Skip to content

Feed Facts

“Monika përdori 12 mijë dollarë nga karta e tij” – Prokurori: Ilir Meta është takuar në SHBA dhe Marok me Adrian Shatkun, pastaj e priti në zyrë

Posted on May 11, 2026 By admin No Comments on “Monika përdori 12 mijë dollarë nga karta e tij” – Prokurori: Ilir Meta është takuar në SHBA dhe Marok me Adrian Shatkun, pastaj e priti në zyrë

Në gjyqin ndaj Ilir Metës dhe Monika Kryemadhit, prokurori Sotir Kllapi ka zbuluar pjesë nga dosja hetimore dhe provat që Prokuroria thotë se zotëron për Metën dhe Kryemadhin.

Sipas tij, përveç lidhjeve me Kastriot Ismailin për aferën CEZ DIA, Meta dhe Kryemadhi janë përfshirë edhe në një aferë tjetër, me Adrian Shatkun, për shtrimin e fibrave në Shqipëri.

Debati i siguruar nga VOX News

Sotir Kllapi, prokuror: Po i paraqesim secilën akuzë si fakte penale. Është provuar dhe është pranuar marrdhënia me Kastriot Ismailaj. Ka një shkëmbim intensiv mesazhesh. Në 2009 i pandehuri i ka dërguar një mesazh Ismailajt: “Nesër më duhen 200 patjetër”

Ndërhyn Cakrani: Nuk i kemi këto prova

Prokurori: Ulu

Cakrani: O prokuror me mua fol mir smë drejtohesh dot mua “ulu”.

Meta kërkon fjalën: Nëse prokurori ka dëshirë të merret me cez dia, meqënse personat e tjerë nuk janë të përfshirë në këtë episod, mendoj të jemi racional. Të merret me cez dia pastaj të përgjigjemi ne.

Gjykata: Është moment tjetër ai

Prokurori: Me autorizimin e kësaj gjykate është ushtruar kontroll në basën e Fatime Kryemadhi. Nga sendet është sekustruar një iPhone. Nga kqyrja kanë rezultuar të dhëna dhe prova që hedhin dritë mbi ngjarjen. Në këtë banesë janë seluestruar edhe dy mandat pagesa. Shitja e banesave është bërë në çmim më të lartë sesa është deklaruar.

Janë vërtetuar komunikime me Adrian Shatkun dhe Kryemadhin. Meta është takuar në Marok dhe SHBA me Shatkun. Për shtrimin e fibrave optike, Shatku ka pasur interesin ta ushtrojë veprimtarinë edhe në Shqipëri. Meta dhe Kryemadhi angazhohen për të siguruar një leje. Kanë ndikuar te z Haxhinasto, të nxirrte një urdhër. Janë bërë përpjekje për leje.

Në një komunikim mes Kryemadhit dhe Adrianin, e ka informuar që është në dijeni edhe Meta.

Në këto rrethana Kryemadhi është takuar me z. Shatku, është takuar me Pirro Xhixhon dhe me ish- administratorin, Ceo-n e Vodafone për të lidhur këtë marrëveshje. E kanë ndihmuar Shatkun të lincensohet kompania dbe të lidhjet marrëveshja me Vodafone. Janë biseda të zonjës Kryemadhi në të cikat fliten jo vetëm për xhiron mujore por edhe ndarjen në përqindje. Këto mesazhe provojnë mënyrën si zhvilloheshin ngjarjet.

Meta është takuar me Shatkun në zyrën e tij dhe në Marok. Pas lidhjes së kontratës Meta ka kërkuar një kopje.

Meta: këtë interes si e kam shfaqur?

Prokurori: Zonja Kryemadhi ka thënë dua kontratën se dua ta shohë dhe Iliri,

Monika: për çfarë kontrate bëhet fjalë njëherë?

Prokurori: Kryemadhi ka qenë përfituese e kartave të tjera nga z Shatku. 25 shtator 2014, zonja Kryemadhi ka qenë në San Marino, ka bërë blerje 12 mij dollarë.

Kryemadhi: Ky zotëria po gënjen. Po dëgjojmë përralla. Nuk mund të gënjejë kështu. Këta nuk jan prokurori për drejtësi, por janë politike./Voxnews

Views: 4
LAJMEE

Post navigation

Previous Post: Silva Bino: Hantavirusi është është regjistruar në Shqipëri
Next Post: Një orë pasi merr lajmin se i vdiq vëllai vogël, ndërron jetë dhe ai. Dy vëllezërit shqiptarë shuhen njëri pas tjetrit

More Related Articles

Një nënë e ve zbulon se djali i saj 16-vjeçar dilte fshehurazi – arsyeja e tij e la të habitur LAJMEE
Gruaja zbulon një burrë të moshuar të fshehur në kasollen e saj – zbehet kur mëson kush është ai. LAJMEE
Helmimi i 56 studentëve të Akademisë së Sigurisë nga ushqimet e ‘Sori-AL’ – AKU reagon sërish LAJMEE
Një burrë vazhdimisht e shikonte një grua – ajo shpërtheu në lot kur zbuloi pse. LAJMEE
For my 60th birthday, I sat alone for 4 agonizing hours beside 6 untouched plates. At 9 PM, my phone rang. ‘I’m so sorry, Mom,’ my son LAJMEE
Detaje nga vrasja e biznesmenit në Sarandë, kush ishte “molla e sherrit”? LAJMEE

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Archives

  • November 2026
  • October 2026
  • July 2026
  • June 2026
  • May 2026
  • April 2026

Categories

  • LAJMEE
  • News

Recent Posts

  • Chase Ink Business Unlimited® Credit Card Review 2026
  • Chase Sapphire Reserve® Review 2024
  • OpenSky® Secured Visa® Credit CardReview 2024
  • Marriott Bonvoy Brilliant American Express Card Review 2024
  • Petal 2 Credit Card Review

Recent Comments

No comments to show.

Copyright © 2026 Feed Facts.

Powered by PressBook Green WordPress theme