Skip to content

Feed Facts

Kombinimet e ushqimeve që po ju rrezikojnë shëndetin – E pabesueshme, mund të na rrezikojnë edhe jetën!

Posted on April 29, 2026 By admin No Comments on Kombinimet e ushqimeve që po ju rrezikojnë shëndetin – E pabesueshme, mund të na rrezikojnë edhe jetën!

Kombinimet e vakteve kanë një rëndësi të jashtëzakonshme në organizmin tonë. Ato ndikojnë si në shëndetin fizik, ashtu edhe në atë mendor. Nutricionisti Altin Joka, në emisionin “Rreze Dielli” në Report Tv, shpjegoi kombinimet e duhura dhe ato të gabuara të ushqimeve.

Sipas tij, kombinimet e gabuara ndikojnë edhe në mikrobiomë, duke pakësuar bakteret e mira në zorrë. Kjo rrit inflamacionin në zorrë dhe rrezikon kalimin e toksinave në gjak. Këto procese, sipas Jokës, ndikojnë edhe në aspektin metabolik, duke sjellë lodhje, rritje të tensionit, rezistencë ndaj insulinës dhe rritje të kortizolit, deri në shfaqjen e sëmundjeve të ndryshme.

Rregullat bazë të ushqyerjes

Vakti duhet të jetë i vogël, i thjeshtë dhe pa shumë përzierje të rënda. Vaktet e mëdha, të pasura me yndyrna dhe sidomos kur pas tyre konsumohen ëmbëlsira apo fruta, sjellin rëndim të stomakut.

Kombinimi i bukës me mishin, ëmbëlsirat dhe patatet krijon ngadalësim të tretjes.

  • “Duhet të dëgjojmë më shumë trupin: të hamë ngadalë dhe të ndiejmë lehtësi. Duhet t’i japim kohë tretjes dhe të përtypim ushqimin mirë. Nuk duhet të ulemi në tavolinë kur jemi të nervozuar. Ka raste kur ngrënia në gjendje emocionale të rënduar mund të jetë shumë e dëmshme, madje dhe fatale për jetën”, theksoi Joka.

Ngrënia e tepërt pa pushim dëmton metabolizmin. Ushqimi nuk duhet të krijojë “kaos” në organizëm. Yndyrnat dhe proteinat e kombinuara gabim sjellin probleme me tretjen dhe fermentimin.

Duhet treguar kujdes edhe ndaj nivelit të vitaminave, mineraleve dhe hekurit në ushqime. Mikrobioma duhet ushqyer me baktere të mira, përmes fibrave, probiotikëve dhe antioksidantëve.

Kombinimet më të shëndetshme sipas vakteve

Në mëngjes mund të përgatisni:

  • Smoothie me spinaq ose lakër kale, mollë, limon, fara chia, vaj ulliri dhe avokado
  • Avokado me qumësht dhie, kanellë, alga deti dhe kripë deti
  • Kefir me fruta pylli, bajame, mjaltë, fara chia dhe arra
  • Lëng panxhari, molle, limoni dhe xhenxhefili
  • Lëng portokalli me xhenxhefil dhe karrotë
  • Lëng molle, kastraveci, limoni dhe menteje (i përshtatshëm për stomak me gastrit)

Një drekë e balancuar

  • Supë me lëng kockash, vaj ulliri, selino, karrota, patate të kuqe, majdanoz dhe qepë
  • Supë thjerrëzash me vaj ulliri, limon, hudhër dhe karrotë
  • Supë jeshile me karrotë, spinaq dhe fara kungulli
  • Supë me kungull të verdhë, xhenxhefil, mente, karrotë dhe fara susami
  • Supë pule me karrotë, kopër, gjalpë dhe selino
  • Supë me borzilok, vaj ulliri dhe hudhër
  • Bukë e bërë në shtëpi me miell të mirë pa maja, me vaj ulliri dhe shoqëruar me domate, qepë, rigon dhe djathë
  • Karrota dhe domatja të kaurdisura në vaj ulliri, pasi rritet përthithja e ushqyesve
  • Tarator me hudhër, kopër, vaj ulliri, arra dhe fara – shumë i mirë për mikrobiomën
  • Mish me perime (jeshillëqe, patate, karrota dhe kunguj në furrë)
  • Mish me oriz apo oriz me fasule
  • Mollë me arra, kanellë dhe kos – ndihmon në stabilizimin e glicemisë dhe uljen e oreksit emocional
  • Banane me kos dhe gjalpë kikiriku

Kombinimet e gabuara

  • Lengjet e frutave miks pa shoqërim me arra apo fara
  • Supë me bukë të bardhë
  • Kapuçino me briosh
  • Pizza dhe hamburger me Coca-Cola dhe patate – rrisin sheqerin, dëmtojnë zorrën dhe krijojnë stres metabolik
  • Kotoleta të skuqura në vaj
  • Drithëra mëngjesi me sheqer dhe qumësht
  • Fruta të thata me çokollatë
  • Mish me patate të skuqura
  • Bukë e bardhë me reçel
  • Proshutë dhe sallamra me djathë – rrisin rrezikun kardiovaskular
  • Ushqim i skuqur me alkool – rrit inflamacionin në organizëm
Views: 5
LAJMEE

Post navigation

Previous Post: Ariu viziton çdo mëngjes derën e përparme të një gruaje – pastaj ajo zbulon arsyen pse.
Next Post: Duke mos pasur ku të shkonin tjetër— Ata gjetën një fermë të vjetër derrash dhe jeta e tyre ndryshoi

More Related Articles

Çdo Javë Vajza Hidhte Një Cupcake Në Plehra — Derisa Babai Vendosi Ta Ndiqte Dhe Zbuloi Arsyen LAJMEE
Vance thotë se SHBA-të po “bëjnë përparim” në negociatat me Iranin pasi kemi pranuar që do të…! LAJMEE
Gruaja me 3 femijet kishte humbur prej dy ditesh burri pinte kafe ne lokal me shoket. LAJMEE
Policia zbulon një tunel nën KFC – frikë e madhe kur shohin se kush ishte në fund të tij LAJMEE
Djali Zbulon Një Gropë Në Kopsht — Një Ditë Më Vonë, Të Dy Prindërit Arrestohen LAJMEE
Kirurgesha pushohet nga puna pasi operoi një lypës – ajo mbetet e habitur kur ai zbulon identitetin e tij. LAJMEE

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Archives

  • November 2026
  • October 2026
  • July 2026
  • June 2026
  • May 2026
  • April 2026

Categories

  • LAJMEE
  • News

Recent Posts

  • Chase Ink Business Unlimited® Credit Card Review 2026
  • Chase Sapphire Reserve® Review 2024
  • OpenSky® Secured Visa® Credit CardReview 2024
  • Marriott Bonvoy Brilliant American Express Card Review 2024
  • Petal 2 Credit Card Review

Recent Comments

No comments to show.

Copyright © 2026 Feed Facts.

Powered by PressBook Green WordPress theme