Skip to content

Feed Facts

Silva Bino: Hantavirusi është është regjistruar në Shqipëri

Posted on May 11, 2026 By admin No Comments on Silva Bino: Hantavirusi është është regjistruar në Shqipëri

Një rast i dokumentuar i Hantavirusit është regjistruar në Shqipëri që në fund të viteve ’80, duke dëshmuar se prania e këtij virusi në vend nuk është një fenomen i ri, por një realitet i njohur prej dekadash nga komuniteti shkencor.

Sipas një studimi të publikuar më 21 nëntor 1987 në revistën prestigjioze mjekësore The Lancet, rasti i parë është identifikuar në veri të Shqipërisë dhe është përfshirë në literaturën ndërkombëtare si një rast i etheve hemorragjike me sindromë renale.

Studimi, i titulluar “Haemorrhagic fever with renal syndrome in a case in northern Albania”, përshkruan një pacient të prekur nga forma e rëndë e virusit, që prek kryesisht veshkat dhe sistemin e qarkullimit të gjakut. Autorët e publikimit shkencor janë studiuesit shqiptarë E. Eltari, M. Nuti, I. Hasko dhe A. Gina.

Së fundmi, ky rast është rikthyer në vëmendje edhe nga Silva Bino, shefe e Epidemiologjisë dhe Sëmundjeve Infektive në ISHP, e cila ka theksuar në rrjetet sociale rëndësinë e survejancës epidemiologjike dhe monitorimit të sëmundjeve zoonotike.

Hantavirusi transmetohet kryesisht nga brejtësit, përmes kontaktit me urinën, jashtëqitjet ose pluhurin e kontaminuar në ambiente të mbyllura apo rurale. Ekspertët theksojnë se virusi nuk përhapet lehtësisht nga njeriu te njeriu, por në raste të caktuara mund të shkaktojë komplikacione serioze pulmonare dhe renale.

Megjithëse rastet mbeten të rralla, specialistët apelojnë për kujdes të shtuar në ambiente ku ka prani të brejtësve, si magazina, bodrume, kapanone apo zona bujqësore. Rikthimi në vëmendje i këtij dokumentimi të hershëm konsiderohet një kujtesë për rëndësinë e higjienës, monitorimit shëndetësor dhe reagimit të shpejtë ndaj sëmundjeve infektive.

Views: 8
LAJMEE

Post navigation

Previous Post: “Ndrenika është mal artistik, por si njeri u bë pis!” – Malkaj: Artistët trajtohen si argëtim, jo si vlerë kombëtare
Next Post: “Monika përdori 12 mijë dollarë nga karta e tij” – Prokurori: Ilir Meta është takuar në SHBA dhe Marok me Adrian Shatkun, pastaj e priti në zyrë

More Related Articles

15 sekonda mund të shpëtojnë jetën, stetoskopi me Inteligjencë Artificiale zbulon sëmundjet e zemrës LAJMEE
“SKENA HORROR NË FUSHË-DUKAT/ Barriera e rrugës i kalon mes përmes Audi-t, s’do ta besoni çfarë ndodhi me 22-vjeçarin!” LAJMEE
Adoleshenti Dëgjoi një Zhurmë të Çuditshme në Pyll – Ajo që Gjeti Ishte një Foshnjë në Gjendje Kritike LAJMEE
Ajo ishte e martuar për 30 vjet dhe nuk e kishte idenë kush ishte burri i saj.Misteri i Bob Robinson LAJMEE
Kjo mësuese humbi çantën e saj në një restorant fast-food. Nuk e priste kurrë mënyrën se si ia kthyen. LAJMEE
Ministri i Punëve të Brendshme, Besfort Lamallari tregon pse u shpall “non grata” Ikballe Huduti LAJMEE

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Archives

  • November 2026
  • October 2026
  • July 2026
  • June 2026
  • May 2026
  • April 2026

Categories

  • LAJMEE
  • News

Recent Posts

  • Chase Ink Business Unlimited® Credit Card Review 2026
  • Chase Sapphire Reserve® Review 2024
  • OpenSky® Secured Visa® Credit CardReview 2024
  • Marriott Bonvoy Brilliant American Express Card Review 2024
  • Petal 2 Credit Card Review

Recent Comments

No comments to show.

Copyright © 2026 Feed Facts.

Powered by PressBook Green WordPress theme