Skip to content

Feed Facts

“Rama n’burg, Berisha n’burg”, demokrati s’duron thirrjet dhe shan protestuesit

Posted on June 18, 2026 By admin No Comments on “Rama n’burg, Berisha n’burg”, demokrati s’duron thirrjet dhe shan protestuesit

Një tjetër moment tensioni është regjistruar gjatë marshimit të protestës qytetare në ditën e 19-të të saj në Tiranë.

Teksa protestuesit ndaluan përpara selisë së Partisë Demokratike me thirrjet “Rama në burg, Berisha në burg” dhe “opozitë e shitur”, situata u tensionua për disa çaste mes pjesëmarrësve në protestë dhe disa mbështetësve të PD-së që ndodheshin pranë godinës.

Siç shihet dhe në video, një prej mbështetësve të Partisë Demokratike dëgjohet duke iu përgjigjur protestuesve me fjalor fyes, duke shkaktuar reagime nga të pranishmit.

Pavarësisht shkëmbimit verbal, situata nuk u përshkallëzua më tej dhe qytetarët vijuan marshimin e tyre drejt Kryeministrisë, ku po zhvillohen fjalimet e radhës në kuadër të protestës.

Ndalimi para selisë së PD-së ishte një nga momentet më të spikatura të protestës, pasi protestuesit përsëritën qëndrimin e tyre se pakënaqësia që shprehin nuk drejtohet vetëm ndaj qeverisë aktuale, por ndaj gjithë klasës politike që ka qeverisur vendin gjatë 35 viteve të fundit.

 

View this post on Instagram

A post shared by JOQ Albania (@joqalbania)

 

Views: 5
LAJMEE

Post navigation

Previous Post: Ndryshon Kodi Rrugor, heqje patente përgjithmonë për këta shkelës; masa të rrepta për telefonët
Next Post: Pajisja e dyshimtë në dhomën me qira, pronari i përgjigjet qytetarit: Është ventilator

More Related Articles

Ariu viziton çdo mëngjes derën e përparme të një gruaje – pastaj ajo zbulon arsyen pse. LAJMEE
“Furgoni i vjedhur gjendet pas shumë vitesh – Policia tronditet nga ajo që gjeti brenda!” LAJMEE
Edhe pas krizës, nafta e shtrenjtë ende sfidë për Shqipërinë LAJMEE
Aktivisti shqiptar Baki Goxhaj drejt lirimit nga ndalimi në Izrael, pritet transferimi në Turqi LAJMEE
Breshëri kallashi mes fëmijëve në Mamurras, VIDEO që tregon momentet e tmerrit LAJMEE
Familja e saj e detyroi të martohej me Sulltan që ishte në koma… kur ajo e puthi gjithçka ndryshoi LAJMEE

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Archives

  • November 2026
  • October 2026
  • July 2026
  • June 2026
  • May 2026
  • April 2026

Categories

  • LAJMEE
  • News

Recent Posts

  • Chase Ink Business Unlimited® Credit Card Review 2026
  • Chase Sapphire Reserve® Review 2024
  • OpenSky® Secured Visa® Credit CardReview 2024
  • Marriott Bonvoy Brilliant American Express Card Review 2024
  • Petal 2 Credit Card Review

Recent Comments

No comments to show.

Copyright © 2026 Feed Facts.

Powered by PressBook Green WordPress theme