Aksident me vdekje në Tiranë, humb jetën këmbësori

10 Views

Një aksident me pasojë vdekjen është regjistruar në Tiranë, në rrugën e fshatit Damjan. Sipas informacioneve të Policisë, ngjarja ka ndodhur më 18 maj 2026, ku një automjet i drejtuar nga një 26-vjeçar ka përplasur këmbësorin B.A., 57 vjeç.

Si pasojë e përplasjes së fortë, 57-vjeçari ka mbetur i plagosur rëndë dhe është transportuar me urgjencë në spital për ndihmë mjekësore, por nuk ka mundur t’u mbijetojë plagëve të marra, duke ndërruar jetë.

Drejtuesi i automjetit është arrestuar nga Policia, ndërsa grupi hetimor vijon punën për të zbardhur plotësisht shkaqet dhe rrethanat e aksidentit.

Leave a Comment