Skip to content

Feed Facts

Shqipëria dhe Indonezia drejt marrëveshjes për punësimin e emigrantëve në turizëm!

Posted on June 16, 2026 By admin No Comments on Shqipëria dhe Indonezia drejt marrëveshjes për punësimin e emigrantëve në turizëm!

Pas Filipineve, qeveria shqiptare do të lidhë një marrëveshje me qeverinë e Indonezisë për të sjellë në Shqipëri punonjës emigrantë nga ky vend. Lajmi është bërë i ditur nga qeveria indoneziane.

“Indonezia po i afrohet hapjes së mundësive të reja të punës në Evropë përmes një memorandumi mirëkuptimi (MM) të planifikuar me Shqipërinë mbi punësimin e punëtorëve migrantë indonezianë në industrinë e mikpritjes shqiptarje,” njoftoi ministria e Mbrojtjes së Punonjësve Migrantë në qeverinë e Indonezisë.

Iniciativa është diskutuar nga Zëvendësministrja e Mbrojtjes së Punëtorëve Migrantë Indonezianë, Christina Aryani gjatë takimit të saj me të Ngarkuarin me Punë të Shqipërisë në Indonezi, Nikson Ballço, në Xhakarta të hënën, më 15 qershor 2026, sipas një njoftimi për shtyp të ministrisë.

Aryani shpjegoi se marrëveshja do të shërbejë si një kornizë qeveri-me-qeveri, pas së cilës punësimet do të vazhdojnë përmes një skeme private-me-privat që përfshin agjencitë në Shqipëri dhe kompanitë indoneziane të punësimit të punëtorëve migrantë.

“Memorandumi i Mirëkuptimit do të bëhet baza e bashkëpunimit midis Ministrisë së Mbrojtjes së Punëtorëve Emigrantë dhe Ministrisë së Ekonomisë, Kulturës dhe Inovacionit të Shqipërisë”, tha ajo, siç citohet nga Antara.

Bashkëpunimi pritet të krijojë mundësi ligjore, të strukturuara dhe reciprokisht të dobishme për punëtorët indonezianë. Aryani vuri në dukje se Shqipëria po shfaqet si një destinacion turistik në Evropë, duke kërkuar fuqi punëtore shtesë për të mbështetur rritjen e sektorit të saj të mikpritjes.

“Kjo është një mundësi tërheqëse për punëtorët migrantë indonezianë që kanë përvojë dhe kompetencë në këtë sektor”, shtoi ajo. Përgatitjet për Memorandumin e Mirëkuptimit janë në përputhje me vizitën e ardhshme të Delina Ibrahimaj, Ministres se Ekonomisë, Kulturës dhe Inovacionit të Shqipërisë në Indonezi në fund të korrikut 2026.

Aryani shprehu shpresën se marrëveshja do të shërbejë si një portë hyrëse për tregjet e reja të punës, duke zgjeruar njëkohësisht mundësitë për punëtorët indonezianë jashtë vendit. “Ne do të sigurohemi që i gjithë procesi të ndjekë mekanizmat e vendosur, duke i dhënë përparësi mbrojtjes së punëtorëve migrantë indonezianë”, përfundoi ajo.

Ky zhvillim nxjerr në pah përpjekjet e Indonezisë për të zgjeruar mundësitë e punëtorëve migrantë në Evropë, për të forcuar bashkëpunimin dypalësh me Shqipërinë dhe për të rritur mbrojtjet përmes marrëveshjeve të strukturuara në sektorin e mikpritjes./Kapitali.al

Views: 6
LAJMEE

Post navigation

Previous Post: Fluturime të anuluara, dhe valixhe dore me pagesë, BE gati të ndryshojë rregullat për pasagjerët, ja çfarë ndryshon
Next Post: Studim: Një ndryshim i vogël në ecje mund të ulë dhimbjen e gjurit më mirë se ilaçet!

More Related Articles

“Gruaja më braktisi kur mësoi se isha me kancer”, avokat i njohur trondit: Jetoj me qenin, nëse vdes… LAJMEE
Një burrë mbushi oborrin me qindra goma… por kur fqinjët zbuluan arsyen e vërtetë, gjithçka ndryshoi. LAJMEE
Avion i humbur gjendet pas dekadash – studiuesit mbeten të habitur kur shohin çfarë ka brenda. LAJMEE
Këto janë efektet anësore të ujit me limon LAJMEE
Rama nis tërheqjen?! Do nxjerrim mësime nga pjesa e çiltër e protestës! LAJMEE
Tentuan të vrisnin me eksploziv një 57-vjeçar, shpallen në kërkim dy autorët LAJMEE

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Archives

  • November 2026
  • October 2026
  • July 2026
  • June 2026
  • May 2026
  • April 2026

Categories

  • LAJMEE
  • News

Recent Posts

  • Chase Ink Business Unlimited® Credit Card Review 2026
  • Chase Sapphire Reserve® Review 2024
  • OpenSky® Secured Visa® Credit CardReview 2024
  • Marriott Bonvoy Brilliant American Express Card Review 2024
  • Petal 2 Credit Card Review

Recent Comments

No comments to show.

Copyright © 2026 Feed Facts.

Powered by PressBook Green WordPress theme