Skip to content

Feed Facts

Edi dhe Linda Rama, vizitë zyrtare në shtetin e pazakontë, ja çfarë pritet

Posted on May 20, 2026 By admin No Comments on Edi dhe Linda Rama, vizitë zyrtare në shtetin e pazakontë, ja çfarë pritet

Kryeministri Rama, do të zhvillojë një vizitë zyrtare në Republikën e Koresë së Jugut, ai ka udhëtuar ditën e djeshme 17 maj drejt Koresë dhe do të qëndrojë deri më 21 maj, i shoqëruar nga bashkëshortja e tij, Linda Rama, dhe delegacioni.

Kjo vizitë synon thellimin e bashkëpunimit mes dy vendeve, si edhe zgjerimin e partneritetit, në fusha me interes të ndërsjellë për zhvillimin, teknologjinë dhe inovacionin.

Në mbërritjen e tij në Seul, Kryeministri Rama do të jetë i ftuar në një darkë mirëseardhjeje të organizuar nga Qendra për Lidershipin Aziatik dhe Klubi Harvard i Koresë, organizata të angazhuara në promovimin e lidershipit, arsimit dhe bashkëpunimit ndërkombëtar në Azi. Në këtë aktivitet do të marrin pjesë përfaqësues të politikës, qeverisë dhe biznesit korean, ndërsa Kryeministri do të zhvillojë edhe takime me Kryeministrin e Republikës së Koresë, Kim Minseok, si dhe me CEO-n e Samsung, Lee Jae-yong.

Në ceremoninë hapëse te Konferencës prestigjioze të Lidershipit Aziatik, Kryeministri Rama do të mbajë një fjalë përshëndetëse përkrah personaliteteve të rëndësishme ndërkombëtare, mes tyre edhe Kryeministri i Koresë së Jugut Kim Minseok.

Më pas kryeministri Rama do të jetë i ftuar i veçantë në panelin me temë “Bisedë me një udhëheqës: Një epokë e transformimit të madh: strategjia e madhe e një kombi të vogël”, ku do të trajtojë sfidat e reja globale nga perspektiva e Ballkanit Perëndimor, strategjitë e vendeve të vogla përballë ndryshimeve gjeopolitike, si edhe rolin e inteligjencës artificiale dhe inovacionit digjital në qeverisje.

Axhenda e vizitës përfshin edhe një sërë takimesh me drejtues të kompanive më të mëdha koreane, me fokus bashkëpunimin ekonomik dhe mundësitë e investimeve në Shqipëri.

Views: 8
LAJMEE

Post navigation

Previous Post: Qetësia mendore në punë: 6 mënyra për të ulur stresin dhe për t’u përqendruar
Next Post: Çfarë është tromboza dhe si mund ta parandalojmë?

More Related Articles

Sherri për aeroportin e Vlorës, Valon Ademi akuzon Pacollin: Më ofrove 80 milionë euro për t’ua shitur rusëve! Nuk frikësohem, s’do ta blejnë kurrë! LAJMEE
Gruaja Lindi Binjakë Të Shëndetshëm — Një Javë Më Vonë, Mjeku E Telefonoi Me Një Lajm Tronditës LAJMEE
“Paske marrë burrë të martuar”, Alketa Vejsiu i përgjigjet ndjekësve pasi publikoi vajzën e bashkëshortit LAJMEE
Robert Berisha ‘sulmon’ Tunën: Është sjellë keq me nënën time që kishte kancer LAJMEE
LAJMI I FUNDIT/ Alarm për b*mbë në qendrën tregtare “Toptani” LAJMEE
Dita ndërkombëtare e Punëtorëve, Komisioneri për Mbikëqyrjen e Shërbimit Civil: Vlerësim për punonjësit e administratës publike LAJMEE

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Archives

  • November 2026
  • October 2026
  • July 2026
  • June 2026
  • May 2026
  • April 2026

Categories

  • LAJMEE
  • News

Recent Posts

  • Chase Ink Business Unlimited® Credit Card Review 2026
  • Chase Sapphire Reserve® Review 2024
  • OpenSky® Secured Visa® Credit CardReview 2024
  • Marriott Bonvoy Brilliant American Express Card Review 2024
  • Petal 2 Credit Card Review

Recent Comments

No comments to show.

Copyright © 2026 Feed Facts.

Powered by PressBook Green WordPress theme