Skip to content

Feed Facts

Ministri i Punëve të Brendshme, Besfort Lamallari tregon pse u shpall “non grata” Ikballe Huduti

Posted on June 25, 2026 By admin No Comments on Ministri i Punëve të Brendshme, Besfort Lamallari tregon pse u shpall “non grata” Ikballe Huduti

Ministri i Punëve të Brendshme, Besfort Lamallari, thotë se vendimi për shpalljen “person i padëshiruar në Republikën e Shqipërisë”, për një periudhë 15-vjeçare, për Ikballe Huduti Berisha, është marrë duke u bazuar nga informacionet e shërbimeve të inteligjencës.

Në një intervistë për ABC News, Lamallari u shpreh se Ikballe Huduti Berisha kërcënon sigurinë kombëtare.

Lamallari shtoi gjithashtu se Policia e Shtetit administron të dhëna për personat të tjerë që përbëjnë rrezik për vendin.

“Është bazuar nga informacionet e inteligjencës. Vendimmarja është bazuar nga informacionet e inteligjencës, është e duhur, në dobi të vendit tonë. Edhe çdo informacion që ata kanë disponuar, që me kalimin e kohës konkludohet në faktin që veprimtaria e personit përbën kërcënim, çon në vendimmarje të tillë.

Ka edhe një urdhër dëbimi. Nëse gjendet brenda territorit të Republikës së Shqipërisë, dëbohet nga vendi. Kam reaguar në momente të caktuara, nuk ndaj informacione që ligjërisht duhet t’i mbaj të kufizuara.

Një protestë që nisi qytetare, u bë përshesh për agjenda të huaja. Ka agjenda të huaja që nuk e duan Shqipërinë në BE.

Shqipëria nuk është vendi ku qytetarët nuk kishin frikë të protestonin. Policia e Shtetit, ka edhe detyrimin për të administruar çdo informacion për çdo person që përbën kërcënimin për sigurinë kombëtare.

Sigurisht, kjo është detyra jonë. Garantojmë qytetarët, por nuk mund të lejojmë që kjo të abuzohet nga persona me aktivitet të dyshimtë.

Kjo është puna e përditshme nga shërbimet informative dhe ato të zbatimit të ligjit, për të marrë masa parandaluese”, theksoi ministri i Punëve të Brendshme, Besfort Lamallari.

Views: 5
LAJMEE

Post navigation

Previous Post: Duhet të dalë i pavarur si Neomalsorja? Erion Braçe në Shqipëria Live: Më duket e kotë që
Next Post: Rama vendos flamingot në profilin e tij, reagon Marjana Koçeku!

More Related Articles

“Kam prova video”/ Kush e drejtoi protestën drejt Rinasit! Dalin detajet e para LAJMEE
Pamje të rënda! I riu dhunon të moshuarën në park, e godet me grushta kokës LAJMEE
Pinë vodka dhe vendosën kufjet, detaje nga vetëhedhja e dy adoleshenteve LAJMEE
Mjeku i njohur tregon 6 gjera qe vrasin me shume sesa duhani LAJMEE
Persona të maskuar i thyen këmbët dhe i prenë veshin ish-kryetarit të PD-së LAJMEE
Shqipëria dështon në infrastrukturë, arsim e shëndetësi, Raporti i Vjenës: Rajoni dekada larg BE-së LAJMEE

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Archives

  • November 2026
  • October 2026
  • July 2026
  • June 2026
  • May 2026
  • April 2026

Categories

  • LAJMEE
  • News

Recent Posts

  • Chase Ink Business Unlimited® Credit Card Review 2026
  • Chase Sapphire Reserve® Review 2024
  • OpenSky® Secured Visa® Credit CardReview 2024
  • Marriott Bonvoy Brilliant American Express Card Review 2024
  • Petal 2 Credit Card Review

Recent Comments

No comments to show.

Copyright © 2026 Feed Facts.

Powered by PressBook Green WordPress theme