Skip to content

Feed Facts

Rregulla të reja për peshkimin, synohet rritja e gjurmueshmërisë dhe e cilësisë

Posted on May 21, 2026 By admin No Comments on Rregulla të reja për peshkimin, synohet rritja e gjurmueshmërisë dhe e cilësisë

Këshilli i Ministrave miratoi dje një vendim të ri që përcakton mënyrën e organizimit dhe funksionimit të tregut të produkteve të peshkimit dhe akuakulturës, si dhe formën dhe përmbajtjen e planeve të prodhimit dhe marketingut për këtë sektor.

Vendimi, i propozuar nga Ministria e Bujqësisë dhe Zhvillimit Rural, synon forcimin e menaxhimit të qëndrueshëm të burimeve detare, rritjen e transparencës në treg dhe përmirësimin e konkurrueshmërisë së prodhuesve vendas në zinxhirin e furnizimit.Sipas relacionit që shoqëron këtë dokumentit, organizatat e prodhuesve të peshkimit dhe akuakulturës do të kenë një rol qendror në planifikimin e prodhimit, marketingun dhe koordinimin e tregut, përmes planeve të detyrueshme të prodhimit dhe tregtimit që do të miratohen nga ministria përkatëse.

Vendimi parashikon gjithashtu krijimin dhe fuqizimin e organizatave ndërsektoriale, të cilat do të synojnë përmirësimin e koordinimit mes prodhuesve, përpunuesve dhe tregtarëve, si dhe rritjen e cilësisë dhe gjurmueshmërisë së produkteve në treg.

Një tjetër risi e rëndësishme është vendosja e standardeve të reja të marketingut dhe etiketimit të produkteve të peshkimit, duke përfshirë informacion të detyrueshëm për origjinën, metodën e prodhimit, zonën e zënies dhe karakteristikat e produktit, me qëllim informimin më të mirë të konsumatorëve.

Po ashtu, vendimi parashikon mekanizma për stabilizimin e tregut, përfshirë mbështetje financiare për ruajtjen e përkohshme të produkteve kur nuk arrihet çmimi kufi i shitjes, si dhe masa për menaxhimin e ofertës në treg.Zbatimi i këtij vendimi do të mbikëqyret nga Ministria e Bujqësisë dhe Zhvillimit Rural, institucionet e shërbimeve të peshkimit dhe strukturat e inspektimit, të cilat do të garantojnë përputhshmërinë me rregullat e reja dhe objektivat e qëndrueshmërisë në sektor. Vendimi hyn në fuqi pas botimit në “Fletoren Zyrtare”.

Views: 6
LAJMEE

Post navigation

Previous Post: “Cilësohet si ‘kreu i_”/ Bytyçi: Misioni i ambasadorit të ri do të kulmojë me përballje të drejtpërdrejtë me Edi Ramën
Next Post: Pas 15 vitesh, vajza gjen djalin që i dërgoi dhuratën misterioze – A ishte rastësi apo fat?

More Related Articles

Gruaja gjen një kamerë në dhomën e gjumit – shpërthen në lot kur zbulon arsyen pse LAJMEE
Panik në ajër/ Avioni me 48 pasagjerë përplaset me një dron LAJMEE
Një Shkencëtar Gjen Diçka Të Çuditshme Në Një Ajsberg — Kur Kupton Çfarë Është Në Të Vërtetë, Mbetet Pa Fjalë LAJMEE
Nuk do harxhoni më lekë. Limoni në dhomën tuaj të gjumit mund t’iu shpëtojë jetën LAJMEE
Po punonte në ahur, rrëzohet dibrani! Humb jetën në vend LAJMEE
Droni rus godet Rumaninë, Bukureshti: Përshkallëzim i rëndë, informohet NATO LAJMEE

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Archives

  • November 2026
  • October 2026
  • July 2026
  • June 2026
  • May 2026
  • April 2026

Categories

  • LAJMEE
  • News

Recent Posts

  • Chase Ink Business Unlimited® Credit Card Review 2026
  • Chase Sapphire Reserve® Review 2024
  • OpenSky® Secured Visa® Credit CardReview 2024
  • Marriott Bonvoy Brilliant American Express Card Review 2024
  • Petal 2 Credit Card Review

Recent Comments

No comments to show.

Copyright © 2026 Feed Facts.

Powered by PressBook Green WordPress theme