Skip to content

Feed Facts

Detaje nga vrasja e biznesmenit në Sarandë, kush ishte “molla e sherrit”?

Posted on May 8, 2026 By admin No Comments on Detaje nga vrasja e biznesmenit në Sarandë, kush ishte “molla e sherrit”?

Detaje të reja kanë dalë në dritë nga vrasja e ndodhur mbrëmjen e djeshme në Sarandë, ku humbi jetën 66-vjeçari Rexhep Ismaili.

Policia ka shpallur në kërkim një tjetër autor të dyshuar të ngjarjes, 50-vjeçarin Tori Ruci, i njohur edhe me emrin Viktor Ruci.

Sipas burimeve hetimore, Ruci, me origjinë nga Tepelena dhe banues prej vitesh në fshatin Gjashtë të Sarandës, rezulton person me precedentë penalë dhe së fundmi nën hetim për trafik droge. Ai dyshohet të ketë qenë një nga personat e përfshirë në konfliktin që përfundoi me përdorimin e armës së zjarrit dhe vrasjen e biznesmenit.

Nga hetimet paraprake mësohet se në qendër të konfliktit kanë qenë mosmarrëveshjet për pronësinë e një lokali në zonën bregdetare të Sarandës. Burimet bëjnë me dije se mes autorëve dhe Rucit kishte pasur përplasje edhe më herët, ndërsa tensionet janë rikthyer mbrëmjen e ngjarjes.

Sipas informacioneve, grupi i personave të përfshirë kishte shkuar në biznesin e Ismailit, pasi dyshohej se aty ndodhej Tori Ruci. Në momentin e përplasjes, 66-vjeçari Rexhep Ismaili ka ndërhyrë për të shmangur agravimin e situatës, duke u thënë personave të pranishëm se Ruci nuk ndodhej aty, por “në shtëpinë e tij”.

Debati verbal ka degjeneruar më pas në dhunë fizike dhe më pas janë dëgjuar të shtënat me armë zjarri, ku për pasojë mbeti i vrarë Ismaili.

Policia vijon kontrollet për kapjen e Tori alias Viktor Rucit, ndërsa hetimet janë përqendruar në zbardhjen e plotë të roleve të secilit person të përfshirë në ngjarjen e rëndë.

Views: 9
LAJMEE

Post navigation

Previous Post: Si u organizua vrasja e mafiozit në Greqi, zbulohet itinerari i autorëve, mes tyre dy shqiptarë
Next Post: Ja sa përfitojnë/ Rritet kompensimin për invalidët e punës, miratohet statuti i ri

More Related Articles

Burri Gjen Një Pëllumb Me Një Kartë SD Të Lidhur Në Shpinë — Kur Pa Çfarë Kishte Brenda, U Habit LAJMEE
Aeroplani i zhdukur gjendet pas dekadash – Shkencëtarët habiten kur shohin se çfarë ka brenda… LAJMEE
Matura Shtetërore 2026/ Ja kur hapen aplikimet online për formularët A1 dhe A1Z LAJMEE
Kur shteti të vret të ardhmen! Tragjedia e Brisildos dhe britma e heshtur e të rinjve LAJMEE
Irani i kundërpërgjigjet Ramës: Dëgjo qytetarët që bërtasin “Rama ik”, mos shpik armiq imagjinarë LAJMEE
Humb jetën kampioni i Shqipërisë vetëm 16 vjeç, mjekët nuk mundën dot LAJMEE

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Archives

  • November 2026
  • October 2026
  • July 2026
  • June 2026
  • May 2026
  • April 2026

Categories

  • LAJMEE
  • News

Recent Posts

  • Chase Ink Business Unlimited® Credit Card Review 2026
  • Chase Sapphire Reserve® Review 2024
  • OpenSky® Secured Visa® Credit CardReview 2024
  • Marriott Bonvoy Brilliant American Express Card Review 2024
  • Petal 2 Credit Card Review

Recent Comments

No comments to show.

Copyright © 2026 Feed Facts.

Powered by PressBook Green WordPress theme