Skip to content

Feed Facts

Merret vendimi, OSBE zgjedh Tiranën për Sesionin e Vjeshtës të Asamblesë Parlamentare të vitit 2027

Posted on July 6, 2026 By admin No Comments on Merret vendimi, OSBE zgjedh Tiranën për Sesionin e Vjeshtës të Asamblesë Parlamentare të vitit 2027

Tirana do të mirëpresë në vitin 2027 Sesionin e Vjeshtës të Asamblesë Parlamentare të OSBE-së. Vendimi u mor pasi Asambleja Parlamentare miratoi kandidaturën e paraqitur nga Delegacioni i Kuvendit të Shqipërisë.

Përmes një postimi në rrjetet sociale, Sekretari i Përgjithshëm i Partisë Socialiste, Blendi Klosi, e cilësoi këtë si një sukses për diplomacinë parlamentare shqiptare dhe një shenjë besimi ndaj angazhimit të Shqipërisë në kuadër të Asamblesë Parlamentare të OSBE-së.

Sipas tij, mbajtja e sesionit në Tiranë do të krijojë mundësi për diskutime mes delegacioneve mbi çështje që lidhen me demokracinë, sigurinë dhe bashkëpunimin ndërkombëtar, ndërsa do të shërbejë edhe për promovimin e Shqipërisë dhe të potencialit të saj si vend mikpritës.

“Kënaqësi të bashkëndaj lajmin se Asambleja Parlamentare e OSBE-së miratoi propozimin e Delegacionit të Kuvendit të Shqipërisë për organizimin e Sesionit të Vjeshtës 2027 në Tiranë me angazhimin e të gjitha vendeve anëtare të OSBE-së.

Kjo arritje e rëndësishme për diplomacinë parlamentare shqiptare përveçse thekson rolin e saj aktiv dhe ofron një mundësi për diskutime mbi demokracinë, sigurinë, bashkëpunimin është një mundësi e shkëlqyer për të promovuar mikpritjen, vlerat dhe potencialin e Shqipërisë në arenën ndërkombëtare. Ky vendim është një vlerësim besimi ndaj rolit aktiv të Shqipërisë në Asamblenë

Parlamentare të OSBE-së dhe një dëshmi e angazhimit për forcimin e dialogut parlamentar dhe bashkëpunimit ndërkombëtar”, shkruan Klosi.

Views: 6
LAJMEE

Post navigation

Previous Post: Gazetari i BBC zbulon prapaskenat e intervistës me Ramën, si reagoi për hetimet e SPAK: E pyeta nëse duhet të shqetësohemi edhe për të?!
Next Post: Temperaturat e larta, ja disa këshilla si ta përballojmë më lehtë të nxehtin ekstrem

More Related Articles

Deklarata e bujshme e Trump: Ja kur do hiqet bllokada në Hormuz! LAJMEE
Gruaja beqare 95-vjeçare zbulon një sekret të tmerrshëm të burrit të saj nga një foto e vjetër LAJMEE
“Bëjini mirë llogaritë” – Ministri Lamallari zbarkon në Sarandë, pas skandalit që shkriu gjithë Komisariatin e Policisë LAJMEE
Vlora sërish në krizë për ujin, defekti i rëndë regjistrohet në rrjetin kryesor të ujësjellësit LAJMEE
Mbi 120 akademikë shqiptarë të diasporës në mbështetje të protestave, më 20 qershor pritet tubim madhështor dhe LAJMEE
Aloe vera për lëkurën po, për çdo sëmundje jo – ja çfarë duhet të dini LAJMEE

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Archives

  • November 2026
  • October 2026
  • July 2026
  • June 2026
  • May 2026
  • April 2026

Categories

  • LAJMEE
  • News

Recent Posts

  • Chase Ink Business Unlimited® Credit Card Review 2026
  • Chase Sapphire Reserve® Review 2024
  • OpenSky® Secured Visa® Credit CardReview 2024
  • Marriott Bonvoy Brilliant American Express Card Review 2024
  • Petal 2 Credit Card Review

Recent Comments

No comments to show.

Copyright © 2026 Feed Facts.

Powered by PressBook Green WordPress theme