Skip to content

Feed Facts

‘T’i qepemi bregdetit siç u katandis Tirana’? Shqyrtohen në KKT një tufë me kulla në bregdet, nga Velipoja në Qerret dhe nga Golemi në Sarandë

Posted on May 11, 2026 By admin No Comments on ‘T’i qepemi bregdetit siç u katandis Tirana’? Shqyrtohen në KKT një tufë me kulla në bregdet, nga Velipoja në Qerret dhe nga Golemi në Sarandë

Dikur, kur vendin e drejtonte Enver Hoxha, dominonte slogani “T’i qepemi kodrave e maleve dhe ti bëjmë ato pjellore si fushat”. Sot ky sllogan po zëvendësohet me tjetrin, “ti qepemi dhe bregdetit me kulla ashtu siç shkatërruam Tiranën”.

Sepse kullat po pushtojnë gjithnjë e më shumë vijën bregdetare shqiptare, teksa katër mbledhjet e fundit të Këshillit Kombëtar të Territorit dhe Ujit kanë shqyrtuar qindra kërkesa për leje ndërtimi dhe zhvillimi, ku përfshihen projekte turistike dhe ezidenciale.

Në mbledhjen më të fundit bien në sy veçanërisht projektet e planifikuara në bregdet, ku përveç fshatrave turistikë – që në shumë raste ngjajnë më tepër me projekte rezidenciale – janë paraqitur edhe kërkesa për ndërtesa shumëkatëshe. Leje ndërtimi janë kërkuar për zona si Palasa, Himara, Saranda dhe Shëngjini, duke treguar se ndërtesat e larta po bëhen tashmë pjesë normale e zhvillimit bregdetar.

Në Shëngjin, subjektet kanë paraqitur projekte për ndërtime 17-katëshe dhe madje deri në 27 kate. Po ashtu janë planifikuar edhe dy projekte të tjera të mëdha, një kompleks kullash me 15, 19 dhe 20 kate mbi tokë, plus 2 kate parkimi nëntokë.

Po ashtu spikat dhe një tjetër strukturë me funksion banimi, hotelerie dhe shërbimesh, me deri 14, 15 dhe 20 kate mbi tokë, plus 3 kate pjesërisht nëntokë, në zonën e Malit të Shëngjinit.

Sakaq shihet projekti dhe për një strukturë polifunksionale për hoteleri dhe banim me 18 kate mbi tokë, 1 kat nëntokë dhe pishina në Velipojë.

Në bashkinë Kavajë po tentohet të ndërtohet një hotel me 36 kate mbi tokë dhe 3 kate nëntokë në Qerret.

Ndërkohë, në zonën e Golemit parashikohen disa ndërtime të mëdha, përfshirë projekte me 24 kate mbi tokë, si dhe objekte aparthotel dhe shërbimi me 8, 11 dhe 16 kate mbi tokë, së bashku me 3 kate nëntokë.

Një situatë e ngjashme po shihet edhe në Vlorë me kulla që rreken ti ndërtojnë me dhjetëra kate të larta. Aty është planifikuar një objekt rezidencial dhe hotelerie me 33 kate mbi tokë dhe 4 kate nëntokë.

Edhe Saranda është në listën e projekteve ambicioze, ku është kërkuar leje për mjë hotel me 5 yje me 20 kate mbi tokë dhe 4 kate nëntokë, në rrugën “Idriz Alidhima”.

Në mbledhjen e datës 17 prill, në listën e projekteve spikasën disa leje për ndërtime në Tiranë, kryesisht për banim, me ndërtesa që shkojnë deri në 45 kate.

Views: 5
LAJMEE

Post navigation

Previous Post: 👉 Kur ekspertët analizuan ADN-në e romakëve… ajo që zbuluan po ndryshon historinë që njihnim! 😳
Next Post: “Ndrenika është mal artistik, por si njeri u bë pis!” – Malkaj: Artistët trajtohen si argëtim, jo si vlerë kombëtare

More Related Articles

Sulmi mbi rezidencën e ambasadorit shqiptar në Kiev, kjo është raketa që përdori Rusia, pothuajse e pamundur të neutralizohet nga sistemet mbrojtjes ajrore LAJMEE
Merret vendimi, OSBE zgjedh Tiranën për Sesionin e Vjeshtës të Asamblesë Parlamentare të vitit 2027 LAJMEE
Vlora sërish në krizë për ujin, defekti i rëndë regjistrohet në rrjetin kryesor të ujësjellësit LAJMEE
Konsumimi i shumë ushqimeve të përpunuara rrit rrezikun e sulmeve në zemër dhe goditjeve në tru LAJMEE
Octopus LAJMEE
“M’u lut për një foto”, Trump ofendon kryeministren italiane, vjen reagimi i fortë i Giorgia Melonit (Video) LAJMEE

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Archives

  • November 2026
  • October 2026
  • July 2026
  • June 2026
  • May 2026
  • April 2026

Categories

  • LAJMEE
  • News

Recent Posts

  • Chase Ink Business Unlimited® Credit Card Review 2026
  • Chase Sapphire Reserve® Review 2024
  • OpenSky® Secured Visa® Credit CardReview 2024
  • Marriott Bonvoy Brilliant American Express Card Review 2024
  • Petal 2 Credit Card Review

Recent Comments

No comments to show.

Copyright © 2026 Feed Facts.

Powered by PressBook Green WordPress theme