Skip to content

Feed Facts

Valon Ademi i drejtohet Behgjet Pacollit: Ti je agjent me mision të përjetshëm

Posted on May 22, 2026 By admin No Comments on Valon Ademi i drejtohet Behgjet Pacollit: Ti je agjent me mision të përjetshëm

Valon Ademi, administrator i “2A Group”, kompanisë që menaxhon Aeroportin e Vlorës, i është përgjigjur akuzave të Behgjet Pacollit, drejtues i “Mabco”. Ai i drejtohet emisar, në shërbim të shefave, dhe e akuzon për pazare me aeroportin.

Reagimi i Valon Ademit:

Emisar,

Unë e njoh shumë mirë strategjinë tënde, pasi e kuptoj qartë që “ujku do mjegull”. Për këtë taktikë, ti je i shkolluar dhe i trajnuar prej kohësh nga shefat e tu, ndaj dhe strategjinë e mjegullës di ta zbatosh me mjeshtëri. Megjithatë, nëse kjo qasje mund të funksionojë për të hutuar opinionin publik, me mua të ka dështuar.

Siç ta kam bërë të qartë: me ty, emisar, unë nuk kam asnjë problem sepse ti nuk je as aktor dhe as faktor në këtë mes; je thjesht një agjent i përdorur për të marrë nën kontroll Aeroportin e Vlorës. Lufta ime është me kolegun tënd, Bart Turtelboom, i cili është ekzekutori i skemës financiare dhe juridike për t’ua dorëzuar këtë aset kombëtar shefave tuaj, atje ku i keni.

Ti detyrën tënde po e zbaton me përpikëri, sipas udhëzimeve. Ndaj, ti nuk ke faj që unë e refuzova ofertën tënde prej 80 milionë eurosh në shkurt të vitit 2025, për t’ia shitur aeroportin atyre që ti i di mirë. Madje, kur unë e refuzova atë ofertë pikërisht për shkak të asaj që ata përfaqësojnë, ti më the tekstualisht: “Mos u shqetëso, sepse pronar formal do të vazhdoj të figuroj Mabco.”

Refuzimi im i prerë atë natë është zanafilla e kësaj situate të cilën po e përballoj edhe sot. “Gabimi” im i vetëm ishte refuzimi për ta shitur Aeroportin e Vlorës atje ku ti kishe marrë urdhër ta dorëzoje.

Deri më sot, shumë detaje i kam mbajtur larg vëmendjes publike, duke pritur që organet kompetente të bëjnë detyrën e tyre, në mos atë ligjore, të paktën atë patriotike. E kam bërë betejën time në heshtje, në respekt të institucioneve. Por, edhe pse ata që duhej të reagonin heshtën, unë nuk do të ndalem, kurrë.

Emisar, tregoj shefave të tu, se unë nuk shitem, nuk intimidohem, nuk frikësohem dhe nuk dorëzohem kurrë përballë tyre! Tregoju se paraja e tyre, për mua s’ka asnjë vlerë. Ata mund të blejnë gazetarë, media e portale, por Aeroportin e Vlorës nuk do ta blejnë kurrë.

As ti dhe as propaganda jote me mercenarë e zagarë nuk më intimidon, sepse, në të gjithë këtë proces të Aeroportit të Vlorës, i vetmi njeri i shitur, i blerë dhe i komprometuar je ti.

Dil e tregoju shqiptarëve se kush fshihet pas “Compartment Bernina”. Dil e tregoju me sa rubla u pagove. Dil e tregoju se te gjitha veprimet po i bën vetëm për interes të Compartment Bernina-s, interesa këto që bien ndesh me interesin publik, atëherë mund të marrësh guximin të përmendësh emrin tim.

Ti emisar, edhe mashtrimet i bën për të mbuluar atë se çfarë në të vërtetë je, sepse ti nuk je emisar për një mision, por ti je agjent me mision të përjetshëm, sepse ti shpirtin edhe dinjitetin e ke shitur me kohë, e tash vepron me urdhra nga atje ku je shitur!

Turp të qoftë emri Behgjet e mbiemri Pacolli!

Views: 7
LAJMEE

Post navigation

Previous Post: Sinoptikania paralajmëron: Bëhuni gati, Shqipëria do ‘goditet’ nga reshje shiu dhe rrebeshe
Next Post: Një domate në ditë nuk “çudit botën”, por ja çfarë përfitimesh reale ka

More Related Articles

Mes protestave, Yll Limani provokon protestuesit? (FOTO) LAJMEE
Të shtëna me armë në zonën e Ali Demit në Tiranë LAJMEE
Adoleshenti Dëgjoi një Zhurmë të Çuditshme në Pyll – Ajo që Gjeti Ishte një Foshnjë në Gjendje Kritike LAJMEE
“Kur kjo nënë e tre fëmijëve bëri një test ADN-je, rezultati tronditës i bëri t’i bjerë zemra në fund të barkut.” LAJMEE
Qentë endacakë helmohen gjatë natës në Vlorë, qytetarët: “Policia të reagojë urgjentisht” LAJMEE
👉 Ajo kishte vetëm 11 vjeç… dhe dhimbje barku. Por kur mjekët panë çfarë po ndodhte, gjithçka mori një kthesë të tmerrshme. LAJMEE

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Archives

  • November 2026
  • October 2026
  • July 2026
  • June 2026
  • May 2026
  • April 2026

Categories

  • LAJMEE
  • News

Recent Posts

  • Chase Ink Business Unlimited® Credit Card Review 2026
  • Chase Sapphire Reserve® Review 2024
  • OpenSky® Secured Visa® Credit CardReview 2024
  • Marriott Bonvoy Brilliant American Express Card Review 2024
  • Petal 2 Credit Card Review

Recent Comments

No comments to show.

Copyright © 2026 Feed Facts.

Powered by PressBook Green WordPress theme