Skip to content

Feed Facts

Dua Lipa i jep fund beqarisë, ylli shqiptar i muzikës martohet me Callum Turner

Posted on May 31, 2026 By admin No Comments on Dua Lipa i jep fund beqarisë, ylli shqiptar i muzikës martohet me Callum Turner

Dua Lipa dhe Callum Turner janë zyrtarisht burrë e grua. Këngëtarja shqiptare me famë botërore dhe aktori britanik u martuan të dielën në një ceremoni private të zhvilluar në Marylebone Town Hall në Londër.

Në dasmë mori pjesë vetëm një rreth i ngushtë familjarësh dhe miqsh, ndërsa momentet e para pas ceremonisë të publikuara në mediat e huaja, tregojnë çiftin e buzëqeshur teksa del nga godina mes duartrokitjeve të të ftuarve.

Martesa vjen rreth një vit pasi Dua Lipa konfirmoi fejesën me Turner në një intervistë për British Vogue. Kjo është martesa e parë për secilin prej tyre.

Artistja 30-vjeçare zgjodhi një veshje elegante të bardhë, të përbërë nga kapelë, doreza, pallto dhe një fustan i thjeshtë, duke shmangur stilin tradicional të nuses. Ndërkohë, Callum Turner, 36 vjeç, u paraqit me një kostum të zi klasik.

Sipas mediave britanike, në ceremoni ishin të pranishëm vetëm tetë persona, të cilët hodhën konfeti mbi çiftin ndërsa ata largoheshin nga bashkia.

Megjithatë, ceremonia e zhvilluar në Londër konsiderohet vetëm pjesa zyrtare e martesës. Çifti pritet të organizojë një festë shumë më të madhe në Siçili të Italisë, ku do të marrin pjesë personalitete të njohura nga bota e muzikës, filmit dhe showbiz-it.

Dua Lipa dhe Callum Turner nisën lidhjen e tyre disa vite më parë dhe prej atëherë janë shfaqur shpesh së bashku në evente publike, duke u kthyer në një nga çiftet më të komentuar të industrisë së argëtimit.

Views: 7
LAJMEE

Post navigation

Previous Post: VIDEO / Aksident i frikshëm në vend, një i vdekur, ende numri i të plagosurve
Next Post: Të shtëna me armë në zonën e Ali Demit në Tiranë

More Related Articles

Polifenolet: Sekreti i të ushqyerit të shëndetshëm dhe mirëqenies LAJMEE
Kush ishte i riu 36-vjeçar që humbi jetën ndërsa u përplas me motor me një mjet? LAJMEE
Bordi i Transparencës NDRYSHON sërish çmimet e naftës dhe benzinës, ja me sa do të shiten LAJMEE
Clintons Making Last-Minute Midterms Pitch For A Changing Democrat Party LAJMEE
Njeriu i besuar i Ramës paraqitet në SPAK LAJMEE
Kujt ja merrte mendja? Hudhra bën mrekulli për flokët, ja si ta përdorni LAJMEE

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Archives

  • November 2026
  • October 2026
  • July 2026
  • June 2026
  • May 2026
  • April 2026

Categories

  • LAJMEE
  • News

Recent Posts

  • Chase Ink Business Unlimited® Credit Card Review 2026
  • Chase Sapphire Reserve® Review 2024
  • OpenSky® Secured Visa® Credit CardReview 2024
  • Marriott Bonvoy Brilliant American Express Card Review 2024
  • Petal 2 Credit Card Review

Recent Comments

No comments to show.

Copyright © 2026 Feed Facts.

Powered by PressBook Green WordPress theme