Skip to content

Feed Facts

Amnistia drejt miratimit, qeveria përgatit ndryshime, më shumë të dënuar pritet të përfitojnë

Posted on June 1, 2026 By admin No Comments on Amnistia drejt miratimit, qeveria përgatit ndryshime, më shumë të dënuar pritet të përfitojnë

Pritjes pesë mujore për miratimin e amnistisë duket se po i vjen fundi.

Këtë e konfirmoi Ministri Drejtësisë Toni Gogu gjatë një vizitë në burgun e grave në Pojskë, paraditen e kësaj të hëne.

“Zonjat që vuajnë dënimin këtu sot, jo vetëm kanë përjetuar besoj gëzimin e fëmijëve, por edhe të një lajmi të ri, i cili ka të bëjë me amnistinë. Dhe që shumë shpejt projektligji që ka mbërritur në Kuvendin e Shqipërisë, fillon diskutimin dhe besoj që do të bëhet realitet në javët në vijim”, u shpreh ministri i Drejtësisë, Toni Gogu.

Një burim nga Komisioni Parlamentar i Ligjeve i tha gazetarit të Top Channel, Muhamed Veliu se projektligji me të gjitha gjasat, do të futet në kalendar për tu diskutuar në dy javët e ardhshme.

Por përpara se të ndodh kjo ka edhe një zhvillim tjetër, që synon përmirësimin e projektligjit hartuar në Dhjetor të vitit të shkuar, kur drejtësinë e drejtonte Besfort Lamallari.

I njëjti burim i tha Top Channel se Toni Gogu Ministër i Drejtësisë ka ngritur një grup pune, i cili pritet të bëj disa propozime për ndryshime ne projektligjin aktual, miratuar nga qeveria në Dhjetor 2025.

Amnistia do të llogaritet nga data e dhënies së dënimin dhe jo zbardhja e vendit prej gjykatave.

Ndryshimi i dytë synon dhënien mundësi e përfitimit nga amnistia e më shumë grave, nga 9 që është numri përfituesve nëse do ti referohemi projektligjit aktual.

Dhe ndryshimi i tretë do të përfshi si përfitues të amnistisë të gjithë të dënuarit deri në Maj 2026.

Këto ndryshime pritet ta shtojnë numrin e përfituese, krahasuar me projektligjin aktual, qoftë tek të burgosurit që priten të lirohen, dhe të tjerët përfitues me ulje dënimi, përfshirë amnistimin e personave në shërbim prove.

Dy javë më parë Toni Gogu ministër i drejtësisë deklaroi se “Pasi të kemi marrë vlerësimin për ‘Themeloret’, do të fillojmë të merremi me amnistinë, me vëmendjen që i takon”.

Në kushtet kur të Martën e shkuar Shqipëria në Bruksel mori dritën jeshile për nisjen e mbylljes së kapitujve, kjo e përforcon këtë deklarim të ministrit Gogu për realizimin e kësaj amnistije, ku në mënyrë kategorike nuk përfshihen, subjekte të hetuara nga SPAK dhe gjykuar nga GJKKO./Top Channel

Views: 7
LAJMEE

Post navigation

Previous Post: Ndihmë nga Tel Avivi për bujqësinë, Shqipëria dhe Izraeli nënshkruajnë marrëveshje për teknologji dhe inovacion në sektorin bujqësor
Next Post: LAJM I FUNDIT/ Largohet nga detyra drejtoresha e njohur

More Related Articles

“Mjekët i Thanë se Ishte Vetëm e Lodhur… Por Një Foto e Foshnjës së Saj Ndryshoi Gjithçka” LAJMEE
REFORMA APO GJOBË? Bileta me kartë në autobusë sjell skandalin: Shtohet komisioni 30 lekë! Kush do ta paguajë këtë barrë? LAJMEE
DOKUMENTET / Skandali në Lushnje: Saimir Korreshi hipotekoi toka pa tituj pronësie (akuzat) LAJMEE
Protestuesja para Kryeministrisë: Sali Berisha vrau bijtë e nënave në 1997-ën, hapi depot dhe shiti armët! LAJMEE
“Pusho, çfarë avokati je ti, nuk të llogaris fare”/ Plas sherr e të bërtitura mes të ftuarve në studio LAJMEE
“Të pasurova dhe më tradhtove” – Begjet Pacolli sulmon ish-mikun e tij, pas përplasjes së sotme në Aeroportin e Vlorës LAJMEE

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Archives

  • November 2026
  • October 2026
  • July 2026
  • June 2026
  • May 2026
  • April 2026

Categories

  • LAJMEE
  • News

Recent Posts

  • Chase Ink Business Unlimited® Credit Card Review 2026
  • Chase Sapphire Reserve® Review 2024
  • OpenSky® Secured Visa® Credit CardReview 2024
  • Marriott Bonvoy Brilliant American Express Card Review 2024
  • Petal 2 Credit Card Review

Recent Comments

No comments to show.

Copyright © 2026 Feed Facts.

Powered by PressBook Green WordPress theme