Skip to content

Feed Facts

Ç’ndodhi në Sheshin “Skënderbej”, lezhjani çan kangjellat me makinë, rrezikon jetën e qytetarëve

Posted on May 9, 2026 By admin No Comments on Ç’ndodhi në Sheshin “Skënderbej”, lezhjani çan kangjellat me makinë, rrezikon jetën e qytetarëve

Vetëm 2 ditë nga tragjedia e rëndë në zonën e Durrësit, ku gjatë një aksidenti rrugor, humbën jetën dy fëmijë të mitur dhe tre të tjerë u plagosën rëndë, fatmirësisht në qëndër të Tiranës dy ditë më parë është shmangur një tjetër tragjedi e njëjtë.

Gazetari Elton Qyno ka mësuar se një automjet tip “Toyota Versus” pa targa, ka çarë me shpejtësi kangjellat e hekurit të vendosura në hyrje të sheshit “Skënderbej” dhe ka kryer manovra të rrezikshme duke rrezikuar seriozisht kalimtarët e rastit dhe punonjësit e policisë Bashkiake që ishin në vendgjarje.
Drejtues i mjetit është identifikuar dhe arrestuar si Viktor Ndoka nga qyteti i Lezhës, por ka jetuar prej 10 vite në Angli.

Sipas informacioneve të siguruara Ndoka ka drejtuar me shpejtësi makinën në bulevardin “Zogu i I” dhe më pas ka hyrë në ambjentet publike të sheshit “Skënderbej” në qëndër të Tiranës.

Ngjarja është parë nga shumë kalimtarë të cilët janë shmangur për ti shpëtuar goditjes nga makina. Ndërkohë mjeti është përplasur me një nga gurrët e vendosur afër Muzeut Kombëtar.

Kanë qënë dy punonjës të policisë Bashkiake, Arkid Rizvani dhe Rigert Kasa, të cilët vrapuan të neutralizojnë drejtuesin e mjetit, teksa ai mundohej ti jepte sa më shumë gaz automjetit pa targa, me qëllim për të depërtuar në brendësi të sheshit ku kishte disa grupe turistësh.

Teksa u përplas me gurrët, njëri nga punonjësit e policisë Bashkiake Rigers Kasa, ka mundur ti marë çelësin e makinës nga timoni dhe më pas ti grerë frenat e dorrës.

Në momentin e ndalimit Viktor Ndoka ka filluar të bërtasë me zë të lartë që ta linin të qetë, pasi ishte drejtuar për të shkuar në Ambasadën Amerikanë me qëllim për të denoncuar kryetarin e bashkisë Lezhë.

Shumë shpejt në vendgjarje ka shkuar një patrullë e Komisariatit Nr.3 që ka bërë shoqërimin e Viktor Ndokës në polici. Në ambjentet e poliicisë interes për këtë rast ka shfaqur dhe sektori i antiterorit,të cilët kërkuan të mernin kontakt dhe intervistuar Viktor Ndokën.
Ndërkohë lidhur me këtë ngjarje prokuroria e Tiranës rregjistroi procedimin penale me Nr.6342 për akuzën e “Prishjes së rendit dhe qetësisë publike” dhe “Kundërshtim i punonjësit që kryen detyrën shtetërore”.

Për Viktor Ndokën, prokuroria kërkoi caktimin e masës së sigurisë “arrest në burg” me afat 2 mujor.

Ndërsa gjykata e Tiranës vendosi ndaj Ndokës masën e Arrestit në burg 45 ditor,duke kërkuar nga përfaqësuesi i prokurorisë që gjatë kësaj kohe të kryeje ekspertimin psikologjik të personit të arrestuar.

Views: 7
LAJMEE

Post navigation

Previous Post: Helmimi i 56 studentëve të Akademisë së Sigurisë nga ushqimet e ‘Sori-AL’ – AKU reagon sërish
Next Post: 8 ORËSHI MERR FUND?! Gjermania SHOKON Botën me Vendimin e Ri për Orarin e Punës!

More Related Articles

I brought my daughter to the dentist because she’d been suffering from a painful tooth, expecting an ordinary checkup and LAJMEE
👉 Nëse ky moment i pabesueshëm nuk do të ishte filmuar, askush nuk do ta besonte! 😳 LAJMEE
Aksident i rëndë në vend, plagosen dy vajza LAJMEE
Nëna Filmon Vajzën Duke Përkëdhelur Luanët — 5 Sekonda Më Vonë Ndodh Diçka e Pabesueshme LAJMEE
Kamerierja u jep zjarrfikësve një shënim privat – kur e lexojnë, kërcejnë nga karrigia LAJMEE
Mundësi dhe fillime të reja, tri shenjat më me fat të zodiakut për muajin maj LAJMEE

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Archives

  • November 2026
  • October 2026
  • July 2026
  • June 2026
  • May 2026
  • April 2026

Categories

  • LAJMEE
  • News

Recent Posts

  • Chase Ink Business Unlimited® Credit Card Review 2026
  • Chase Sapphire Reserve® Review 2024
  • OpenSky® Secured Visa® Credit CardReview 2024
  • Marriott Bonvoy Brilliant American Express Card Review 2024
  • Petal 2 Credit Card Review

Recent Comments

No comments to show.

Copyright © 2026 Feed Facts.

Powered by PressBook Green WordPress theme