Skip to content

Feed Facts

Sonte dhe nesër kaos me TRANSPORTIN, kujdes nëse udhëtoni drejt Italisë

Posted on May 17, 2026 By admin No Comments on Sonte dhe nesër kaos me TRANSPORTIN, kujdes nëse udhëtoni drejt Italisë

Italia pritet të përballet më 18 maj 2026 me një grevë të përgjithshme kombëtare që do të prekë transportin publik, trenat, shkollat, shëndetësinë dhe një pjesë të sektorit privat, duke paralajmëruar një ditë me kaos për miliona qytetarë dhe udhëtarë.

Greva është shpallur nga sindikata bazë USB dhe organizata të tjera sindikale, ndërsa protestat lidhen me kërkesat për paga më të larta, mbrojtje të shërbimeve publike dhe kundërshtimin ndaj politikave të riarmatimit dhe shpenzimeve ushtarake.

Sipas njoftimeve zyrtare, nga ora 21:00 e datës 17 maj deri në orën 20:59 të 18 majit priten anulime dhe vonesa të shumta në rrjetin hekurudhor italian, përfshirë shërbimet e Trenitalia, Italo dhe Trenord. Problemet më të mëdha parashikohen në qytete si Milano, Roma dhe Napoli.

Autoritetet italiane kanë bërë të ditur se do të mbeten aktive fashat minimale të garancisë për udhëtarët, kryesisht nga ora 06:00 deri në 09:00 dhe nga ora 18:00 deri në 21:00 për transportin rajonal.

Greva pritet të ndikojë edhe në autobusë, metro dhe tramvaj në disa qytete italiane.

Në Romë paralajmërohen reduktime të forta të shërbimit të ATAC, ndërsa probleme priten edhe në Napoli, Torino, Bolonjë dhe Venecia.

Në sektorin hekurudhor, kompanitë do të publikojnë listat e trenave të garantuar që do të vazhdojnë qarkullimin edhe gjatë protestës.

Ndërkohë, pasagjerët që heqin dorë nga udhëtimi mund të kërkojnë rimbursim sipas procedurave të kompanive.

Greva do të prekë edhe shkollat dhe sistemin shëndetësor.

Në shkolla mund të ketë mungesa të stafit pedagogjik dhe reduktime të orëve të mësimit, ndërsa në spitale do të garantohen vetëm shërbimet urgjente dhe ato esenciale.

Sindikata USB deklaroi se protesta lidhet me “uljen e vlerës së pagave, dobësimin e shëndetësisë publike, varfërimin e shkollës dhe rritjen e kostos së jetesës”, duke akuzuar qeverinë italiane se po orienton fondet drejt riarmatimit në vend të shërbimeve sociale. /skyweb.al

Views: 6
LAJMEE

Post navigation

Previous Post: Sekreti japonez i prindërimit që po mahnit botën, fëmijë të disiplinuar pa britma dhe ndëshkime?
Next Post: Çfarë ndodh me trupin nëse konsumoni mjaltë çdo ditë? Përfitimet dhe rreziqet që duhet të dini

More Related Articles

Menaxherja e Restorantit Mbante 100% të Bakshisheve Për Vete — Kur Pronari E Zbuloi, Gjithçka Ndryshoi LAJMEE
Pas 30 vitesh ndryshon ligji, të huajt pritet të lejohen të blejnë tokë bujqësore në Shqipëri LAJMEE
I fundit, Rama me nje lajm te papritur LAJMEE
Ai U Zgjua Dhe Pa Një Fryrje Të Çuditshme Në Banjo — Kur Zbuloi Çfarë Kishte Brenda, U Trondit LAJMEE
8things LAJMEE
Shqipëria dështon në infrastrukturë, arsim e shëndetësi, Raporti i Vjenës: Rajoni dekada larg BE-së LAJMEE

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Archives

  • November 2026
  • October 2026
  • July 2026
  • June 2026
  • May 2026
  • April 2026

Categories

  • LAJMEE
  • News

Recent Posts

  • Chase Ink Business Unlimited® Credit Card Review 2026
  • Chase Sapphire Reserve® Review 2024
  • OpenSky® Secured Visa® Credit CardReview 2024
  • Marriott Bonvoy Brilliant American Express Card Review 2024
  • Petal 2 Credit Card Review

Recent Comments

No comments to show.

Copyright © 2026 Feed Facts.

Powered by PressBook Green WordPress theme