Skip to content

Feed Facts

Sulmi mbi rezidencën e ambasadorit shqiptar në Kiev, kjo është raketa që përdori Rusia, pothuajse e pamundur të neutralizohet nga sistemet mbrojtjes ajrore

Posted on May 24, 2026 By admin No Comments on Sulmi mbi rezidencën e ambasadorit shqiptar në Kiev, kjo është raketa që përdori Rusia, pothuajse e pamundur të neutralizohet nga sistemet mbrojtjes ajrore

Sipas mediave ndërkombëtare dhe ekspertëve ushtarakë, në sulmin ndaj Kievit dyshohet se Rusia ka përdorur raketën balistike hipersonike “Oreshnik”, një armë e avancuar që Moska e ka përdorur vetëm pak herë që nga prezantimi i saj.

“Oreshnik”, që në rusisht do të thotë “Pema e Lajthisë”, konsiderohet një raketë balistike me rreze të mesme veprimi dhe shpejtësi hipersonike. Ajo u përdor për herë të parë kundër Ukrainës në nëntor të vitit 2024.

Ekspertët ushtarakë theksojnë se veçantia e kësaj rakete qëndron në aftësinë për të mbajtur disa koka luftarake njëkohësisht, të cilat mund të godasin objektiva të ndryshëm në të njëjtën kohë. Kjo teknologji përdoret zakonisht tek raketat balistike ndërkontinentale.

“Oreshnik” besohet se është zhvilluar mbi bazën e raketës ruse RS-26 “Rubezh”. Ashtu si shumë sisteme të tjera të armatimit rus, ajo mund të pajiset si me koka bërthamore, ashtu edhe me mbushje konvencionale. Megjithatë, deri tani nuk ka indicie se në sulmin e fundit është përdorur komponent bërthamor.

Sipas autoriteteve ukrainase, një raketë e këtij lloji, e përdorur nga Rusia në një sulm të mëparshëm, arriti shpejtësi deri në 13 mijë kilometra në orë.

Presidenti rus Vladimir Putin ka deklaruar më herët se “Oreshnik” është pothuajse e pamundur të neutralizohet nga sistemet aktuale të mbrojtjes ajrore dhe se fuqia e saj shkatërruese është e krahasueshme me atë të armëve bërthamore, edhe kur përdor mbushje konvencionale.

Megjithatë, ekspertë perëndimorë të sigurisë kanë vënë në dyshim këto pretendime, duke argumentuar se raketa ende konsiderohet eksperimentale dhe se Rusia mund të ketë në dispozicion një numër të kufizuar të tyre.

Sipas raportimeve, Moska e ka futur “Oreshnik” në prodhim serik gjatë vitit 2024 dhe thuhet se i ka furnizuar me këtë sistem edhe aleatët e saj në Bjellorusi.

Ekspertët e sigurisë vlerësojnë se përdorimi i kësaj rakete ka më shumë efekt strategjik dhe psikologjik sesa praktik në fushën e betejës. Qëllimi kryesor, sipas tyre, është dërgimi i një sinjali paralajmërues ndaj Ukrainës dhe aleatëve perëndimorë të NATO-s.

Views: 8
LAJMEE

Post navigation

Previous Post: Shkeli perimetrin e sigurisë me mjet lundrues duke rrezikuar jetën e pushuesve që bënin plazh, 5 milionë lekë gjobë për drejtuesin
Next Post: ALARM për Kosovën! Ndahet lajmi i hidhur pas tensioneve SHBA-Iran

More Related Articles

Nisur nga ngjarjet e djeshme, shkrimi i Sonila Meços për Mimoza Ahmetin LAJMEE
Djali që gjeti një portofol të vjetër në pyll – brenda ishte një histori dashurie e harruar LAJMEE
Ky kali nuk ndalej së përqafuari atë. Pastaj doktorët gjetën diçka të tmerrshme. LAJMEE
Protestuesja para Kryeministrisë: Sali Berisha vrau bijtë e nënave në 1997-ën, hapi depot dhe shiti armët! LAJMEE
Angjinarja: Perimi i pranverës që forcon kockat dhe zemrën LAJMEE
“Velipoja po zhvatet”/ Ish-kryebashkiaku socialist “fundos” Ramën: Qeveria merr miliona, qytetarët s’shohin asgjë LAJMEE

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Archives

  • November 2026
  • October 2026
  • July 2026
  • June 2026
  • May 2026
  • April 2026

Categories

  • LAJMEE
  • News

Recent Posts

  • Chase Ink Business Unlimited® Credit Card Review 2026
  • Chase Sapphire Reserve® Review 2024
  • OpenSky® Secured Visa® Credit CardReview 2024
  • Marriott Bonvoy Brilliant American Express Card Review 2024
  • Petal 2 Credit Card Review

Recent Comments

No comments to show.

Copyright © 2026 Feed Facts.

Powered by PressBook Green WordPress theme