Skip to content

Feed Facts

Tentuan të vrisnin me eksploziv një 57-vjeçar, shpallen në kërkim dy autorët

Posted on May 10, 2026 By admin No Comments on Tentuan të vrisnin me eksploziv një 57-vjeçar, shpallen në kërkim dy autorët

Policia ka identifikuar 2 autorët që tentuan të vrisnin me eksploziv Mirash Gjikolën në shkurt të këtij viti në vendin e quajtur “Kryqëzimi i Urës së Vrinës”, në Konispol

Të dyshuarit janë identifikuar si Griseld Taullaj dhe Xhafer Bajo. Ndaj tyre rëndojnë veprat penale “Vrasja me paramendim”, kryer në bashkëpunim, mbetur në tentativë”, si dhe “Mbajtja pa leje dhe prodhimi i armëve, armëve shpërthyese dhe municionit”.

Njoftimi i plotë:

Si rezultat i një pune intensive hetimore nga strukturat për Hetimin e Krimeve të Rënda në DVP Vlorë dhe Komisariatin e Policisë Sarandë, nën drejtimin e Prokurorisë pranë Gjykatës së Juridiksionit të Përgjithshëm Sarandë, për zbardhjen e ngjarjes së ndodhur më datë 05.02.2026, në vendin e quajtur “Kryqëzimi i Urës së Vrinës”, në Konispol, pas provave të grumbulluara dhe informacioneve të siguruara, u bë identifikimi dhe shpallja në kërkim e autorëve të dyshuar të kësaj ngjarjeje, konkretisht shtetasve:

G. T., 39 vjeç dhe Xh. B., 39 vjeç, të dy banues në Sarandë.

Për këta shtetas, Gjykata e Shkallës së Parë e Juridiksionit të Përgjithshëm Sarandë ka caktuar masën e sigurisë “Arrest në burg”, për veprat penale “Vrasja me paramendim”, kryer në bashkëpunim, mbetur në tentativë”, si dhe “Mbajtja pa leje dhe prodhimi i armëve, armëve shpërthyese dhe municionit”.

Nga hetimet dyshohet se këta shtetas kanë vendosur një sasi lënde plasëse në automjetin që drejtohej nga shtetasi M. Gj., 57 vjeç, me qëllim vrasjen e tij.

Strukturat e Policisë vijojnë punën intensive për lokalizimin, kapjen dhe vënien e tyre përpara përgjegjësisë ligjore.

Ndërkohë, në bashkëpunim me Prokurorinë, vijon puna për dokumentimin e plotë ligjor, identifikimin dhe kapjen e personave të tjerë të përfshirë në këtë ngjarje.

Views: 7
LAJMEE

Post navigation

Previous Post: 👉 Kjo vajzë kishte vetëm disa muaj jetë… por kur mjekët panë skanerin e trurit, gjithçka ndryshoi! 😳
Next Post: Spiropali me mesazh të koduar: Në Europë shteti nuk është pronë e askujt, dinjiteti vlen më shumë se forca

More Related Articles

Bohemian Icons Of Imperfection LAJMEE
Sulmi rus në Rumani, vjen reagimi i pare nga Rusia: Jemi në luftë! Përgatituni LAJMEE
Si të humbni peshë lehtësisht duke hequr dorë vetëm nga një zakon i keq LAJMEE
Njihuni me parashikimin e motit për ditën e nesërme/ Zbuloni sa do të arrijnë temperaturat ‘afrikane’ LAJMEE
Reagimet për incidentin në Zvërnec/ Rama ‘përplaset’ në distancë me Tsipras LAJMEE
Horse saves sheep LAJMEE

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Archives

  • November 2026
  • October 2026
  • July 2026
  • June 2026
  • May 2026
  • April 2026

Categories

  • LAJMEE
  • News

Recent Posts

  • Chase Ink Business Unlimited® Credit Card Review 2026
  • Chase Sapphire Reserve® Review 2024
  • OpenSky® Secured Visa® Credit CardReview 2024
  • Marriott Bonvoy Brilliant American Express Card Review 2024
  • Petal 2 Credit Card Review

Recent Comments

No comments to show.

Copyright © 2026 Feed Facts.

Powered by PressBook Green WordPress theme