Skip to content

Feed Facts

U martua me të dënuarin me vdekje, 31-vjeçarja shqiptare “shpërthen” pas ekzekutimit të tij

Posted on May 1, 2026 By admin No Comments on U martua me të dënuarin me vdekje, 31-vjeçarja shqiptare “shpërthen” pas ekzekutimit të tij

Tiana Krasniqi, një 31-vjeçare me origjinë shqiptare ka reaguar ashpër ndaj autoriteteve në Teksas, në lidhje me vrasjen e bashkëshortit të saj, James Broadnax., 37 vjeç, i cili u ekzekutua një ditë më parë pasi ishte dënuar me vdekje për vrasjen e dy producentëve muzikorë në 2008. Ai u shpall i vdekur të enjten në mbrëmje pasi mori një injeksion vdekjeprurës në burgun shtetëror në Huntsville.

Prokurorët thonë se Broadnax dhe kushëriri i tij, Demarius Cummings, qëlluan për vdekje dhe grabitën Stephen Sëan dhe Matthew Butler në parkingun e studios së regjistrimit të Butler në Garland. Cummings u dënua me burgim të përjetshëm pa të drejtë lirimi me kusht. Broadnax ishte sfidues në një deklaratë përfundimtare në të cilën ai kërkoi gjithashtu falje nga të afërmit e viktimave. Shtatë të afërm, përfshirë prindërit e secilës prej viktimave, ishin të pranishëm.

Ekzekutimi i tij u ndërpre nga britmat “Të dua” të gruas së tij Tiana Krasniqi. Daily Mail shkruan se përmes një postim në TikTok pas ekzekutimit të burrit të saj, Tiana, shkroi se burri i saj vuajti nga injeksioni vdekjeprurës saqë i doli gjak nga hunda dhe pësoi mavijosje në qafë.

“Ata vranë burrin tim. Burri im vuajti aq keq nga injeksioni vdekjeprurës saqë i doli gjak nga hunda dhe pati mavijosje në qafë. Familjet qeshën ndërsa shikonin. A është kjo drejtësi?”- shkruante ajo.

Vetëm disa ditë përpara se të ekzekutohej, Broadnax u martua me Tianën, një të diplomuar në shkollën e drejtësisë dhe nënë e një fëmije, në një ceremoni në Njësinë Allan B. Polunsky në Teksas.

Views: 4
LAJMEE

Post navigation

Previous Post: Shqipëria, vendi me rrezikun më të lartë të varfërisë në Europë
Next Post: Pas Vdekjes Tronditëse të Babait, Dy Vajzat Marrin Një Ftesë që Ngroh Zemrën nga Mësuesja e Tyre

More Related Articles

Çfarë dihet për rastet e hantavirusit të lidhura me shpërthimin vdekjeprurës në anijet turistike LAJMEE
“Do të ketë dhe pandemi të tjera”/ Imunologu me Nobel: Ja kur do të jetë gati vaksina për hantavirusin LAJMEE
Stuhi të forta dhe reshje intensive, meteorologët paralajmërojn fundjavë të trazuar në Ballkan LAJMEE
“Përgatitni xhepat”/ Paralajmërohet rritje e fortë e çmimeve të biletave LAJMEE
Një Grua Shtatzënë Tregon Sa i Butë Është Barku i Saj — Reagimi i Njerëzve I Lë Të Gjithë të Habitën LAJMEE
👉 Burri trashëgoi miliona dhe ia fshehu gruas — gjykatësi e tronditi! 😳 LAJMEE

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Archives

  • November 2026
  • October 2026
  • July 2026
  • June 2026
  • May 2026
  • April 2026

Categories

  • LAJMEE
  • News

Recent Posts

  • Chase Ink Business Unlimited® Credit Card Review 2026
  • Chase Sapphire Reserve® Review 2024
  • OpenSky® Secured Visa® Credit CardReview 2024
  • Marriott Bonvoy Brilliant American Express Card Review 2024
  • Petal 2 Credit Card Review

Recent Comments

No comments to show.

Copyright © 2026 Feed Facts.

Powered by PressBook Green WordPress theme