Skip to content

Feed Facts

“Piva birrë në mëngjes”/ Zbardhet deklarata e plotë e Nikolla Radaçit

Posted on May 5, 2026 By admin No Comments on “Piva birrë në mëngjes”/ Zbardhet deklarata e plotë e Nikolla Radaçit

Është zbardhur deklarata e plotë e Nikoll Radaçi në lidhje me tragjedinë ku u mori jetën dy fëmijëve dhe plagosi rëndë një tjetër.

Radaçi ka përshkruar veprimet përpara aksidentit, teksa thotë se ka devijuar për të shmangur një automjet që doli papritur nga një rrugicë lagjeje dhe përfundoi mbi trotuarin ku ndodheshin fëmijët. Radaçi thotë se s’ka mundur të ndalojë dhe ka shkuar disa metra përpara. Aty u ka kërkuar punonjësve të një dyqani të njoftojnë policinë dhe ka pritur derisa është shoqëruar nga blutë.

“Rreth orës 14.00 kam dalë nga shtëpia bashkë me mjetin me targa AB 909 PC dhe do të shkoja të merrja një vegël pune tek një shoku im. Unë po drejtoja automjetin në korsinë e djathtë, papritur nga një rrugicë lagjeje doli një automjet, unë devijova për të shmangur këtë automjet dhe kam përfunduar sipër trotuarit të anës së majtë të rrugës.

Pasi hipa mbi trotuar, jam përfshirë në aksident me disa fëmijë që ndodheshin mbi trotuar. Automjeti që unë po drejtoja nuk ka arritur të ndalojë dhe kam shkuar disa metra më përpara. Unë dola nga makina dhe kam shkuar tek një dyqan aty pranë ku punonjësve të dyqanit ju kam thënë të njoftojnë policinë pasi kam bërë aksident. Unë kam qëndruar tek dyqani derisa erdhi policia dhe më mori për në komisariat”, thotë ai.

57-vjeçari akuzohet edhe për “largim nga vendi i aksidentit” dhe “drejtim automjeti në mënyrë të parregullt.” Në pyetje-përgjigjet me oficerin e Policisë Gjyqësore, ai thotë se nuk kujton detaje lidhur me automjetin tjetër dhe as nuk i njeh fëmijët.

“Kam qenë me rreth 30 km/h”, ka thënë Radaçi kur është pyetur për shpejtësinë me të cilën po qarkullonte. Lidhur me rezultatin e testeve të alkoolit, pranon se ka konsumuar.

“Përpara se të drejtoja automjetin, unë kam pirë një birrë në mëngjes”, është shprehur ai, pa shtuar detaje të mëtejshme.

Sipas dokumenteve, Nikoll Radaçi, i lindur në Mirditë dhe me banim në Durrës, ka arsim 7-vjeçar.

Views: 6
LAJMEE

Post navigation

Previous Post: Zbulohet lidhja e fortë e Fabiolës me Eduart Grishajn (Video)
Next Post: Humbje e madhe për mjekësinë shqiptare, shuhet profesor Agim Kolasi

More Related Articles

Çifti zbulon një makinë të varrosur në oborrin e pasmë – një ditë më vonë, burri largohet. LAJMEE
Çfarë janë Pilates dhe pse të gjitha vajzat shqiptare po lënë mendtë pas saj?! LAJMEE
👉 Kur ekspertët analizuan ADN-në e romakëve… ajo që zbuluan po ndryshon historinë që njihnim! 😳 LAJMEE
Një grua e përdori një “gur të çuditshëm” si mbajtëse dere për vite me radhë… por gjithçka ndryshoi kur një ekspert i tregoi se çfarë ishte në të vërtetë. LAJMEE
“Përgatitni xhepat”/ Paralajmërohet rritje e fortë e çmimeve të biletave LAJMEE
1:46 A.M., my parents grinned as SWAT officers dragged me out in cuffs. My sister shoved her phone in my face, LAJMEE

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Archives

  • November 2026
  • October 2026
  • July 2026
  • June 2026
  • May 2026
  • April 2026

Categories

  • LAJMEE
  • News

Recent Posts

  • Chase Ink Business Unlimited® Credit Card Review 2026
  • Chase Sapphire Reserve® Review 2024
  • OpenSky® Secured Visa® Credit CardReview 2024
  • Marriott Bonvoy Brilliant American Express Card Review 2024
  • Petal 2 Credit Card Review

Recent Comments

No comments to show.

Copyright © 2026 Feed Facts.

Powered by PressBook Green WordPress theme