Skip to content

Feed Facts

Pastron trupin, rregullon hormonet, tensionin e diabetin… / Ylli Merja zbulon bimën shëruese

Posted on May 13, 2026May 13, 2026 By admin No Comments on Pastron trupin, rregullon hormonet, tensionin e diabetin… / Ylli Merja zbulon bimën shëruese

Në botën e bimëve medicinale, hibiskusi është një ndër bimët më të fuqishme, por ende pak e njohur dhe e përdorur në mënyrë të plotë nga shumica e njerëzve.

Me një ngjyrë intensive të kuqe dhe një aromë karakteristike,

kjo lule përveçse mbresëlënëse për syrin, është edhe një fuqi natyrore shëruese që ndikon pozitivisht në shumë aspekte të shëndetit të trupit dhe mendjes.

Specialisti i bimëve mjekësore Ylli Merja në studion e “Rreze Dielli” në Report TV, theksoi se hibiskusi është një nga bimët më të fuqishme që natyra na ka dhuruar.

Është i pasur me antioksidantë, përmirëson qarkullimin e gjakut, ndihmon në rregullimin hormonal dhe përbën një mbështetje të madhe për sistemin imunitar, sidomos kur kombinohet me bimë të tjera medicinale.

“Kjo bimë ka fuqi të jashtëzakonshme për organizmin, pasi është një antioksidant i fuqishëm, antiinflamator, antiviral si dhe është një diuretik natyral që nxit urinimin, ndihmon në largimin e toksinave,

uljen e tensionit, uljen e kolesterolit” – theksoi Merja, duke vijuar se gjithashtu falë përbërësve kimikë kjo bimë mbron mëlçinë nga dëmtimet dhe pastron gjakun, përmirëson tretjen, ndihmon në lehtësimin e kapsllëkut si dhe balancon çrregullimet hormonale dhe menstruale.

Për të përfituar sa më shumë nga vetitë e hibiskusit, ai mund të kombinohet me bimë të tjera në përgatitje çaji ose ekstrakte natyrale. Ja disa nga përdorimet që rekomandon Ylli Merja:

Për uljen e tensionit të lartë

– Pihen 1 deri në 2 gota çaj në ditë me: 3 gr hibiskus, 1 dorë lule murrizi, limon dhe 1 gjethe të kuqe hardhie

Për mbështetjen e sistemit imunitar

– Në 300 ml ujë përvëlohen: 3 gr hibiskus dhe 10 kokrra trëndafil të egër

Për forcim të arterieve dhe presion të gjakut

– Pihen 300 ml çaj me: 2-3 gr hibiskus dhe 10-15 gr rrush i egër

Për veprim antifungal

– Pihen 300 ml çaj me: 1 lugë rigon, ½ lugë trumëz, 2 gr hibiskus

Kundër rritjes së qelizave kancerogjene

– Pihen 300–400 ml çaj me: 3 gr hibiskus dhe 3 gr artemisia, pasi antocianinat në hibiskus nxisin shkatërrimin e qelizave të dëmtuara

Për uljen e sheqerit në gjak

– Pihen 300 ml çaj me: 2 gr hibiskus, 3 bamje dhe 7-8 gjethe ulliri

Kundër stresit oksidativ dhe lodhjes mendore

– Pihen 300 ml çaj me: 3 gr hibiskus, 1 lugë bar blete, kamomil ose valerianë

Për lëkurë më të re dhe antiplakje qelizore

– Pihen 300 ml çaj me: 3 gr hibiskus, 1 lugë petale trëndafili dhe sherebelë

Për rregullimin e ciklit menstrual

– Pihen 300–400 ml çaj me: 3 gr hibiskus, 2 gr sherebelë dhe 3 gr mantel zonje

“Hibiskusi harmonizohet shumë mirë edhe me bimë të tjera si mendër, luiza apo molla e egër. Këto kombinime rrisin efektin qetësues, tretës dhe freskues të çajit, duke e bërë ideal për konsum të përditshëm, sidomos në periudhat e lodhjes fizike ose stresit mendor”, theksoi Merja.

Kujdes!

Për personat me tension të ulët kronik ose ata që përdorin medikamente për uljen e tensionit, përdorimi i hibiskusit duhet të bëhet me kujdes dhe në konsultim me mjekun apo specialistin e bimëve mjekësore.

Views: 7
LAJMEE

Post navigation

Previous Post: Shenjat fizike që paralajmërojnë për probleme shëndetësore
Next Post: Lulja e Basanit: Bima mrekulli që gjendet kudo – Ja si ndihmon Shëndetin sipas Ylli Merjas

More Related Articles

Asambleja e OBSH, ministrja Sala prezanton prioritetet e Shqipërisë në shëndetësi LAJMEE
Pak para se të niste protesta, Rama nxiton, largohet nga Kryeministria pak para nisjes së tubimit LAJMEE
Dhimbje e madhe në Partinë Socialiste: Jepet lajmi hidhur per vdekjen e … LAJMEE
Macja jonë nuk iu nda kurrë foshnjës sonë – dhe kjo çoi në një zbulim tronditës që ndryshoi gjithçka. LAJMEE
PAMJET ME DRON/ Mijëra qytetarë marshojnë në ditën e tetë të protestës: Ju erdhi fundi, Rama ik! LAJMEE
Gruaja Po Gatuante Në Kuzhinë — Por Kur Pa Çfarë Ishte Brenda Furrës, Fytyra e Saj U Zbeh LAJMEE

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Archives

  • November 2026
  • October 2026
  • July 2026
  • June 2026
  • May 2026
  • April 2026

Categories

  • LAJMEE
  • News

Recent Posts

  • Chase Ink Business Unlimited® Credit Card Review 2026
  • Chase Sapphire Reserve® Review 2024
  • OpenSky® Secured Visa® Credit CardReview 2024
  • Marriott Bonvoy Brilliant American Express Card Review 2024
  • Petal 2 Credit Card Review

Recent Comments

No comments to show.

Copyright © 2026 Feed Facts.

Powered by PressBook Green WordPress theme