Skip to content

Feed Facts

“Ju hiqet patenta përgjithmonë”/ Zbardhen propozimet për Kodin Rrugor

Posted on May 8, 2026 By admin No Comments on “Ju hiqet patenta përgjithmonë”/ Zbardhen propozimet për Kodin Rrugor

Eshtë zbardhur drafti i propozuar nga Partia Socialiste, mbi ndryshimet në Kodin Rrugor. Ndryshimet janë propozuar nga kryetari i Komisionit të Ligjeve, Ulsi Manja dhe deputeti i PS, Taulant Balla.

Partia Socialiste ka propozuar një paketë amendamentesh për ndryshimet në Kodin Rrugor të Republikës së Shqipërisë, duke parashikuar masa më të ashpra për shkelësit e rregullave të qarkullimit rrugor.

Sipas amendamenteve të depozituara në Kuvend, drejtuesit e mjeteve që kapen duke drejtuar automjetin pa leje drejtimi do t’u shtyhet e drejta për t’u pajisur me patentë për një vit, ndërsa për të miturit afati shtyhet me dy vite nga momenti kur u lind e drejta për ta marrë atë.

Ndryshimet që propozon PS:

-Nëse kapesh pa patentë në timon, për 1 vit nuk pajisesh dot me patentë (plus përgjegjësive sipas legjislacionit penal në fuqi)

-Nëse je i mitur (pra që nuk e ke marrë patentën asnjëherë), do e marrësh patentën 2 vite pasi të mbushësh moshën për ta marrë ata, pra jo 18 por 20 vjeç do bëhesh për herë të parë me patentë

-Nëse je në vitin e parë të patentës, duhet ta drejtosh makinën me 0 alkol.

-Shpejtësia maksimale 90 km/h në autostradë, 80 në rrugët e tjera jashtë qendrave të banuara (ndëshkimi, gjobë nga 5 mijë deri në 15 mijë lekë (pezullohet patenta 1 muaj dhe hiqen pikë sipas akteve nënligjore në fuqi)

– Shoferët e rinj (Deri 2 vite) s’lejohet të drejtojnë mjet në orarin 24:00-06:00 pa një të rritur me patentë prej të paktën 3 vitesh

-Nëse në 1 vit nuk bën shkelje, këto kufizime për shoferin “1-vjeçar” bien.

-Nëse bën 2 shkelje gjatë kësaj faze testi, periudha e provës të zgjatet edhe me 1 vit (pra nisin sërish kufizimet)
Ndalohet përdorimi i celularit për biçikletat dhe motorët elektrikë.

Kush kapet në timon me vlerë të alkolit më shumë se 0.5 g/l në gjak, dhe është ndëshkuar më parë për drejtim të automjetit nën ndikimin e alkolit dhe e përsërit i hiqet përgjithmonë patenta.

Views: 7
LAJMEE

Post navigation

Previous Post: Fundjava me diell dhe shi/ Parashikimi i motit për fundjavën
Next Post: Ajo pastroi zyrën e shefit për 20 vjet — dhe pastaj zbuloi një të vërtetë tronditëse!

More Related Articles

Gruaja me 3 femijet kishte humbur prej dy ditesh burri pinte kafe ne lokal me shoket. LAJMEE
1.2 miliardë persona vuajnë nga shëndeti mendor, dyfishim i rasteve në 30 vite LAJMEE
Gruaja Lindi Binjakë Të Shëndetshëm — Një Javë Më Vonë, Mjeku E Telefonoi Me Një Lajm Tronditës LAJMEE
“Burri Po Fotografonte Gruan e Tij në Varkë – Por Një Detaj në Oqean i Tronditi” LAJMEE
Aloe vera për lëkurën po, për çdo sëmundje jo – ja çfarë duhet të dini LAJMEE
Lumë kokaine nga Kili në SHBA/ Si ka bashkëvepruar mafia shqiptare me familjen e famshme Gambino, 3 EMRAT që përmenden LAJMEE

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Archives

  • November 2026
  • October 2026
  • July 2026
  • June 2026
  • May 2026
  • April 2026

Categories

  • LAJMEE
  • News

Recent Posts

  • Chase Ink Business Unlimited® Credit Card Review 2026
  • Chase Sapphire Reserve® Review 2024
  • OpenSky® Secured Visa® Credit CardReview 2024
  • Marriott Bonvoy Brilliant American Express Card Review 2024
  • Petal 2 Credit Card Review

Recent Comments

No comments to show.

Copyright © 2026 Feed Facts.

Powered by PressBook Green WordPress theme