Dhimbjet e gjurit janë një problem i zakonshëm që mund të shkaktohen nga lodhja, dëmtimet ose inflamacioni i kyçeve.
Për ta lehtësuar këtë dhimbje, shumë njerëz zgjedhin trajtime natyrale që ndihmojnë në uljen e inflamacionit dhe përmirësimin e qarkullimit të gjakut.
Një prej këtyre trajtimeve është kombinimi i piperit të kuq me vajin e ullirit.
Për përgatitjen e kësaj përzierjeje, ju nevojiten 2 lugë piper i kuq pluhur dhe 1 lugë vaj ulliri. Përzieni përbërësit derisa të krijohet një pastë e njëtrajtshme, e cila më pas aplikohet direkt mbi zonën e gjurit ku ndieni dhimbje. Pastën e lini të veprojë për disa minuta, më pas mund ta shpëlani me ujë të vakët.
Kjo përzierje rekomandohet të përdoret dy herë në ditë për një javë rresht, derisa të ndjeni përmirësim. Piper i kuq përmban capsaicinë, një substancë që ndihmon në lehtësimin e dhimbjeve duke bllokuar sinjalet nervore të dhimbjes dhe duke përmirësuar qarkullimin lokal të gjakut.
Një tjetër përbërës shumë efektiv është vaji i kokosit, i njohur për vetitë e tij anti-inflamatore dhe qetësuese. Ai mund të përdoret si alternativë ose të kombinohet me përzierjen e piperit të kuq, duke ndihmuar në reduktimin e ënjtjes dhe ngurtësisë së kyçeve.
Megjithatë, ky trajtim është natyral dhe plotësues, ndaj nëse dhimbja vazhdon ose përkeqësohet, rekomandohet të konsultoheni me një mjek ose fizioterapist për të identifikuar shkakun e saktë dhe trajtimin e duhur mjekësor.