Skip to content

Feed Facts

Ish autorja e Big Brother zbulon arsyen e vërtetë pse Mimoza Ahmeti braktisi “Big Brother” dhe erdhi ne Ferma Vip

Posted on May 14, 2026 By admin No Comments on Ish autorja e Big Brother zbulon arsyen e vërtetë pse Mimoza Ahmeti braktisi “Big Brother” dhe erdhi ne Ferma Vip

Mimoza Ahmeti është kthyer padyshim në një nga personazhet më të dashur dhe më të komentuar të “Ferma VIP 3”, duke shfaqur përpara publikut një dimension të sajën shumë të lirë, të qetë dhe në paqe të plotë me veten.

Por, shumë vite më parë, eksperienca e saj në një tjetër reality show të madh përfundoi në mënyrë të papritur dhe të mistershme.

Gjatë një diskutimi në rubrikën live “Dalina’s Update” në Andale Media, ish-autorja e “Big Brother Albania 8”, Zefina Hasani, ka ndarë një prapaskenë të paditur më parë.

Teksa paneli po diskutonte dinamikat e fundit të “Ferma VIP” dhe aludimet rreth raportit të Mozës me Adionin, Zefina zbuloi arsyen e largimit të poetes nga karrigia e opinionistes vetëm tre javë pas nisjes së atij edicioni

Arsyeja duket mjaft surprizuese, sidomos kur mendon profilin e fortë dhe moskokëçarës që Moza ka kultivuar ndër vite në publik. Zefina tregoi se ajo qëndroi vetëm tre puntata sepse nuk e përballoi dot presionin virtual.

“E kemi marrë opinioniste te ‘Big Brother’-i i dytë që bëra, por ndenji vetëm 3 puntata, sepse u frikësua shumë nga komentet në Facebook,” – zbuloi ish-autorja e programit.

Ky fakt shkaktoi reagime të menjëhershme dhe habi në studio. Armand Peza, pjesë e panelit, u shpreh i befasuar: “Jooo, i bëjnë asaj përshtypje këto?!”

Zefina shpjegoi më tej se situata kishte agravuar pas një debati të fortë që Moza pati me një nga banorët e atij edicioni. Përplasja solli një lumë komentesh, ku disa e mbështesnin dhe të tjerë e kritikonin ashpër.

Trysnia ndaj opinionistëve ishte e madhe dhe shkrimtarja nuk mundi ta menaxhonte këtë ngarkesë emocionale. Pavarësisht përpjekjeve të stafit për ta bindur të qëndronte, vendimi i saj ishte i prerë për t’u tërhequr.

Një tjetër detaj prekës që u theksua gjatë bisedës ishte ndjeshmëria e lartë e Mozës për mënyrën se si perceptohet nga njerëzit.

“E ka vuajtur që njerëzit nuk e kanë kuptuar dhe frika që pati te ‘Big’-u ishte pikërisht kjo,” – shtoi Zefina.

Kjo shpjegon më së miri edhe një deklaratë të ndjerë që vetë shkrimtarja bëri pak ditë më parë brenda “Ferma VIP”, ku u shpreh e çliruar që publiku më në fund po e kuptonte dhe e donte për atë që është, duke e përmbushur atë shpirtërisht.

Kujtojmë se edicioni i 8-të i “Big Brother Albania” moderohej asokohe nga Ledion Liço. Pas largimit të papritur të Mimoza Ahmetit, produksioni vendosi në rolin e opinionistes gazetaren Mira Kazhani

Views: 7
LAJMEE

Post navigation

Previous Post: Pinë vodka dhe vendosën kufjet, detaje nga vetëhedhja e dy adoleshenteve
Next Post: Objekte dhe Dhoma të Fshehura — Një Burrë Zbulon Dërrasa të Fshehta në Papafingo, Por Ka Një Kthesë të Jashtëzakonshme

More Related Articles

👉 Ajo kishte vetëm 11 vjeç… dhe dhimbje barku. Por kur mjekët panë çfarë po ndodhte, gjithçka mori një kthesë të tmerrshme. LAJMEE
U ekzekutua dje, Rexhep Ismaili pjesë e strukturave drejtuese të PD! Reagon deputetja: E tronditur LAJMEE
Çmimi i naftës rritet sërish, zbehen shpresat për marrëveshje mes SHBA-së dhe Iranit LAJMEE
Fëmijët gjejnë një dhomë të fshehur pas një rafti librash në shtëpinë e tyre – dhe pastaj gjërat bëhen të çuditshme LAJMEE
Dhimbje e madhe në Partinë Socialiste: Jepet lajmi hidhur per vdekjen e … LAJMEE
U martua me të dënuarin me vdekje, 31-vjeçarja shqiptare “shpërthen” pas ekzekutimit të tij LAJMEE

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Archives

  • November 2026
  • October 2026
  • July 2026
  • June 2026
  • May 2026
  • April 2026

Categories

  • LAJMEE
  • News

Recent Posts

  • Chase Ink Business Unlimited® Credit Card Review 2026
  • Chase Sapphire Reserve® Review 2024
  • OpenSky® Secured Visa® Credit CardReview 2024
  • Marriott Bonvoy Brilliant American Express Card Review 2024
  • Petal 2 Credit Card Review

Recent Comments

No comments to show.

Copyright © 2026 Feed Facts.

Powered by PressBook Green WordPress theme