Skip to content

Feed Facts

Ndryshon Kodi Rrugor, heqje patente përgjithmonë për këta shkelës; masa të rrepta për telefonët

Posted on June 18, 2026 By admin No Comments on Ndryshon Kodi Rrugor, heqje patente përgjithmonë për këta shkelës; masa të rrepta për telefonët

Kuvendi miratoi paketën e re të masave që ashpërson ndëshkimet për drejtimin nën efektin e alkoolit, përdorimin e celularit dhe shkeljet e shoferëve pa patentë.

Kuvendi i Shqipërisë ka miratuar me 84 vota ndryshimet në Kodin Rrugor, një paketë e gjerë masash që synon rritjen e sigurisë në rrugë dhe ashpërsimin e ndëshkimeve për shkelësit.

Ndryshimet, të propozuara nga deputetët socialistë Erion Braçe dhe Ulsi Manja, sjellin rregulla të reja për shoferët e rinj, masa më të forta ndaj drejtuesve që kapen në gjendje të dehur dhe ndëshkime më të ashpra për përdorimin e telefonit gjatë drejtimit të mjeteve.

Një nga risitë kryesore të ligjit është heqja e përhershme e patentës për drejtuesit që kapen përsëritës duke drejtuar mjetin nën efektin e alkoolit. Sipas ndryshimeve të miratuara, nëse një shofer konstatohet me mbi 0.5 gram alkool për litër gjak dhe është ndëshkuar më parë për të njëjtën shkelje, në rast përsëritjeje do t’i hiqet përgjithmonë leja e drejtimit.

Ligji vendos gjithashtu një regjim të posaçëm prove për shoferët e rinj gjatë dy viteve të para pas marrjes së patentës. Për këtë kategori parashikohet tolerancë zero ndaj alkoolit, kufizim shpejtësie deri në 90 km/h në autostrada dhe 80 km/h jashtë qendrave të banuara, si dhe ndalim qarkullimi nga ora 24:00 deri në 06:00 pa një shoqërues që disponon patentë prej të paktën tre vitesh.

Shkelja e këtyre rregullave do të dënohet me gjobë nga 5 mijë deri në 15 mijë lekë, pezullim të patentës për një muaj dhe heqje pikësh. Nëse shoferi i ri kryen dy shkelje, periudha e provës do të zgjatet edhe me një vit tjetër.

Një tjetër ndryshim i rëndësishëm lidhet me përdorimin e telefonit celular. Ndalimi nuk do të vlejë më vetëm për drejtuesit e automjeteve, por edhe për ata që përdorin biçikleta, motomjete deri në 50 cc dhe monopatina me motor.

Paketa e re ashpërson edhe masat ndaj personave që drejtojnë mjetin pa patentë. Përveç pasojave penale, personat e kapur pa leje drejtimi nuk do të mund të regjistrohen në autoshkollë për një vit. Për të miturit, ndalimi do të zgjasë deri në dy vjet nga momenti kur fitojnë të drejtën ligjore për të aplikuar për patentë.

Po ashtu, Kuvendi miratoi rritjen e gjobave për manovrat e rrezikshme dhe agresive në rrugë. Ndëshkimet për ndryshimet e shpeshta të korsive pa sinjalizim, sjelljet agresive dhe veprimet që krijojnë rrezik për përdoruesit e rrugës rriten nga 10-40 mijë lekë në 20-60 mijë lekë.

Sipas propozuesve, ndryshimet synojnë uljen e numrit të aksidenteve, rritjen e sigurisë rrugore dhe përafrimin e legjislacionit shqiptar me standardet europiane në këtë fushë.

Ndryshimet e propozuara:

Neni 6

Në nenin 127, pika 3.1, bëhet ndryshimi si më poshtë:

Pas togfjalëshit “shkelur.” hiqet fjalia “I njëjti rregull aplikohet edhe për lejet e drejtimit të lëshuara nga shteti shqiptar në rastin kur kundërvajtësi jep pëlqimin.”

Neni 7

Në nenin 139 bëhen këto ndryshime:

Në pikën 5, pas togfjalëshit “shpejtësi” shtohen fjalët “duke sjellë rrezik serioz për përdoruesit e rrugës, sidomos në zonat urbane, përfshirë manovrat agresive, ndryshimet e shpeshta të korsisë pa sinjalizim dhe sjelljet jo sociale në rrugë”.

Në pikën 7 bëhet ndryshimi si më poshtë:

Pas togfjalëshit “tërheqëse” hiqen fjalët “të barrës dhe të shalës”.

Në pikën 8 bëhet ndryshimi si më poshtë:

Masa e gjobës “nga dhjetë mijë deri në dyzet mijë lekë” bëhet “nga njëzet mijë deri në gjashtëdhjetë mijë lekë”.

Para nenit 5 të projektligjit shtohen nenet 9 dhe 10 me këtë përmbajtje, ndërsa neni 5 rinumërohet neni 11:

Neni 9

Titulli i nenit 171 ndryshohet nga “Përdorimi i syzeve optike dhe i aparateve të tjera gjatë drejtimit të mjetit” në “Përdorimi i aparateve telefonike dhe i pajisjeve digjitale të komunikimit, i syzeve optike dhe i pajisjeve të tjera gjatë drejtimit të mjetit”.

Në nenin 171, pas pikës 2 shtohen pikat 2.1 dhe 2.2 me këtë përmbajtje:

“2.1 Ndalohet gjithashtu përdorimi i telefonit celular të mbajtur me dorë gjatë drejtimit të mjeteve të tjera, përfshirë biçikletat, motomjetet deri në 50 ç dhe monopatinat me motor.

2.2 Mbajtësi i lejedrejtimit të mjetit, të cilit gjatë lëshimit ose rinovimit të lejedrejtimit i është vendosur kushti për korrigjimin e të metave organike ose të aftësive të ulëta anatomike a funksionale nëpërmjet syzeve optike ose aparateve të tjera të caktuara, është i detyruar t’i përdorë ato gjatë drejtimit të mjetit.”

Në pikën 4, pas togfjalëshit “neni”, fjalët “tre herë brenda të njëjtit vit” zëvendësohen me fjalët “dy herë brenda të njëjtit vit”.

Neni 10

Në nenin 184, pas pikës 11 shtohet pika 11.1 me këtë përmbajtje:

“11.1 Kur nga verifikimet e parashikuara në pikat e këtij neni rezulton një vlerë alkoolike më e lartë se 0,5 gram për litër (g/l) në gjakun e drejtuesit të mjetit dhe ky drejtues është konstatuar e ndëshkuar më parë për drejtim mjeti nën ndikimin e alkoolit ose në gjendje të dehur, në rast përsëritjeje merret masa e heqjes së lejes së drejtimit përgjithmonë.”

Views: 7
LAJMEE

Post navigation

Previous Post: “Mos fol në telefon për asgjë”, si ruhej padrino i Vlorës, njeriu ‘hije’ dhe armik i Zani Çaushit që ‘pushtoi’ tokat e bregdetit (Video)
Next Post: “Rama n’burg, Berisha n’burg”, demokrati s’duron thirrjet dhe shan protestuesit

More Related Articles

Ylli Merja prezanton ‘frutin magjik’ insulinë natyrale e diabetikëve/ Shenjat e hershme të diabetit dhe… LAJMEE
Dua Lipa i jep fund beqarisë, ylli shqiptar i muzikës martohet me Callum Turner LAJMEE
Fqinjët e dinin që ky çift po fshihte diçka të dyshimtë — por ardhja e autoriteteve e konfirmoi gjithçka LAJMEE
Burri mendoi se kishte pleshta shtrati. Doktori e pa më nga afër dhe u tmerrua! LAJMEE
NËNA zbulon se DJALI i saj qanë ç’do dit kur DADOJA e mer nga shkolla dhe vendos ta ndjekë nga pas.. LAJMEE
Investigimi i BIRN: Pas një rasti të dyshuar kontrabande në Shqipëri shfaqet ‘flota hije’ e Kremlinit LAJMEE

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Archives

  • November 2026
  • October 2026
  • July 2026
  • June 2026
  • May 2026
  • April 2026

Categories

  • LAJMEE
  • News

Recent Posts

  • Chase Ink Business Unlimited® Credit Card Review 2026
  • Chase Sapphire Reserve® Review 2024
  • OpenSky® Secured Visa® Credit CardReview 2024
  • Marriott Bonvoy Brilliant American Express Card Review 2024
  • Petal 2 Credit Card Review

Recent Comments

No comments to show.

Copyright © 2026 Feed Facts.

Powered by PressBook Green WordPress theme