Skip to content

Feed Facts

“Gruaja më braktisi kur mësoi se isha me kancer”, avokat i njohur trondit: Jetoj me qenin, nëse vdes…

Posted on May 20, 2026 By admin No Comments on “Gruaja më braktisi kur mësoi se isha me kancer”, avokat i njohur trondit: Jetoj me qenin, nëse vdes…

Avokati Saimir Vishaj i cili një vit më parë kaloi një nga “dimrat” më të vështirë të jetës së tij, luftën me kancerin, ka ardhur së fundmi në një rrëfim ku dhe ka folur për shumë ndodhi nga jeta personale, nga ditët në koma, te rikuperimi e deri te divorci me dashurinë e tij prej 40 vitesh dhe së fundi për vetminë.

I ftuar në emisionin “Breaking” me moderatore Fiori Dardhën, Vishaj ka treguar momentet kur dhe ishte në koma dhe forcën që kishte përbrenda për t’ia hedhur dhe kësaj beteje.

Ai është ndalur dhe te divorci me ish-gruan tanimë, Silvanën, kirurgen e njohur e cila mesa duket tanimë është duke jetuar në Shtetet e Bashkuara të Amerikës, krah djemve të saj.

Avokati rrëfeu se Silvana ishte ajo që i qëndroi mbi kokë gjatë qëndrimit të tij në spitalin në Itali, mirëpo si shumë të tjerë, as ajo, nuk e përballoi dot sëmundjen e tij dhe vendosi që të largohej.

“Po kaloj një periudhë të vështirë familjare. Familja dhe bashkëshortja kanë zgjedhur të jetojnë jashtë shtetit, jetojnë në SHBA. Jam braktisur por do e kaloj”, u shpreh ndër të tjera avokati, duke shtuar më tej se fëmijët e tij mbajnë “krahun” e nënës së tyre dhe se në këto momente ai është tërësisht i vetëm, ai dhe qeni i tij.

Pjesë nga intervista e avokatit në TopNews: Po kaloj një periudhë të vështirë familjare. Familja dhe bashkëshortja kanë zgjedhur të jetojnë jashtë shtetit, jetojnë në SHBA. Jam braktisur por do e kaloj. Puna më ndihmon ta kaloj, kolegët dhe miqtë e mi. Unë jam i dashuruar me Shqipërinë, jam i ri dhe nuk mund të rri pa punuar. Pavarësisht sa të mira ka SHBA, unë dua të punoj në Shqipëri.

Tani po ndërtoj jetën normalisht. Pavarësisht se jam përballur me shumë gjyqe. Por i kam kaluar. Po ja dal vetëm, tani kam dhe një qen. Më duket se do bëhem si Lasgush Poradeci, ‘I vetmuar por me një qen’. Fëmijët më kanë bërë dhe gjysh dhe jam i lumtur për ta. Isha pak javë më parë në SHBA dhe i takova. Nipi më thotë që edhe nëse do të vdesësh, do të ngelesh yll në qiell.

Në 40 vite martesë, është normale që vetmia nuk i shkon askujt. Një martesë e lidhur me dashuri, nuk sfumohet kaq shpejt. Por kur më merr malli, shkoj në SHBA dhe takoj nipin. Me ish-gruan nuk kam asnjë raport.

Zero komunikim. Tani u bënë 8 muaj që e kaloj këtë gjë, jam më mirë. Fëmijët janë ata që gjithmonë mbajnë anën e nënës, po të kisha vajzë do kishte mbajtur anën time.

“Jam i braktisur”/ Avokati Saimir Vishaj flet për divorcin me

Views: 7
LAJMEE

Post navigation

Previous Post: Dashuri pa hile!
Next Post: Vrasja e vëllezërve Alikaj, familjari: Çaka dhe Spahiu u liruan, u prishën provat! Ja kush e di të vërtetën

More Related Articles

Fundi i majit përvëlues dhe me temperatura deri 36 gradë, meteorologia tregon kushtet atmosferike LAJMEE
Aksident fatal në Tiranë, humb jetën 48-vjeçari pasi u përplas nga një automjet (EMRI) LAJMEE
Humbi jetën në mënyrë tragjike në Manhattan, ekspertët zbulojnë detaje tronditëse për shqiptaren Donike Gocaj! LAJMEE
Shoferi i Moshuar Më Në Fund Del Në Pension — Por Zbehet Kur Një Kliente I Zbulon Diçka Të Papritur LAJMEE
DENONCIMET/ Endri Meksi del nga SPAK pas 5 orësh! U pyet se çfarë di mbi skandalin AKSHI: “Ishte interesante!” LAJMEE
U martua me të dënuarin me vdekje, 31-vjeçarja shqiptare “shpërthen” pas ekzekutimit të tij LAJMEE

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Archives

  • November 2026
  • October 2026
  • July 2026
  • June 2026
  • May 2026
  • April 2026

Categories

  • LAJMEE
  • News

Recent Posts

  • Chase Ink Business Unlimited® Credit Card Review 2026
  • Chase Sapphire Reserve® Review 2024
  • OpenSky® Secured Visa® Credit CardReview 2024
  • Marriott Bonvoy Brilliant American Express Card Review 2024
  • Petal 2 Credit Card Review

Recent Comments

No comments to show.

Copyright © 2026 Feed Facts.

Powered by PressBook Green WordPress theme