Skip to content

Feed Facts

Dyshimet mbi vdekjen e 25-vjeçares në Tiranë, AMP hetim ndaj komisariatit nr.2 për rastin e Xhuana Nikollajt

Posted on May 28, 2026 By admin No Comments on Dyshimet mbi vdekjen e 25-vjeçares në Tiranë, AMP hetim ndaj komisariatit nr.2 për rastin e Xhuana Nikollajt

Dy muaj e gjysmë pas ngjarjes së rëndë, ku në një banesë në Tiranë 25-vjeçarja Xhuana Nikollaj u vetëflijua, në ngjarjen e mbuluar plot mister po dalin në dritë informacione të reja.

A2 CNN mëson se AMP (Agjencia e Mbikëqyrjes Policore) prej dy javësh ka nisur hetimet për komisariatin nr.2 të Policisë në Tiranë lidhur me veprimet hetimore që ata kanë kryer për zbardhjen e plotë të ngjarjes, ku dyshimet e para janë së komisariati nr.2 ka neglizhuar zbardhjen e saj.

Përveç ish-bashkëshortit të Xhuanës, Eraldo Fizi, i shpallur në kërkim për veprën penale shkaktim të vetëvrasjes, dyshimet janë se ka edhe persona të tjerë që dinë më shumë apo kanë pasur rol në atë që ndodhi.

Mësohet se telefoni i saj ende nuk është hapur dhe këqyrur plotësisht, ndërsa telefoni i shoqes së saj, me të cilën ndante dhomën, nuk është sekuestruar. Shoqja ka dhënë vetëm një deklaratë në spital dhe më pas nuk është rimarrë më në pyetje nga policia apo prokuroria.

Sipas informacioneve nga të afërm të Xhuanës, shoqja insistonte vazhdimisht që ajo të takonte Eraldon. Ajo e telefononte Xhuanën sa herë kjo e fundit ishte tek motrat, duke i kërkuar të takohej me të. Motrat kanë qenë në dijeni se Eraldo kërkonte vazhdimisht ta takonte Xhuanën.

Pas ngjarjes së rëndë, policia ushtroi kontroll në banesë, por deklaroi se nuk gjeti fostoksinë. Dy ditë më pas, familjarët, kur shkuan të merrnin rrobat e Xhuanës, gjetën fostoksinën pranë sendeve të saj dhe lajmëruan policinë, e cila u rikthye sërish në banesë.

Pyetja që kërkon përgjigje është, si nuk u pa fostoksina gjatë kontrollit të parë? A ishte aty dhe policia nuk e konstatoi? Pikërisht për këto dyshime që duhet të zbardhte policia, AMP ka nisur hetim ndaj oficerëve të komisariatit nr.2 që janë marrë me zbardhjen e ngjarjes dhe identifikimin e të gjithë personave të përfshirë.

Autopsia ka treguar se Xhuana kishte shenja dhune në trup, të dukshme edhe në fotot që disponon familja. Sipas informacioneve, natën e ngjarjes Eraldo Fizi, pasi e mori Xhuanën, e çoi në Shëngjin, ku dyshohet se e dhunoi në makinë, dyshohet se në dijeni ka qenë edhe shoqja. Më pas janë kthyer sërish në Tiranë.

Madje, makina e Eraldo Fizit, natën e krimit, rreth orës 03:00, është gjobitur për tejkalim shpejtësie nga policia pranë ish-sheshit “Shqiponja”. Pas kësaj, ai e ka çuar Xhuanën në banesën ku ajo jetonte me qira me shoqen e saj dhe të nesërmen kreu aktin ekstrem të vetëflijimit. Eraldo Fizi vijon të jetë ende në arrati dhe kanë dështuar disa tentativa të policisë për ta arrestuar./ A2 CNN/

Views: 7
LAJMEE

Post navigation

Previous Post: Shpërthimi i Ebolas, OBSH shpall emergjencë globale
Next Post: I nxehti afrikan “pushton” Shqipërinë, + 36°C nën hije për javën e parë të qershorit

More Related Articles

Gruaja Tha Se Ishte Shtatzënë Me Binjakë Në Funeralin E Burrit — Por Lajmi I Mjekut Ishte I Papërballueshëm LAJMEE
U martua me të dënuarin me vdekje, 31-vjeçarja shqiptare “shpërthen” pas ekzekutimit të tij LAJMEE
Vajza tregoi një shenjë me dorë, dhe pastruesja e shurdhër e shpëtoi nga një fat i tmerrshëm! LAJMEE
SHBA paralajmëron dy skenarë të mundshëm për konfliktin me Iranin LAJMEE
Shkeli perimetrin e sigurisë me mjet lundrues duke rrezikuar jetën e pushuesve që bënin plazh, 5 milionë lekë gjobë për drejtuesin LAJMEE
Makarona apo oriz: cili është më i lehtë për tretje? LAJMEE

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Archives

  • November 2026
  • October 2026
  • July 2026
  • June 2026
  • May 2026
  • April 2026

Categories

  • LAJMEE
  • News

Recent Posts

  • Chase Ink Business Unlimited® Credit Card Review 2026
  • Chase Sapphire Reserve® Review 2024
  • OpenSky® Secured Visa® Credit CardReview 2024
  • Marriott Bonvoy Brilliant American Express Card Review 2024
  • Petal 2 Credit Card Review

Recent Comments

No comments to show.

Copyright © 2026 Feed Facts.

Powered by PressBook Green WordPress theme