Skip to content

Feed Facts

Stuhi të forta dhe reshje intensive, meteorologët paralajmërojn fundjavë të trazuar në Ballkan

Posted on May 15, 2026 By admin No Comments on Stuhi të forta dhe reshje intensive, meteorologët paralajmërojn fundjavë të trazuar në Ballkan

Ballkani dhe rajoni i Mesdheut pritet të përfshihet nga një valë e fortë të ftohti këtë fundjavë. Meteorologët parashikojnë mot të paqëndrueshëm me stuhi të forta, reshje intensive dhe ulje të temperaturave.

Sipas analizës së publikuar nga Severe ëeather Europe, një sistem i fuqishëm atmosferik me ajër shumë më të ftohtë se normalja është zhvendosurdrejt jugut të kontinentit, duke u përplasur me masat e ngrohta dhe të lagështa mbi Mesdhe. Ky kombinim po krijon kushte për disa ditë me mot ekstrem në Itali, përgjatë Adriatikut dhe në Ballkanin Perëndimor.

Meteorologët paralajmërojnë zhvillim stuhish të organizuara dhe superqelizash, të shoqëruara me breshër të fortë, erëra intensive dhe përmbytje lokale, sidomos në zonat bregdetare dhe rajonet malore.

Sipas parashikimeve, reshjet më intensive pritet të regjistrohen përgjatë vargmaleve të Apenineve dhe Alpeve Dinarike, ku në disa zona sasia e shiut mund të kalojë 100 deri në 150 milimetra brenda pak ditësh.

Ndërkohë, temperaturat kanë rënë ndjeshëm nën normalen e muajit maj në disa pjesë të Europës, me vlera deri në 10–14 gradë më të ulëta se mesatarja sezonale. Në disa rajone malore priten edhe reshje dëbore, ndërsa në Alpe parashikohen deri në 50 centimetra borë të re.

Meteorologët presin që moti i paqëndrueshëm të vijojë deri në fundjavë, ndërsa nga java e ardhshme pritet gradualisht stabilizim i kushteve atmosferike dhe rikthim i temperaturave më të larta në Europë.

Views: 7
LAJMEE

Post navigation

Previous Post: “Shqiptarët populli më i vjetër në Ballkan”, studiuesi Muhaj: Ja çfarë zbuluam në ADN
Next Post: “Ka rrezik ta marrë lumi”/ 100 familje përballen me rrugë të amortizuara, dhe një urë në rrezik shembjeje: Na kanë…

More Related Articles

Të shtëna me armë në Tiranë, plagoset 34-vjeçari LAJMEE
Aksident i rëndë, plagoset rëndë një i mitur, transportohet me urgjencë drejt spitalit LAJMEE
Dyshohet se rrëmbeu dhe vrau shokun e ngushtë për t’i marrë paratë, publikohet foto e “Mand Dhelprës”! Mister fati i Eglant Koçit LAJMEE
Nëse keni këto 3 gjëra në shtëpinë tuaj, hiqini urgjent sepse sjellin fat të keq LAJMEE
I kërkuari i drejton armën policisë në Mamurras, plagoset gjatë shkëmbimit të zjarrit LAJMEE
Kirurgesha pushohet nga puna pasi operoi një lypës – ajo mbetet e habitur kur ai zbulon identitetin e tij. LAJMEE

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Archives

  • November 2026
  • October 2026
  • July 2026
  • June 2026
  • May 2026
  • April 2026

Categories

  • LAJMEE
  • News

Recent Posts

  • Chase Ink Business Unlimited® Credit Card Review 2026
  • Chase Sapphire Reserve® Review 2024
  • OpenSky® Secured Visa® Credit CardReview 2024
  • Marriott Bonvoy Brilliant American Express Card Review 2024
  • Petal 2 Credit Card Review

Recent Comments

No comments to show.

Copyright © 2026 Feed Facts.

Powered by PressBook Green WordPress theme