Pamje të rënda! I riu dhunon të moshuarën në park, e godet me grushta kokës

28 Views

Pamje të rënda dhe shqetësuese kanë mbërritur në redaksinë tonë nga Parku Rinia, afër Tajvanjt, në Tiranë

Në pamje mund të shihni se si një djalë i ri, rreth 25-vjeç, dhunon barbarisht një grua të moshuar e cila është e ulur në tokë. Ai i bërtet, e kërcënon dhe më pas e godet me grushta në kokë. Gruaja e frikësuar përpiqet të mbrohet duke futur kokën mes duarve, ndërsa i riu vazhdon ta sulmojë me të bërtitura dhe goditje.

Dëshmitarët e ngjarjes thonë se djali e ka vazhduar dhunën ndaj gruas për disa minuta, pa ndërhyrë nga askush. Nuk dihet ende nëse gruaja është nëna e tij apo nëse ai e shfrytëzonte për lypje.

Shkaku i kësaj dhune barbare mbetet i panjohur, por pamjet janë tepër shqetësuese dhe kërkojnë një reagim të menjëhershëm nga autoritetet përgjegjëse. Ngjarje të tilla nuk mund të kalojnë pa u hetuar plotësisht dhe pa u marrë masa ndaj autorit.

Leave a Comment