Skip to content

Feed Facts

Pajisja e dyshimtë në dhomën me qira, pronari i përgjigjet qytetarit: Është ventilator

Posted on June 18, 2026 By admin No Comments on Pajisja e dyshimtë në dhomën me qira, pronari i përgjigjet qytetarit: Është ventilator

Pas publikimit të denoncimit të një qytetari, i cili pretendonte se kishte konstatuar një pajisje të dyshimtë në tavanin e një apartamenti me qira në Vlorë, në redaksinë e JOQ Albania ka mbërritur edhe reagimi i pronarit të ambientit.

Pronari kundërshton pretendimet e ngritura nga qytetari dhe shprehet se pajisja e filmuar nuk është kamerë monitorimi, por një ventilator. Ai pretendon se gjithçka lidhet me konkurrencën dhe se po tentohet të dëmtohet imazhi i biznesit të tij familjar.

Sipas pronarit, apartamenti është ngritur me mund dhe sakrifica ndër vite, ndërsa akuzat e ngritura ndaj tij i konsideron të pavërteta. Ai bën me dije se i është drejtuar edhe autoriteteve përkatëse për këtë çështje.

Në videon e dërguar në redaksi, pronari tregon nga afër pajisjen në fjalë dhe pretendon se bëhet fjalë thjesht për një ventilator, duke mohuar kategorikisht që ajo të jetë kamerë vëzhgimi.

JOQ Albania thekson se në publikimin e një dite më parë u pasqyruan pretendimet e qytetarit denoncues, i cili ngriti shqetësimin e tij mbi natyrën e pajisjes së vendosur në ambient. Ashtu siç u publikua versioni i tij i ngjarjes, po pasqyrohet edhe qëndrimi i pronarit të apartamentit.

Në këtë fazë, JOQ Albania nuk ka pretenduar të përcaktojë natyrën e pajisjes, por ka raportuar shqetësimin e ngritur nga qytetari dhe reagimin e palës tjetër. Verifikimi përfundimtar i pretendimeve mbetet në kompetencën e autoriteteve përgjegjëse.

 

View this post on Instagram
Views: 4
LAJMEE

Post navigation

Previous Post: “Rama n’burg, Berisha n’burg”, demokrati s’duron thirrjet dhe shan protestuesit
Next Post: ‘Termet’ në Policinë e Shtetit, 65 emërime të reja nga veriu në jug

More Related Articles

Shoferi i autobusit dëgjon britmat e fëmijëve dhe shikon prapa diçka e tmerrshme kishte ndodhur! LAJMEE
“Snajperi” shqiptar Hadribeaj mund francezin, drejt titullit Botëror në boks LAJMEE
Kur është koha më e mirë për të marrë kolagjen? Ekspertët japin përgjigjen LAJMEE
Polici ndalon një makinë, por jeta e tij ndryshon kur shoferi ul xhamin e makinës… LAJMEE
Taulant Balla i vë gjobë 2 milion lekë Kozakut LAJMEE
“Ky hajdut shqeu derën e frigoriferit dhe vodhi pijet alkoolike” LAJMEE

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Archives

  • November 2026
  • October 2026
  • July 2026
  • June 2026
  • May 2026
  • April 2026

Categories

  • LAJMEE
  • News

Recent Posts

  • Chase Ink Business Unlimited® Credit Card Review 2026
  • Chase Sapphire Reserve® Review 2024
  • OpenSky® Secured Visa® Credit CardReview 2024
  • Marriott Bonvoy Brilliant American Express Card Review 2024
  • Petal 2 Credit Card Review

Recent Comments

No comments to show.

Copyright © 2026 Feed Facts.

Powered by PressBook Green WordPress theme