Skip to content

Feed Facts

E FUNDIT/ GJKKO dënon me burg ish-kryetaren e bashkisë

Posted on May 21, 2026 By admin No Comments on E FUNDIT/ GJKKO dënon me burg ish-kryetaren e bashkisë

Gjykata e Posaçme kundër Korrupsionit dhe Krimit të Organizuar ka shpallur fajtore ish-kryetaren e komanduar të Bashkia Tropojë, Zyra Islamaj, për veprën penale të korrupsionit pasiv.

Sipas vendimit të GJKKO-së, Islamaj është dënuar me 2 vite e 1 muaj burg, por dënimi është pezulluar dhe është zëvendësuar me 2 vite shërbim prove, me kusht që gjatë kësaj kohe të mos kryejë tjetër vepër penale. Gjithashtu, gjykata ka vendosur ndalimin e ushtrimit të funksioneve publike për 5 vite.

Në të njëjtin proces gjyqësor, është dënuar edhe ndërtuesi Rrok Gega për korrupsion aktiv. Ai ka marrë një dënim me 6 muaj burg, i cili gjithashtu është pezulluar dhe është konvertuar në 1 vit shërbim prove.

Hetimet e Struktura e Posaçme Kundër Korrupsionit dhe Krimit të Organizuar ngritën dyshime se Zyra Islamaj i kishte kërkuar ndërtuesit realizimin e një ure pranë banesës së motrës së saj, ndonëse kjo ndërhyrje nuk ishte pjesë e projektit fillestar.

Sipas organit të akuzës, ish-zyrtarja dyshohet se kishte ushtruar ndikim ndaj ndërtuesit dhe kishte përfshirë edhe teknikun e mirëmbajtjes së rrugëve në bashki për realizimin e punimeve./Top Channel

Views: 8
LAJMEE

Post navigation

Previous Post: Pas 15 vitesh, vajza gjen djalin që i dërgoi dhuratën misterioze – A ishte rastësi apo fat?
Next Post: Aktivisti shqiptar Baki Goxhaj drejt lirimit nga ndalimi në Izrael, pritet transferimi në Turqi

More Related Articles

👉 Djali s’linte askënd në dhomë — e ëma u tmerrua kur pa çfarë fshihte! 😳 LAJMEE
Taulant Balla i vë gjobë 2 milion lekë Kozakut LAJMEE
Nëse i keni kaluar të 40-at duhet “urgjent” ta provoni këtë kurë me gjethe dafine LAJMEE
Edi dhe Linda Rama, vizitë zyrtare në shtetin e pazakontë, ja çfarë pritet LAJMEE
Konfuz dhe në kërkim të fajtorëve, Rama përmend grekë, serbë dhe tani iranianë! Sa më shumë rriten protestat e shqiptarëve, aq më shumë shtohet lista e “armiqve” LAJMEE
Kërcet arma në vend, përplasje mes një personi dhe policisë, një i plagosur LAJMEE

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Archives

  • November 2026
  • October 2026
  • July 2026
  • June 2026
  • May 2026
  • April 2026

Categories

  • LAJMEE
  • News

Recent Posts

  • Chase Ink Business Unlimited® Credit Card Review 2026
  • Chase Sapphire Reserve® Review 2024
  • OpenSky® Secured Visa® Credit CardReview 2024
  • Marriott Bonvoy Brilliant American Express Card Review 2024
  • Petal 2 Credit Card Review

Recent Comments

No comments to show.

Copyright © 2026 Feed Facts.

Powered by PressBook Green WordPress theme