Skip to content

Feed Facts

“Të pasurova dhe më tradhtove” – Begjet Pacolli sulmon ish-mikun e tij, pas përplasjes së sotme në Aeroportin e Vlorës

Posted on May 18, 2026 By admin No Comments on “Të pasurova dhe më tradhtove” – Begjet Pacolli sulmon ish-mikun e tij, pas përplasjes së sotme në Aeroportin e Vlorës

Përplasjet mes dy ish-ortakëve, Behgjet Pacolli dhe Valon Lluka, për Aeroportin Ndërkombëtar të Vlorës duket se do të vijojnë, dhe konflikti mes tyre vetëm po thellohet.

Mëngjesin e sotëm, përfaqësuesit e kompanisë së Valon Lluka nuk lejuan punonjësit e “Mabco” të futen në kantier. Ky gjest për Pacollin është i papranueshëm dhe ai e konsideron kriminal.

Pacolli shpërtheu ndaj ish-ortakut, duke theksuar se është pasuruar me ndihmën e tij dhe më pas është tradhtuar.

“Tani po të drejtohem ty A nuk të mjaftonte paga prej 30 mijë eurosh (me të gjitha të mirat dhe mirëkuptimin që kishe), por futi duart edhe te tjetërsimi i pronës që nuk është e jotja,” shkruan biznesmeni në postimin e tij.

Ai akuzon më tej Llukan për falsifikim dokumentesh dhe shantazh, duke shtuar se në fund drejtësia do të triumfojë.

Postimi i plotë i Pacollit:

Kjo që po ndodh në Vlorë, ky terrorizim i grupeve kriminale ndaj punonjësve të investitorit të vetëm Mabco (pronarit të 98% të kuotave), i cili është i ekspozuar me mbi 300 milionë euro në Vlorë, i inkurajuar nga vendime gjyqësore të përkohshme, joligjore dhe jokushtetuese, e ka zanafillën te veprimet e pamoralshme, të dënueshme, mashtruese dhe tradhtare të Valon Llukës. Ai erdhi në grupin Mabetex, kaloi nëpër shumë funksione, u pasurua dhe në fund, pas 18 vitesh, tregoi fytyrën e tij të vërtetë dhe tradhtoi besimin që ia kishim dhënë.

Siç po e shihni, prej 9 muajsh jemi duke u përballur çdo ditë me trauma marramendëse, në kërkim të së drejtës dhe në përpjekje për të evituar më të keqen.

Tani po te drejtohem ty, A nuk të mjaftonte paga prej 30 mijë eurosh (me të gjitha të mirat e mirëkuptimin që kishe), por fute duart edhe te tjetërsimi i pronës që nuk është e jotja. Si munde ta shesësh pronën e huaj? Kush të shtyu ta bësh atë? E bëre për një përqindje, ashtu siç të kishte premtuar partneri yt në këtë vepër kriminale, nëse do ta kryenit me sukses këtë akt të shëmtuar.

Ti falsifikove dokumente, vula dhe çdo gjë tjetër. Pse, para se ta kryeje këtë akt të shëmtuar, nuk erdhe të kërkoje ndihmë, si herët e tjera? Ndoshta do të të kisha ndihmuar. Pse e mbajte këtë akt të fshehur për më shumë se 5 muaj, derisa rastësisht e zbuluam, pse unë nuk kisha bërë asnjë hulumtim, sepse kisha besim tek ti?

Ti i përbuze të gjitha: përbuze bujarinë dhe shtëpinë time. Mos harro se drejtësia, herët a vonë, vjen si rrufeja.

Views: 5
LAJMEE

Post navigation

Previous Post: Tragjedi në vendin fqinj, humb jetën në kantierin e ndërtimit punëtori shqiptar, baba i dy fëmijëve
Next Post: Ngjarje e rëndë në kryeqytet, gjendet i vdekur një person

More Related Articles

Kur keni mungesë të vitaminës D trupi ju jep këto shenja, dëgjojeni “urgjent” LAJMEE
Sipas studimeve të fundit, shtatzënia në këtë moshë sjellë fëmijët më të zgjuar LAJMEE
Familja U Zgjua Dhe Gjeti Një Rreth Me Kërpudha Në Oborr — Kur Filluan Të Gërmonin, Panë Diçka Të Pabesueshme LAJMEE
LAJMEE
Aksident i rëndë në vendin fqinj, autobusi me nxënës shkolle përplaset me një makinë, tetë fëmijë të plagosur, dy në gjendje të rëndë LAJMEE
Hidrauliku po rregullonte një mur të vjetër banjoje – ajo që gjeti brenda ndryshoi përgjithmonë historinë e familjes. LAJMEE

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Archives

  • November 2026
  • October 2026
  • July 2026
  • June 2026
  • May 2026
  • April 2026

Categories

  • LAJMEE
  • News

Recent Posts

  • Chase Ink Business Unlimited® Credit Card Review 2026
  • Chase Sapphire Reserve® Review 2024
  • OpenSky® Secured Visa® Credit CardReview 2024
  • Marriott Bonvoy Brilliant American Express Card Review 2024
  • Petal 2 Credit Card Review

Recent Comments

No comments to show.

Copyright © 2026 Feed Facts.

Powered by PressBook Green WordPress theme