiptar Baki Goxhaj drejt lirimit nga ndalimi në Izrael, pritet transferimi në Turqi

Aktivisti shqiptar Baki Goxhaj pritet të largohet në orët në vijim nga Izraeli, pasi autoritetet izraelite kanë përfunduar procedurat e deportimit ndaj tij. Lajmi është bërë i ditur nga organizata ligjore izraelite “Adalah”, e cila po ndjek çështjen e aktivistëve të ndaluar gjatë misionit humanitar drejt Gazës.

Sipas burimeve të organizatës, Goxhaj do të deportohet së bashku me dhjetëra aktivistë të tjerë të flotiljes humanitare, të cilët u ndaluan pasi anijet e misionit u interceptuan nga forcat izraelite në ujërat ndërkombëtare. Burimet bëjnë me dije se largimi i tyre do të kryhet me rrugë ajrore dhe destinacioni i parë do të jetë Turqia, ku tre avionë të kompanisë “Turkish Airlines” janë angazhuar për transportimin e qindra aktivistëve nga aeroporti Ramon në Izrael drejt Stambollit.

Mësohet se aktivisti shqiptar do të pritet në Stamboll nga përfaqësues të konsullatës shqiptare dhe më pas do të rikthehet në Shqipëri.

Lajmi u konfirmua edhe nga ministri i Jashtëm turk, Hakan Fidan, i cili e cilësoi ndërhyrjen izraelite ndaj Flotiljes Globale të Lirisë si të paligjshme.

Baki Goxhaj ishte pjesë e misionit ndërkombëtar humanitar për Gazën, ku aktivistë nga vende të ndryshme europiane synonin të dërgonin ndihma humanitare dhe të sfidonin bllokadën ndaj territorit palestinez. Ndalimi i aktivistëve ka shkaktuar reagime ndërkombëtare dhe tension diplomatik në disa vende europiane.

Views: 6
LAJMEE

Post navigation

Previous Post: E FUNDIT/ GJKKO dënon me burg ish-kryetaren e bashkisë
Next Post: Po punonte në ahur, rrëzohet dibrani! Humb jetën në vend

More Related Articles

“Të pasurova dhe më tradhtove” – Begjet Pacolli sulmon ish-mikun e tij, pas përplasjes së sotme në Aeroportin e Vlorës LAJMEE
Kriminelët sulmuan një vajzë të re, por nuk do ta besoni se kush erdhi ta shpëtonte! LAJMEE
Incredible skin LAJMEE
Zbulohet lidhja e fortë e Fabiolës me Eduart Grishajn (Video) LAJMEE
Cpo ndodh!? Vjen lajmi i keq per Erion Bracen LAJMEE
Pajisja e dyshimtë në dhomën me qira, pronari i përgjigjet qytetarit: Është ventilator LAJMEE

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Archives

  • November 2026
  • October 2026
  • July 2026
  • June 2026
  • May 2026
  • April 2026

Categories

  • LAJMEE
  • News

Recent Posts

  • Chase Ink Business Unlimited® Credit Card Review 2026
  • Chase Sapphire Reserve® Review 2024
  • OpenSky® Secured Visa® Credit CardReview 2024
  • Marriott Bonvoy Brilliant American Express Card Review 2024
  • Petal 2 Credit Card Review

Recent Comments

No comments to show.

Copyright © 2026 Feed Facts.

Powered by PressBook Green WordPress theme