Skip to content

Feed Facts

Pas 30 vitesh ndryshon ligji, të huajt pritet të lejohen të blejnë tokë bujqësore në Shqipëri

Posted on May 14, 2026 By admin No Comments on Pas 30 vitesh ndryshon ligji, të huajt pritet të lejohen të blejnë tokë bujqësore në Shqipëri

Qeveria shqiptare ka propozuar ndryshime të rëndësishme në legjislacionin për tokën bujqësore, duke hapur për herë të parë rrugën që shtetasit e huaj të mund të blejnë tokë në Shqipëri.

Projektligji i prezantuar nga Ministria e Bujqësisë dhe i publikuar për konsultim publik parashikon ndryshimin e kufizimeve të vendosura që prej vitit 1998, kur të huajve u ndalohej blerja e tokës, ndërsa lejohej vetëm marrja me qira deri në 99 vite.

Në nenin 4 të draftit të ri përcaktohet se të huajt mund të privatizojnë deri në 2 hektarë tokë brenda një bashkie dhe deri në 30 hektarë në nivel republike, përfshirë edhe sipërfaqet shtetërore.

“Në rastin e shit-blerjes së tokës bujqësore të pandarë në pronësi shtetërore, bashkitë në juridiksionin e të cilave ndodhet toka kanë kompetencën për kryerjen e procedurave, por vendimin përfundimtar për kalimin e pronësisë e merr autoriteti kompetent”, thuhet në dokumentin e publikuar për konsultim.

Projektligji parashikon gjithashtu kritere të posaçme për blerësit e huaj. Ata duhet të jenë rezidentë në Shqipëri prej të paktën pesë vitesh dhe të provojnë minimumi tre vite eksperiencë në aktivitetin bujqësor.

Po ashtu, blerësit do të duhet të garantojnë se toka do të përdoret vetëm për veprimtari bujqësore dhe jo për aktivitete të tjera zhvillimore.

Në rastet kur toka është pronë private, shitësi do të duhet të paraqesë dokumentacionin e pronësisë dhe certifikatën familjare, me qëllim shmangien e konflikteve të mundshme pas transaksionit.

Kjo është hera e parë që Shqipëria parashikon ligjërisht shitjen e tokës bujqësore për shtetasit e huaj, ndërsa deri më tani ata kanë pasur të drejtë të blejnë apartamente dhe objekte, por jo troje apo toka bujqësore.

Views: 9
LAJMEE

Post navigation

Previous Post: “Adoleshenti pa patentë lëviz me shpejtësi në Lungomare, e publikon videon në TikTok”
Next Post: Dalin pamjet, ja si duket nga brenda Aeroporti i Vlorës! Punimet drejt përfundimit (Video)

More Related Articles

Studenti dembel zgjodhi probleme matematikore që as gjenitë nuk ja dilnin! Zgjidhjet habitën botën! LAJMEE
“Snajperi” shqiptar Hadribeaj mund francezin, drejt titullit Botëror në boks LAJMEE
Mot i keq “godet” Elbasanin! Rrëshqitje inertesh në rrugë, shembet ura në Sinaballaj dhe izolohen 9 fshatra LAJMEE
8 ORËSHI MERR FUND?! Gjermania SHOKON Botën me Vendimin e Ri për Orarin e Punës! LAJMEE
Aloe vera për lëkurën po, për çdo sëmundje jo – ja çfarë duhet të dini LAJMEE
Ata Menduan Se Ishte Thjesht Një Telefonatë Rutinë Gjatë Natës — Derisa Filluan Të Gërmonin Pranë Rrugës LAJMEE

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Archives

  • November 2026
  • October 2026
  • July 2026
  • June 2026
  • May 2026
  • April 2026

Categories

  • LAJMEE
  • News

Recent Posts

  • Chase Ink Business Unlimited® Credit Card Review 2026
  • Chase Sapphire Reserve® Review 2024
  • OpenSky® Secured Visa® Credit CardReview 2024
  • Marriott Bonvoy Brilliant American Express Card Review 2024
  • Petal 2 Credit Card Review

Recent Comments

No comments to show.

Copyright © 2026 Feed Facts.

Powered by PressBook Green WordPress theme