Skip to content

Feed Facts

VIDEO/ Kush është 19-vjeçari shqiptar që humbi jetën gjatë aksidentit tragjik në Itali! Dy miqtë e tij u plagosën, e dëmtuar edhe shoferja e mjetit tjetër

Posted on May 18, 2026 By admin No Comments on VIDEO/ Kush është 19-vjeçari shqiptar që humbi jetën gjatë aksidentit tragjik në Itali! Dy miqtë e tij u plagosën, e dëmtuar edhe shoferja e mjetit tjetër

Një 19-vjeçar shqiptar me banim në Monopoli të Barit humbi jetën në një aksident rrugor mbrëmjen e së premtes, rreth orës 23:00, pranë Piazza Milite Ignoto.

Viktima është identifikuar si Klevis Kalliu, i cili ishte ulur në sediljen e pasme të një ‘Mercedesi’, që për arsye ende të paqarta, u përplas me një ‘Toyota Auris’, e drejtuar nga një grua.

Pas përplasjes së dhunshme, drejtuesi i makinës së parë humbi kontrollin, duke goditur edhe disa automjete të parkuara. Toyota, e drejtuar nga një grua e re, gjithashtu e huaj, por banore e vjetër e Monopolit, përfundoi gjithashtu udhëtimin e saj, duke u përplasur me një furgon Citroen të parkuar ligjërisht.

Pasoja ishte një i vdekur dhe 3 të plagosur, mes tyre dy miqtë e shqiptarit dhe shoferja tjetër. Shqiptari ishte pasagjer në mjetin “Mercedes”.Operacionet e shpëtimit filluan menjëherë, me dy ambulanca nga shërbimet e emergjencës që mbërritën në vendngjarje, së bashku me zjarrfikësit nga detashmenti Monopoli për të siguruar automjetet, një patrullë nga Guardia di Finanza dhe disa patrulla karabinierësh nga njësia operative dhe radiomobile e Monopoli, informon media italiane.

Paramedikët në vendngjarje kryen CPR-në ndaj 19-vjeçarit, i cili u transportua më pas në Spitalin San Giacomo, ku zemra e tij pushoi së rrahuri pavarësisht përpjekjeve të mjekëve për ta shpëtuar. Hetimet për ngjarjen janë ende aktive, për të zbuluar shkaqet dhe rrethanat e aksidentit tragjik.

Views: 8
LAJMEE

Post navigation

Previous Post: Njeriu i besuar i Ramës paraqitet në SPAK
Next Post: Kam nevojë për 1 mijë punëtorë! Por shqiptarët janë përtacë nuk duan të …

More Related Articles

Sinoptikania paralajmëron: Bëhuni gati, Shqipëria do ‘goditet’ nga reshje shiu dhe rrebeshe LAJMEE
Fundi i majit përvëlues dhe me temperatura deri 36 gradë, meteorologia tregon kushtet atmosferike LAJMEE
Dita më e nxehtë deri tani”/ Meteorologia befason me parashikimin: Në fund të Prillit prisni… LAJMEE
Algiti, 7-vjeçari që u aksidentua për vdekje pak metra larg shkollës LAJMEE
Gruaja Kthehet Në Shtëpi Dhe Gjen Një “Vezë” Të Çuditshme Të Varur Në Tavanin e Dhomës LAJMEE
Nga rrjeti i ri i restoranteve te kompania rekrutuese e emigrantëve, zbulohen bizneset e reja miliona euro të Daniel Shimës LAJMEE

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Archives

  • November 2026
  • October 2026
  • July 2026
  • June 2026
  • May 2026
  • April 2026

Categories

  • LAJMEE
  • News

Recent Posts

  • Chase Ink Business Unlimited® Credit Card Review 2026
  • Chase Sapphire Reserve® Review 2024
  • OpenSky® Secured Visa® Credit CardReview 2024
  • Marriott Bonvoy Brilliant American Express Card Review 2024
  • Petal 2 Credit Card Review

Recent Comments

No comments to show.

Copyright © 2026 Feed Facts.

Powered by PressBook Green WordPress theme