Skip to content

Feed Facts

Uji, një mall që nuk paguhet, 60% e tij nuk faturohet! Vetëm 19 bashki kanë furnizim 24 orë

Posted on May 12, 2026 By admin No Comments on Uji, një mall që nuk paguhet, 60% e tij nuk faturohet! Vetëm 19 bashki kanë furnizim 24 orë

Ndërsa furnizimi i pandërprerë me ujë vijon të mbetet një problem në shumicën e vendit, mbi 60 përqind, trajtohet si mall pa zot dhe nuk paguhet. Të dhënat e Entit Rregullator të Ujit, tregojnë se vetëm 19 bashki kanë ujë pa ndërprerje, ndërsa në 8 të tjera, furnizimi luhatet nga 4 deri 8 orë në ditë. Tirana nuk ka asnjë përmirësim prej 2021-shit.

Pavarësisht investimeve të kryera në rrjetet e ujësjellësve Shqipëria ka mesatarisht pak më shumë se 17 orë furnizim me ujë në ditë.

Situata është problematike në bashkinë e Kamzës e Shijak ku banorët kanë vetëm 4 orë ujë në ditë, ndjekur nga Kavaja me 5 orë, Kruja 6 orë, Hasi 7 orë dhe Vora, Roskoveci e Mallakastra me nga 8 orë ujë.

Ndonëse jemi në mesin e vitit 2026, në raportin zyrtar dërguar parlamentit për vitin e kaluar, të dhënat janë vetëm të 2024-ës. Edhe në një përgjigje zyrtare për Report TV, ERRU thotë se nuk ka të dhëna të rifreskuara.

Referuar shifrave të vëna në dispozicion 19 bashki të vendit garantojnë furnizim pa ndërprerje. NJë e treta e tyre ndodhen në zonën e Pogradecit dhe Korçës.

Tirana ka vetëm 17 orë ujë në ditë. Kryeqyteti nuk ka njohur asnjë përmirësim, në 4-vjecarin e fundit.

Për të rritur furnizimin dhe cilësinë qeveria ndërmori reformën e ujësjellësve që prej vitit 2022, prej së cilës 43 shoqëritë që ekzistonin do shkriheshin dhe krijohen 15 të reja. ERRU thotë se deri më tani janë krijuar 14 shoqëri rajonale ujësjellës kanalizime, ndërkohë vazhdojnë funksionojnë si Ujësjellës Kanalizime të ndara, Tirana, Vora dhe Kamza.

Pavarësisht këtij riorganizimi, problem vijon të mbetet uji pa të ardhura. Sipas të dhënave të Entit Rregullator të afro 61% e ujit në vend nuk faturohet. Më konkretisht rreth 184 milionë metër kub ujë nuk faturohet, për shkak të lidhjeve të paligjshme, gabimeve në matje e faturim apo humbjeve në rrjet. Në total uji për të cilin qytetarë e biznese paguajnë tarifë është 118 milionë metër kub.

BASHKITË ME UJË 24 ORË/DITË

Delvinë

Konispol

Himarë

Këlcyrë

Libohovë

Përmet

Pogradec

Përrenjas

Devoll

Kolonjë

Korçë

Pustec

Poliçan

Skrapar

Librazhd

Gramsh

Lezhë

Fushë Arrëz

Pukë

BASHKITË ME MË PAK UJË NË DITË

Roskovec/Mallakastër/Vorë   8 orë

Has                                         7 orë

Krujë                                       6 orë

Kavajë                                    5 orë

Shijak/Kamëz                          4 orë
Views: 5
LAJMEE

Post navigation

Previous Post: Dy 16 vjeçarë hapin varrin në Pogradec, policia tmerrohet kur shikon çfarë i bënin të vdekurit
Next Post: “A e di ti që Erion Veliaj i çonte bukë Ndrenikës në shtëpi?” Nora Malaj e tronditur për gjendjen e artistëve

More Related Articles

“Burri Po Fotografonte Gruan e Tij në Varkë – Por Një Detaj në Oqean i Tronditi” LAJMEE
Berisha ngatërron zgjedhjet pa garë të PD me ato parlamentare LAJMEE
Ç’ndodhi në Sheshin “Skënderbej”, lezhjani çan kangjellat me makinë, rrezikon jetën e qytetarëve LAJMEE
👉 Kur shkencëtarët skanuan nën akullin e Antarktidës, zbuluan diçka që mund të ndryshojë të ardhmen tonë! ❄️😳 LAJMEE
Skandal në “Durrës Marina”, fundosen pallatet e Alabarit, IKMT kërkon ndërhyrje urgjente, si u zhytën dy kulla nga LAJMEE
Burri zbulon një qytet të fshehur në shkretëtirë – Qeveria thotë: “Nuk duhet ta shihni këtë” LAJMEE

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Archives

  • November 2026
  • October 2026
  • July 2026
  • June 2026
  • May 2026
  • April 2026

Categories

  • LAJMEE
  • News

Recent Posts

  • Chase Ink Business Unlimited® Credit Card Review 2026
  • Chase Sapphire Reserve® Review 2024
  • OpenSky® Secured Visa® Credit CardReview 2024
  • Marriott Bonvoy Brilliant American Express Card Review 2024
  • Petal 2 Credit Card Review

Recent Comments

No comments to show.

Copyright © 2026 Feed Facts.

Powered by PressBook Green WordPress theme