Skip to content

Feed Facts

Qentë endacakë helmohen gjatë natës në Vlorë, qytetarët: “Policia të reagojë urgjentisht”

Posted on May 17, 2026 By admin No Comments on Qentë endacakë helmohen gjatë natës në Vlorë, qytetarët: “Policia të reagojë urgjentisht”

Një skenë shokuese është regjistruar gjatë mbrëmjes në qytetin e Vlorës, ku dhjetëra qen endacakë dyshohet se janë helmuar dhe lënë të vdekur në rrugë, në një ngjarje që ka revoltuar qytetarët dhe ka ngritur pikëpyetje të forta mbi mënyrën sesi po menaxhohet situata e kafshëve endacake në qytet.

Pamjet e mbërritura në redaksinë tonë janë të rënda. Në video shihen qen të ngordhur të shtrirë në trotuare, ndërsa disa të tjerë lëvizin me vështirësi, në gjendje agonizante, mes dhimbjes dhe mungesës totale të ndihmës.

Sipas denoncimit, dyshimet kryesore bien mbi helmimin e qëllimshëm të qenve, ndërsa qytetarët hedhin akuza të forta ndaj Bashkisë së Vlorës, duke pretenduar se kjo situatë vjen pas dështimit total për të menaxhuar prej vitesh problemin e qenve endacakë.

Vetëm pak kohë më parë, Bashkia e Vlorës premtoi publikisht ngritjen e një strehimoreje për kafshët endacake dhe marrjen e masave konkrete për sterilizimin dhe trajtimin e tyre. Por sipas qytetarëve, deri më sot gjithçka ka mbetur vetëm në nivel premtimesh, ndërsa realiteti në rrugët e qytetit duket krejt ndryshe.

“Kur nuk dinë t’i menaxhojnë, zgjedhin t’i zhdukin”, shprehet denoncuesi për JOQ Albania, duke ngritur dyshime se helmimi mund të jetë bërë me dijeni të strukturave lokale.

Ngjarja ka shkaktuar reagime të shumta, ku qytetarët kërkojnë hetim të menjëhershëm nga Policia e Vlorës me në krye Elidon Çela, dhe transparencë të plotë për atë që ka ndodhur, pasi zona në të cilën janë helmuar qentë është e pajisur me kamera sigurie të cilat kontrollohen nga policia.

Shumë prej tyre kërkojnë që institucionet të reagojnë urgjentisht, jo vetëm për të zbuluar autorët e helmimit, por edhe për të parandaluar përsëritjen e ngjarjeve të tilla.

JOQ Albania u bën thirrje autoriteteve përgjegjëse ta hetojnë këtë rast me seriozitetin që meriton dhe të vendosin përpara përgjegjësisë autorët e këtij akti të rëndë.

 

Views: 6
LAJMEE

Post navigation

Previous Post: Thellohet tragjedia në Maldive, zhytësi humb jetën gjatë kërkimit të trupave të italianëve të zhdukur
Next Post: “Mjekët i Thanë se Ishte Vetëm e Lodhur… Por Një Foto e Foshnjës së Saj Ndryshoi Gjithçka”

More Related Articles

“Kam prova video”/ Kush e drejtoi protestën drejt Rinasit! Dalin detajet e para LAJMEE
Pas 3 birrash, Ola dhe vjehrri “kapen për fyti”, Adioni publikon FOTO LAJMEE
Kurrë nuk duhet t’i mbani këto 6 gjëra në portofol, dëgjojeni para se të jetë vonë LAJMEE
Receta që ka habitur mjekët: Ja si t’i thoni lamtumirë diabetit LAJMEE
680 lbs Woman Had to Lose 300 Pounds or Suffer Pain for Rest of Her Life—and She Did It in 30 Months LAJMEE
Pilinçi i dërgon letrën e pazakontë Ramës: Liro zyrën për 7 ditë, dorëzo çelësat dhe fshi zhgaravinat që ke bërë në mure LAJMEE

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Archives

  • November 2026
  • October 2026
  • July 2026
  • June 2026
  • May 2026
  • April 2026

Categories

  • LAJMEE
  • News

Recent Posts

  • Chase Ink Business Unlimited® Credit Card Review 2026
  • Chase Sapphire Reserve® Review 2024
  • OpenSky® Secured Visa® Credit CardReview 2024
  • Marriott Bonvoy Brilliant American Express Card Review 2024
  • Petal 2 Credit Card Review

Recent Comments

No comments to show.

Copyright © 2026 Feed Facts.

Powered by PressBook Green WordPress theme