Skip to content

Feed Facts

Fundjava me diell dhe shi/ Parashikimi i motit për fundjavën

Posted on May 8, 2026 By admin No Comments on Fundjava me diell dhe shi/ Parashikimi i motit për fundjavën

Vendi ynë do të ndikohet nga kushte atmosferike të paqëndrueshme gjatë ditëve në vijim. Elvi Jahaj, sinoptikan i Shërbimit Meteorologjik Ushtarak në një lidhje live televizive tha se moti do të karakterizohet nga vranësira të shpeshta të shoqëruara me reshje shiu, ndërsa në disa zona priten edhe rrebeshe e shtrëngata.

Gjatë fundjavës, moti mbetet i paqëndrueshëm. Të shtunën parashikohen alternime kthjellimesh dhe vranësirash, ndërsa pjesa e parë e ditës do të shoqërohet me reshje shiu.

Ndërkohë, të dielën moti pritet të jetë më i qëndrueshëm, me kthjellime dhe vranësira kalimtare.

Edhe fillimi i javës së ardhshme do të sjellë intervale me diell, por nuk do të mungojnë vranësirat e dendura dhe reshjet e shiut në pjesën më të madhe të territorit.

Temperaturat gjatë fundjavës do të arrijnë deri në 26 gradë Celsius, ndërsa javën e ardhshme pritet të ngjiten deri në 29-30 gradë. Ndërkohë, era do të fryjë me intensitet, duke arritur shpejtësi deri në 22 metra për sekondë.

Views: 7
LAJMEE

Post navigation

Previous Post: 15 vendime brenda ditës, si i “dhuroi” Belinda Balluku 120 milion euro Bankers
Next Post: “Ju hiqet patenta përgjithmonë”/ Zbardhen propozimet për Kodin Rrugor

More Related Articles

Maska me banane që zhduk rrudhat brenda ditës, ja si ta përgatisni LAJMEE
Gruaja me 3 femijet kishte humbur prej dy ditesh burri pinte kafe ne lokal me shoket. LAJMEE
Pas 6 Dekadash Kërkimesh, Një Test ADN Ndryshoi Jetën e Saj – Gjetja e Babait Biologjik LAJMEE
Kombinimet e ushqimeve që po ju rrezikojnë shëndetin – E pabesueshme, mund të na rrezikojnë edhe jetën! LAJMEE
Vapa e padurueshme! Spikeri në Austri hedh ujin mbi kokë gjatë edicionit të lajmeve LAJMEE
Kjo mësuese humbi çantën e saj në një restorant fast-food. Nuk e priste kurrë mënyrën se si ia kthyen. LAJMEE

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Archives

  • November 2026
  • October 2026
  • July 2026
  • June 2026
  • May 2026
  • April 2026

Categories

  • LAJMEE
  • News

Recent Posts

  • Chase Ink Business Unlimited® Credit Card Review 2026
  • Chase Sapphire Reserve® Review 2024
  • OpenSky® Secured Visa® Credit CardReview 2024
  • Marriott Bonvoy Brilliant American Express Card Review 2024
  • Petal 2 Credit Card Review

Recent Comments

No comments to show.

Copyright © 2026 Feed Facts.

Powered by PressBook Green WordPress theme