Skip to content

Feed Facts

“Velipoja po zhvatet”/ Ish-kryebashkiaku socialist “fundos” Ramën: Qeveria merr miliona, qytetarët s’shohin asgjë

Posted on May 17, 2026 By admin No Comments on “Velipoja po zhvatet”/ Ish-kryebashkiaku socialist “fundos” Ramën: Qeveria merr miliona, qytetarët s’shohin asgjë

Ish-kryetari i komunës së Velipojës i ka dhënë një shuplakë të fortë qeverisë Rama dhe Bashkisë Shkodër, duke rrëzuar publikisht propagandën e socialistëve për “sukseset” e reformës territoriale.

Bardhok Ndreka, vetë ish-përfaqësues i Partisë Socialiste në Velipojë, deklaroi se prej vitesh zona është lënë në harresë totale, ndërsa miliona lekë mblidhen nga taksat dhe turizmi pa u kthyer asnjë investim për banorët. Ai akuzoi qeverinë dhe Bashkinë Velipojë për shkatërrimin e bujqësisë, largimin e të rinjve dhe braktisjen e një prej zonave më të pasura turistike të vendit.

Sipas Ndrekës, reforma territoriale rezultoi një mashtrim që i hoqi Velipojës zhvillimin dhe përfaqësimin, ndërsa përplasjet në Rrjoll janë pasojë direkte e dështimit të shtetit. Ish-kryetari kërkoi rikthimin e Velipojës në bashki më vete, duke theksuar se zona ka resurset dhe potencialin për t’u vetëqeverisur pa u mbajtur peng nga Bashkia Shkodër.

Deklarata e tij:

Jam Bardhok Ndreka, banor i komunës së Velipojës. Ish-kryetar komune i Partisë Socialiste në Velipojë. Unë e njoh mirë Velipojën, se e kam punuar dy periudha në shtrikë. Edhe në atë kohë, edhe në këtë kohë. Ai zotëri i Mazniku tha që reformat kanë dhënë rezultat në 2014-ën e këtej. Unë flas për Velipojën gjithmonë. Jo vetëm që s’kanë dhënë asnjë rezultat, por zero. Zero. Tri bashkitë, me mandat, tri bashkitë, pesë kryetarë komunash kemi qenë. Në raport me ato, secili nga ne, i majtë e i djathtë, e kemi vënë nga një gurë. Ndërsa bashkitë nuk e kanë hedhur një karrocë zhavorr në Velipojë. Me miliona lekë merren në Velipojë.

Me miliona lekë merren në Velipojë, zero investime. Ligji për qeverisjen vendore thotë kështu: Aty ku merren të ardhurat, duhet me bërë investime. Ku janë këto investime? Vijnë këto punonjësit e bashkisë, marrin paratë, diku në xhep, diku atje, edhe zero. O zotërinj, Boçi, zotërinj, transmetoj fjalë, unë jam i majtë. Por, kjo qeverisje, mënyrën si e kanë organizuar këto, zero, zero, zero. Ka ikur rinia, ka ikur bujqësia, kemi mbetur ne pleqtë. Po bëj një humor. Duke qenë ne pleq, jam edhe unë plak, një plak thotë: ‘Më të marrë malli mor me e pa, më falni moj motra, me e pa një nuse shtatzanë mor’.

Po ku janë këto? Ikën, s’rrijnë më këtu. Kjo është fatkeqësi e madhe. Faleminderit shumë. Velipoja e don qeverisjen vendore vetë. Don bashki. Pse? Se i ka të gjitha resurset. Ka 11 mijë, 12 mijë banorë. Ka 14-15 mijë hektarë tokë. I di unë, i di me statistika. Ka dy, 13 mijë kilometra plazh, dy, 13 kilometra, nga grykëderdhja e Bunës e deri te Rana e Hedhme. Ju e dini, tërë populli e din. E din gjithë Shqipëria, përplasjet që ndodhën banorët e fshatit Rrjoll me policinë. Nuk ka faj policia. Po ka faj shteti. Ka faj shteti. Jam shumë dakord që ajo zonë don ndryshim, don investime, mos me e lënë me një fjalë. Por duhet me u marrë vesh shteti. Mos me i lënë fshatarët me u përplas me njeri-tjetrin

Views: 6
LAJMEE

Post navigation

Previous Post: Momenti emocionues: Nxënësit vrapojnë drejt mësuesit dhe e përqafojnë sapo hyn në klasë
Next Post: “Pse u ndave me babin?”/ Sara Hoxha tregon pyetjen më të vështirë që ka marrë nga Poem dhe përgjigjen që i dha!

More Related Articles

Gruaja shtatzënë në protestë: Jam këtu për gocën që do të vijë në jetë, për të ardhmen e Shqipërisë LAJMEE
Alarm në motelin “Berati” në Sllatinë – 60-vjeçari gjendet pa shenja jete LAJMEE
Berisha, një burracak që është duke e bërë në brekë nga frika” LAJMEE
Mitet dhe të vërtetat rreth kancerit të mushkërive LAJMEE
A mund të shërohet lëkura e thatë vetëm duke pirë ujë? LAJMEE
👉 17 vite në arrati… por kur policia më në fund e gjeti, vendi ku ishte fshehur i la të gjithë pa fjalë! 😳 LAJMEE

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Archives

  • November 2026
  • October 2026
  • July 2026
  • June 2026
  • May 2026
  • April 2026

Categories

  • LAJMEE
  • News

Recent Posts

  • Chase Ink Business Unlimited® Credit Card Review 2026
  • Chase Sapphire Reserve® Review 2024
  • OpenSky® Secured Visa® Credit CardReview 2024
  • Marriott Bonvoy Brilliant American Express Card Review 2024
  • Petal 2 Credit Card Review

Recent Comments

No comments to show.

Copyright © 2026 Feed Facts.

Powered by PressBook Green WordPress theme