Skip to content

Feed Facts

Si u organizua vrasja e mafiozit në Greqi, zbulohet itinerari i autorëve, mes tyre dy shqiptarë

Posted on May 8, 2026 By admin No Comments on Si u organizua vrasja e mafiozit në Greqi, zbulohet itinerari i autorëve, mes tyre dy shqiptarë

Detaje të reja kanë dalë nga hetimet për ekzekutimin e mafiozit grek Giorgos Moschouris në zonën e Halandrit, ndërsa autoritetet greke kanë rindërtuar lëvizjet e grupit që dyshohet se organizoi atentatin.

Sipas mediave greke, në qendër të hetimeve ndodhet një pajisje GPS e fshehur brenda një doreze kirurgjikale, e cila besohet se mund të përmbajë prova të rëndësishme për aktivitetin e organizatës kriminale.

Hetuesit dyshojnë se anëtarët e grupit përdornin metoda të sofistikuara për të shmangur gjurmimin nga policia.

Njëri prej të arrestuarve kishte me vete pesë telefona celularë të vendosur në “airplane mode”, si dhe dy routerë portativë, me qëllim shmangien e lokalizimit të sinjaleve telefonike.

Pajisja GPS, sipas hetimeve, ishte fshehur brenda një doreze kirurgjikale për të mos lënë gjurmë gishtash apo materiale ADN-je.

Në dosjen hetimore është përfshirë edhe një bisedë e përgjuar e njërit prej të dyshuarve, i cili gjatë komunikimit me një grua është shprehur: “Po, jam vrasës dhe hajdut, kam bërë çdo të keqe”.

Autoritetet greke kishin më shumë se një vit që monitoronin lëvizjet dhe komunikimet e personave të dyshuar. Analiza e kamerave të sigurisë dhe materialeve të mbledhura nga njësitë speciale çoi në identifikimin e grupit që dyshohet se mori pjesë në atentat.

Sipas rindërtimit të ngjarjes, autorët kishin hyrë në Greqi nga jashtë vendit dhe lëviznin me automjete operative, duke ndryshuar vazhdimisht veshjet dhe pamjen për të shmangur identifikimin.

Policia ka dokumentuar itinerarin e tyre që nga orët e para të ditës së atentatit. Një prej automjeteve është identifikuar fillimisht në orën 11:41, ndërsa më pas është regjistruar në zona të ndryshme të Athinës, përfshirë Haidarin, Egaleon dhe Aspropirgosin.

Rreth orës 13:47, dy automjetet e përdorura nga grupi janë filmuar në pikën e pagesës së Metamorfosis, ku autorët kanë paguar cash për të shmangur gjurmët bankare.

Sipas hetimeve, në orën 14:00 automjetet kanë mbërritur në Halandri, pranë klinikës private ku ndodhi ekzekutimi i Giorgos Moschouris, i njohur edhe me nofkën “Thamnakia”. Vetëm pak minuta më vonë, kamerat e sigurisë kanë regjistruar lëvizjet e autorëve pranë vendit të ngjarjes.

Hetuesit kanë arritur të rindërtojnë edhe itinerarin e largimit të grupit pas atentatit, deri në momentin kur automjetet e përdorura janë djegur dhe autorët janë larguar nga territori grek.

Për ngjarjen janë arrestuar katër persona, mes tyre dy shtetas me origjinë shqiptare, Dhionis Kokoni dhe një person me mbiemrin Jupe, si edhe dy shtetas grekë, Dhimitris Aleksopoulos dhe Aleksandros Petropoulos.

Hetimet vijojnë për identifikimin e personave të tjerë që mund të kenë ndihmuar në organizimin dhe ekzekutimin e atentatit mafioz.

Views: 7
LAJMEE

Post navigation

Previous Post: Plas lufta?! Të shtëna në Ngushticën e Hormuzit, SHBA dhe Irani hapin zjarr “të kufizuar” ndaj njëra-tjetrës
Next Post: Detaje nga vrasja e biznesmenit në Sarandë, kush ishte “molla e sherrit”?

More Related Articles

Dy fëmijë humbin jetën nga fruthi! Rriten rastet e infektimit në Britaninë e Madhe, ndërsa shkalla e vaksinimit bie LAJMEE
Polici ndalon një makinë, por jeta e tij ndryshon kur shoferi ul xhamin e makinës… LAJMEE
Sot protesta e opozitës, leja vetëm në Bulevard, policia vendos 1200 efektivë në terren LAJMEE
“Monika përdori 12 mijë dollarë nga karta e tij” – Prokurori: Ilir Meta është takuar në SHBA dhe Marok me Adrian Shatkun, pastaj e priti në zyrë LAJMEE
Dyshimet mbi vdekjen e 25-vjeçares në Tiranë, AMP hetim ndaj komisariatit nr.2 për rastin e Xhuana Nikollajt LAJMEE
My Husband Forc:ed Me To Throw A Baby Shower For His Pregnant Mistress, Then Humi:liated Me In Front Of Everyone. LAJMEE

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Archives

  • November 2026
  • October 2026
  • July 2026
  • June 2026
  • May 2026
  • April 2026

Categories

  • LAJMEE
  • News

Recent Posts

  • Chase Ink Business Unlimited® Credit Card Review 2026
  • Chase Sapphire Reserve® Review 2024
  • OpenSky® Secured Visa® Credit CardReview 2024
  • Marriott Bonvoy Brilliant American Express Card Review 2024
  • Petal 2 Credit Card Review

Recent Comments

No comments to show.

Copyright © 2026 Feed Facts.

Powered by PressBook Green WordPress theme