Skip to content

Feed Facts

Humbi jetën në mënyrë tragjike në Manhattan, ekspertët zbulojnë detaje tronditëse për shqiptaren Donike Gocaj!

Posted on May 22, 2026 By admin No Comments on Humbi jetën në mënyrë tragjike në Manhattan, ekspertët zbulojnë detaje tronditëse për shqiptaren Donike Gocaj!

Një ngjarje e rëndë ka tronditur Nju Jorkun, pasi një grua shqiptare humbi jetën në mënyrë tragjike pasi ra në një pusetë të hapur në Manhattan. Viktima është identifikuar si Donike Gocaj, 56 vjeçe, me origjinë nga Shqipëria, e cila jetonte në Westchester County. Sipas mediave amerikane, gruaja kishte parkuar automjetin pranë dyqanit luksoz Cartier në Midtown Manhattan, kur vetëm pak hapa pasi zbriti nga makina, u zhduk brenda një pusete të hapur që ishte mbushur me avull dhe ujë të valë.

Ekspertët e mjekësisë ligjore konfirmuan se shkaku i vdekjes ishte kombinimi i traumave të forta në trup, djegieve të rënda dhe dëmtimeve fatale nga thithja e avullit të nxehtë. Ish-zyrtarë të mjekësisë ligjore në Nju Jork deklaruan se dëmtimi më i madh ka ardhur nga avulli që i ka shkatërruar mushkëritë dhe aftësinë për të marrë oksigjen.

Një dëshmitar në vendngjarje tregoi momentet dramatike, duke thënë se gruaja bërtiste vazhdimisht “po vdes” nga brenda pusit, ndërsa kalimtarët tentonin ta ndihmonin me shkallë dhe mjete të improvizuara. Sipas kompanisë Con Edison, kapaku i pusetës dyshohet se ishte zhvendosur vetëm pak minuta më parë nga kalimi i një kamioni të rëndë. Autoritetet amerikane kanë nisur hetimet për rastin. Familjarët e përshkruajnë Donike Gocajn si një nënë dhe gjyshe të përkushtuar, ndërsa miqtë tregojnë se ajo po shkonte në punë për turnin e natës kur ndodhi tragjedia.

Views: 5
LAJMEE

Post navigation

Previous Post: Asambleja e OBSH, ministrja Sala prezanton prioritetet e Shqipërisë në shëndetësi
Next Post: Zjarr në Vlorë, era e fortë përhap me shpejtësi flakët në kodra dhe zonat me ullishte

More Related Articles

Rruga tek ish-Fusha e Aviacionit me liqene sa herë bie shi: Balta dhe pellgjet kanë izoluar banorët LAJMEE
Ndihmë nga Tel Avivi për bujqësinë, Shqipëria dhe Izraeli nënshkruajnë marrëveshje për teknologji dhe inovacion në sektorin bujqësor LAJMEE
Çfarë nuk të tregojnë për uthullën e mollës dhe dhimbjen e gjurit LAJMEE
I fundit, Rama me nje lajm te papritur LAJMEE
My Sister Laughed When My 9-Year-Old Gave Grandma a Jar of Coins for Her 75th Birthday and Dumped It on the Table — Then Grandma Pulled an Old Bank Book From Her Purse LAJMEE
Arbër Hoxha i pandalshëm te Dinamo Zagreb, tund rrjetën me një “predhë” nga jashtë zonës (Video) LAJMEE

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Archives

  • November 2026
  • October 2026
  • July 2026
  • June 2026
  • May 2026
  • April 2026

Categories

  • LAJMEE
  • News

Recent Posts

  • Chase Ink Business Unlimited® Credit Card Review 2026
  • Chase Sapphire Reserve® Review 2024
  • OpenSky® Secured Visa® Credit CardReview 2024
  • Marriott Bonvoy Brilliant American Express Card Review 2024
  • Petal 2 Credit Card Review

Recent Comments

No comments to show.

Copyright © 2026 Feed Facts.

Powered by PressBook Green WordPress theme