Fundi i majit përvëlues dhe me temperatura deri 36 gradë, meteorologia tregon kushtet atmosferike

21 Views

Meteorologia Tanja Porja ka paralajmëruar se vendi do të përfshihet nga një valë e fortë të nxehti gjatë kësaj jave, me temperatura që në disa zona do të ngjiten deri në 36 gradë Celsius.

Ajo tha se krahas vapës intensive, në pjesën e dytë të ditës priten edhe reshje të shkurtra lokale, kryesisht në zonat lindore dhe juglindore. Sipas saj, fundjava do të ofrojë kushte ideale për pushuesit në bregdet.

Porja theksoi se gjatë ditës së sotme temperaturat në mesditë do të luhaten nga 34 deri në 35°C, ndërsa pasdite parashikohet shtim i vranësirave dhe mundësi për rrebeshe të izoluara në disa zona malore. Ajo shtoi se vala e të nxehtit do të vijojë edhe të mërkurën, kur termometri pritet të arrijë kulmin deri në 36°C, ndërkohë që reshjet afatshkurtra do të mbeten prezente në lindje dhe juglindje të vendit.

Sot mesdita pritet të shënojë rreth 34-35°C. Megjithatë pas mesditës kemi fuqizim të vranësirave kryesisht në zonat juglindore dhe lindore aty ku nuk përjashtohet mundësia për rebeshe afatshkurtra të izoluara. Në fakt do të jenë rrebeshe të karakterit lokal. Ajo çfarë pritet të ndodhë në vijim si kundër e kemi thënë dhe më herët vijon periudha me temperatura mjaft të larta. Edhe nesër presim një rritje të temperaturave, një rritje të paktën me 1 gradë si në mëngjes edhe në orët e mesditës presim nga 13 në 36°C. Si kundër vijon pjesa e dytë e ditës me rrebeshe afatshkurtra. Përsëri në të njëjtat zona juglindja dhe lindja e territorit shqiptar.

Sipas meteorologes, të enjten temperaturat do të pësojnë një ulje të lehtë, por moti i paqëndrueshëm do të shtrihet në një territor më të gjerë. Reshje të shkurtra priten jo vetëm në lindje, por edhe në veri të Shqipërisë, kryesisht gjatë orëve të pasdites.

Ndërkohë, fundjava parashikohet të jetë kryesisht me kthjellime dhe me shumë pak reshje. Vetëm në zonat malore lindore mund të ketë episode të izoluara shiu. Pjesa më e madhe e territorit do të dominohet nga moti i kthjellët dhe vranësira kalimtare.

Edhe pse temperaturat do të pësojnë rënie graduale nga e premtja deri të dielën, moti do të mbetet i nxehtë në të gjithë vendin. Maksimumet pritet të luhaten nga 31 deri në 33 gradë Celsius, duke krijuar kushte të favorshme për pushime dhe aktivitetet në bregdet.

Megjithatë me gjithë rënien e vlerave termike që nuk presin më 34 apo 35 nga e premtja deri të dielën, por termometri qëndron në vlera mjaft të larta mbi 30°C për pjesën më të madhe të territorit shqiptar. Jo më poshtë se sa 9 gradë në rang territori për ditën e dielë ndërsa maksimumet 31 të dielën, por e premtja dhe e shtuna diçka më ngrohtë me 32 dhe 33 gradë celsius, kushte mjaft komode këto për zonat bregdetare.

Leave a Comment