Skip to content

Feed Facts

Humbje e madhe për mjekësinë shqiptare, shuhet profesor Agim Kolasi

Posted on May 5, 2026 By admin No Comments on Humbje e madhe për mjekësinë shqiptare, shuhet profesor Agim Kolasi

Një lajm që ka mbuluar me dhimbje bluzat e bardha dhe më gjerë ka ardhur nga Spitali Universitar i Traumës. Me hidhërim të thellë, Shërbimi i Neurokirurgjisë ka njoftuar ndarjen nga jeta të Prof. Agim Kolasit, një prej figurave dhe pinonierëve të mjekësisë shqiptare.

Ikja e tij shënon jo vetëm humbjen e një mjeku të jashtëzakonshëm, por edhe të një mendjeje të rrallë, një pedagogu frymëzues dhe një njeriu që i dha kuptim fjalës “mision” në profesionin e tij.

I lindur në Kolonjë, vendlindjen që e mbajti gjithmonë në zemër, Prof. Kolasi u formua në Fakultetin e Mjekësisë në Tiranë dhe në vitet ’70 u specializua për neurokirurgji në Kinë. Me rikthimin në atdhe, ai nuk solli vetëm dije, por një vizion të ri për mjekësinë shqiptare.

Në vitin 1972, ai hapi repartin e Neurokirurgjisë në Spitalin Ushtarak, duke vendosur themelet e një shërbimi që do të ndryshonte fatin e qindra e mijëra pacientëve. Ishte ndër të parët që realizoi ndërhyrje të ndërlikuara kirurgjikale dhe aplikoi metoda moderne diagnostike në Shqipëri, duke lënë gjurmë të pashlyeshme në historinë e mjekësisë.

Gjatë jetës së tij, Prof. Kolasi realizoi mijëra operacione dhe dha një kontribut të çmuar në studimet shkencore, duke u bërë një udhërrëfyes për breza të tërë mjekësh. Por mbi të gjitha, ai ishte një njeri që e vendosi gjithmonë pacientin në qendër, duke jetuar sipas parimit të tij të palëkundur: “Salus aegroti suprema lex esto” shëndeti i pacientit mbi gjithçka.

“Sot, ndërsa e përcjellim në përjetësi, e dimë se ai nuk largohet plotësisht. Sepse, siç thoshte vetë: “Njeriu jeton për aq kohë sa kujtohet me dashuri dhe nderim”. U prehtë në paqe profesori ynë i dashur. Drita që ai ndezi në ne, do të vazhdojë të ndriçojë përherë”, shkruan ndër të tjera Fatos Olldashi Shefi i Shërbimit të Neurokirurgjisë në SUT.

Views: 6
LAJMEE

Post navigation

Previous Post: “Piva birrë në mëngjes”/ Zbardhet deklarata e plotë e Nikolla Radaçit
Next Post: 👉 Familja bën një foto gjatë pushimeve – kur e panë më vonë, u tmerruan nga ajo që ishte në sfond! 😨

More Related Articles

Të gjithë hani qepë por askush nuk e di se çfarë i ndodh zemrës dhe diabetit tuaj LAJMEE
Fermeri përballet me burrin që e përdori fermën e tij si vend për hedhjen e mbeturinave, pasi i gjeti adresën. LAJMEE
LAJMI I FUNDIT/ Alarm për b*mbë në qendrën tregtare “Toptani” LAJMEE
Gorilla Suddenly Grabs Woman’s Clothing Through Zoo Fence — What Happened Next Left Visitors Terrified! 🦍😱 LAJMEE
Çanta e saj bëhej çdo ditë e më e rëndë – kur nëna pa çfarë kishte brenda, mbeti pa fjalë LAJMEE
Ai pagoi qira për 26 vite… e vërteta pas atij apartamenti bosh i tronditi të gjithë. LAJMEE

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Archives

  • November 2026
  • October 2026
  • July 2026
  • June 2026
  • May 2026
  • April 2026

Categories

  • LAJMEE
  • News

Recent Posts

  • Chase Ink Business Unlimited® Credit Card Review 2026
  • Chase Sapphire Reserve® Review 2024
  • OpenSky® Secured Visa® Credit CardReview 2024
  • Marriott Bonvoy Brilliant American Express Card Review 2024
  • Petal 2 Credit Card Review

Recent Comments

No comments to show.

Copyright © 2026 Feed Facts.

Powered by PressBook Green WordPress theme