Skip to content

Feed Facts

REFORMA APO GJOBË? Bileta me kartë në autobusë sjell skandalin: Shtohet komisioni 30 lekë! Kush do ta paguajë këtë barrë?

Posted on May 29, 2026 By admin No Comments on REFORMA APO GJOBË? Bileta me kartë në autobusë sjell skandalin: Shtohet komisioni 30 lekë! Kush do ta paguajë këtë barrë?

Teksa kanë mbetur edhe pak ditë nga detyrimi i instalimit të POS-ve te sektori i shërbimit të transportit publik, shoqatat njëzëri deklarojnë se ende nuk janë gati për vendosjen e pajisjeve dhe kërkojnë shtyrje afati.

Për shoqatat e transportit publik urban dhe interurban e paqartë mbetet çështja e ndarjes së kostos për komisionin bankar që do të rrisë edhe 30 lekë çmimin e biletës nëse paguhet me kartë bankare. Problem mbetet edhe mospërgatitja e kushteve teknike për përdorimin e pajisjeve, ku minimalisht kërkohet instalimi i shërbimit të internetit Wiffi që pajisja të funksionojë. Por ky shërbim nuk ekziston të transporti publik në vend.Në këtë situatë paqartësie për pjesën e kostos në një shërbim me vlerë transaksioni të ulët (çmimi i biletës kushton 40 lekë), por të lartë në numër dhe për shkak të mospërgatitjes së kushteve teknike, Kryetari i Shoqatës së Transportit Urban dhe Interurban, Dashnor Memaj tha për Monitor se afati duhet të shtyhet deri sa të sqarohen një sërë pikëpyetjesh të operatorëve.

“Problemi qëndron sepse aktualisht nuk kemi një sistem të fiskalizuar të biletës elektronike dhe funksionojmë ende me bileta fizike tradicionale. Gjithashtu, mbeten të paqarta mënyrat se si do të realizohet lidhja e pagesës me bankën. Në çdo shitje normale të një produkti ekzistojnë opsione të ndryshme pagese: cash, kartë bankare apo forma të tjera elektronike. Si do të aplikohet kjo në transportin urban dhe ndërurban? Një tjetër çështje është infrastruktura teknike. Pajisjet në autobusë si do të funksionojnë, me Wi-Fi apo me kartë SIM për internet? Edhe kjo përbën një kosto shtesë për çdo mjet. Aktualisht nuk ekziston një sistem online ku qytetari të mund të presë biletën nga web-i apo aplikacioni.

Po ashtu, nuk ka agjenci apo pika nisjeje dhe mbërritjeje të pajisura për të prerë bileta edhe me kartë bankare. Në këtë situatë linjd pyetja: kush do t’i mbulojë kostot e transaksioneve bankare, të cilat rrjedhimisht do të rrisin çmimin e biletës? Do t’i paguajë subjekti, qytetari apo institucionet? Prandaj ka ende shumë pikëpyetje që duhet të analizohen dhe diskutohen seriozisht përpara se të vendoset detyrimisht implementimi i këtij sistemi në autobusë. Mendoj që afati duhet të shtyhet deri sa të sqarohet plotësisht pjesa e kostove, të cilat, për shkak të numrit të madh të transaksioneve, arrijnë në një vlerë të konsiderueshme”, pohoi z. Memaj.

Administrata Tatimore sqaroi për Monitor se nuk parashikohen shtyrje të afateve për vendosjen e pajisjeve POS në transportin publik, një detyrimi tashmë i përcaktuar në ligj. Por drejtues të administratës theksuan se aktualisht nuk parashikohen penalitete të menjëhershme për subjektet dhe se operatorët duhet të nisin përgatitjet për zbatimin e procesit.

“Fokusi i iniciativës për implementimin e pajisjeve POS është bërë për të mbështetur turizmin që të kenë mundësi turistët të paguajnë me kartë bankare. Nuk po krijohet një presion i menjëhershëm ndaj operatorëve të sektorit të shërbimit të transportit publik. Ka një punë për ta shtyrë procesin përpara pa i penalizuar subjektet. Pra nuk do të kërkohet vendosja e menjëhershme e pajisjeve POS për biletat që aktualisht lëshohen në format letre, ndërsa procesi është lënë në një fazë tranzitore pa penalitete, me synimin që të adresohen sa më shpejt të gjitha shqetësimet e ngritura nga operatorët e transportit publik”, u shprehën përfaqësues të administratës.Një nga shqetësimet kryesore të operatorëve mbetet se kush do të përballojë koston fikse të komisionit prej 30 lekë, për transaksionin me vlerë 40 lekë që është çmimi i biletës së urbanit. Monitor mëson se çështjet dhe shqetësimet e ngritura nga sektori po diskutohen me Ministrinë e Ekonomisë, e cila po udhëheq procesin e kalimit drejt pagesave cashless. Ministria e Ekonomisë ka zhvilluar takime edhe me bankat për të analizuar kostot e transaksioneve financiare dhe mënyrën se si mund të gjendet një zgjidhje për mbulimin e tyre.

“Mbetet ende për t’u diskutuar në nivel politikë bërjeje se ku do të ngarkohet kostoja e transaksioneve financiare, tek qytetari, subjektet apo institucionet”, pohuan burimet.

Shqetësimi për paqartësitë e zbatimit të procesit dhe çështjes së kostos u ngritën fillimisht nga Shoqata Kombëtare e Transportit qytetas. Në një letër dërguar ministrive shoqata theksoi se përdorimi i pajisjes POS për pagesën e biletës do të rrisë çmimin edhe me 30 lekë nga komisionet fikse ndaj bankave nëse bileta do të paguhet me kartë bankare. Shoqata Kombëtare e Transportit Qytetas ngriti edhe shqetësimin se procesi mbetet i paqartë, por edhe teknikisht gati i pazbatueshëm për kushtet aktuale të transportit urban./Monitor

Views: 8
LAJMEE

Post navigation

Previous Post: BE gjobit Temu me 200 milionë euro për shitje produktesh të rrezikshme
Next Post: “Furtunë” në Burgjet e Shqipërisë / Largohet drejtori që iu bë “ferr” Ilir Metës, C’po ndodh me burgjet e Shqiperis?

More Related Articles

Bordi i Transparencës ndryshon çmimet e karburanteve, ulet nafta dhe benzina LAJMEE
Njeriu i besuar i Ramës paraqitet në SPAK LAJMEE
Zbardhet përplasja me armë në Mamurras, kush është i shumëkërkuari i plagosur /EMRI LAJMEE
My daughter texted me while I was deployed, “Dad, Mom has been bringing men to the house while you’re gone.” I calmly replied, “Thank you for telling me, sweetheart.” Then I quietly changed my plans and came home three weeks early, determined to expose the secret her mother thought she could keep hidden. LAJMEE
Burri i bën foto të dashurës, por zbehet kur sheh çfarë ndodhet pas saj LAJMEE
Pimple LAJMEE

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Archives

  • November 2026
  • October 2026
  • July 2026
  • June 2026
  • May 2026
  • April 2026

Categories

  • LAJMEE
  • News

Recent Posts

  • Chase Ink Business Unlimited® Credit Card Review 2026
  • Chase Sapphire Reserve® Review 2024
  • OpenSky® Secured Visa® Credit CardReview 2024
  • Marriott Bonvoy Brilliant American Express Card Review 2024
  • Petal 2 Credit Card Review

Recent Comments

No comments to show.

Copyright © 2026 Feed Facts.

Powered by PressBook Green WordPress theme