Po punonte në ahur, rrëzohet dibrani! Humb jetën në vend

120 Views

Një 70-vjeçar ka humbur jetën mëngjesin e sotëm në Dibër, në një ngjarje tragjike që ndodhi në fshatin Brezhdan të Njësisë Administrative Kastriot rreth orës 8:00. Viktima, Haxhi Demir Reçi, ishte duke punuar në ahur kur u rrëzua aksidentalisht.

Si pasojë e rrëzimit, 70-vjeçari mori plagë të rënda në trup. Ai u transportua me urgjencë në Spitalin Rajonal Dibër, por për fat të keq nuk mundi t’i mbijetonte dëmtimeve dhe ndërroi jetë. Në vendin e ngjarjes mbërriti menjëherë policia, e cila ka nisur hetimet për të sqaruar rrethanat e ngjarjes. Aktualisht, dyshohet se bëhet fjalë për një aksident.

Leave a Comment