Skip to content

Feed Facts

Durrës Yachts & Marina, IKMT: Godinat janë ulur deri në 28 cm, ja çfarë zgjidhje duhet bërë

Posted on May 13, 2026 By admin No Comments on Durrës Yachts & Marina, IKMT: Godinat janë ulur deri në 28 cm, ja çfarë zgjidhje duhet bërë

Inspektorati Kombëtar i Mbrojtjes së Territorit IKMT ka bërë me dije se në projektin zhvillimor Durrës Marina janë konstatuar zhytje të dy godinave, duke kërkuar marrjen e masave të menjëhershme për garantimin e qëndrueshmërisë strukturore.

Sipas institucionit, një grup i posaçëm inspektimi është ngritur për verifikimin e situatës në terren, në bashkëpunim me përfaqësues të Agjencia e Zhvillimit të Territorit, inspektorë vendorë dhe specialistë të Instituti i Ndërtimit.

Nga raporti topografik rezulton se një nga objektet ka pësuar ulje deri në 28 centimetra, ndërsa një tjetër rreth 18 centimetra, në faza të ndryshme ndërtimi.

IKMT ka njoftuar se i është drejtuar zyrtarisht kompanisë zbatuese të projektit, duke kërkuar realizimin e menjëhershëm të ndërhyrjeve përforcuese teknike, të cilat duhet të garantojnë stabilitetin e strukturave.

Gjithsesi, këto ndërhyrje, sipas institucionit, duhet të miratohen paraprakisht nga autoritetet përgjegjëse për të siguruar përputhshmërinë me kushtet teknike të ndërtimit.

Inspektorati thekson se do të vijojë monitorimin e situatës në bashkëpunim me institucionet përkatëse, deri në garantimin e plotë të sigurisë në kantier.

Deklarata e IKMT

Mbi problematikat që lidhen me qëndrueshmërinë dhe sigurinë e dy prej objekteve të projektit zhvillimor “Durrës Marina”, Inspektorati Kombëtar për Mbrojtjen e Territorit (IKMT) sqaron sa vijon:

Në zbatim të përcaktimeve ligjore dhe detyrave funksionale, me urdhër të Kryeinspektorit të IKMT-së, u ngrit një grup i posaçëm inspektimi për verifikimin e situatës në terren. Grupi i kontrollit përbëhej nga inspektorë të IKMT-së, përfaqësues të Agjencisë së Zhvillimit të Territorit (AZHT), inspektorë të IMT-së së Bashkisë Durrës, si dhe përfaqësues të Institutit të Ndërtimit (specialist të fushës).

Verifikimi u krye në lidhje me zbatimin e lejes së ndërtimit nr. 2349/12 prot., datë 10.09.2023, miratuar me Vendimin nr. 34, datë 01.08.2023, të KKT-së, për objektet: “Godinë banimi dhe shërbimi me 1, 6, 7, 8 dhe 10 kate mbi tokë, 1 kat pjesërisht parkim nëntokë dhe 1 kat parkim nëntokë” dhe “Godinë banimi dhe shërbimi me 1, 6, 7 dhe 8 kate mbi tokë, 1 kat pjesërisht parkim nëntokë dhe 1 kat parkim nëntokë”, në zonat e menaxhimit A02 dhe A04, aktualisht në fazën ndërtimore të sistemimeve të jashtme.

Në përfundim të inspektimit, raporti topografik i Institutit të Ndërtimit konfirmon se:

Objekti 02, me fazë ndërtimore 1, 6, 7 dhe 8 kate mbi tokë dhe 1 kat nëntokë, ka pësuar ulje prej 28 cm;

Objekti 04, me fazë ndërtimore 1, 6, 7, 8 dhe 10 kate mbi tokë dhe 1 kat nëntokë, ka pësuar ulje prej 18 cm.

Nisur nga këto konstatime, IKMT i është drejtuar zyrtarisht kompanisë zbatuese të projektit, duke kërkuar marrjen e menjëhershme të masave për realizimin e projekt-përforcimeve të nevojshme teknike, të cilat garantojnë qëndrueshmërinë e strukturave.

Ky projekt përforcimesh, përpara zbatimit, duhet të marrë miratimin nga autoritetet ligjore përgjegjëse për garantimin e respektimit të kushteve teknike të planifikimit dhe zbatimit të punimeve të ndërtimit.

Views: 8
LAJMEE

Post navigation

Previous Post: Keni bërë plane për nesër? Ja si pritet të jetë moti, ja çfarë do të ndodhë me temperaturat
Next Post: Çfarë ka ndodhur? Kryeministri Rama niset me urgjencë drejt Gjermanisë (Foto)

More Related Articles

LAJMEE
Dua Lipa i jep fund beqarisë, ylli shqiptar i muzikës martohet me Callum Turner LAJMEE
Pastruesi zbulon gruan e pronarit duke fjetur në tualet me një fëmijë, NUK DO TA BESONI PSE! LAJMEE
Tronditëse/ Grabitet me armë banka, autori vret 2 punonjës dhe arratiset LAJMEE
Si u organizua vrasja e mafiozit në Greqi, zbulohet itinerari i autorëve, mes tyre dy shqiptarë LAJMEE
Përplasje në Rrjoll, banorët rrëzojnë gardhin rrethues metalik dhe bllokojnë mjetet e rënda të punës (Video) LAJMEE

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Archives

  • November 2026
  • October 2026
  • July 2026
  • June 2026
  • May 2026
  • April 2026

Categories

  • LAJMEE
  • News

Recent Posts

  • Chase Ink Business Unlimited® Credit Card Review 2026
  • Chase Sapphire Reserve® Review 2024
  • OpenSky® Secured Visa® Credit CardReview 2024
  • Marriott Bonvoy Brilliant American Express Card Review 2024
  • Petal 2 Credit Card Review

Recent Comments

No comments to show.

Copyright © 2026 Feed Facts.

Powered by PressBook Green WordPress theme