Skip to content

Feed Facts

Lulja e Basanit: Bima mrekulli që gjendet kudo – Ja si ndihmon Shëndetin sipas Ylli Merjas

Posted on May 13, 2026 By admin No Comments on Lulja e Basanit: Bima mrekulli që gjendet kudo – Ja si ndihmon Shëndetin sipas Ylli Merjas

Me siguri e keni parë diku afër shtëpisë, në rrugë apo në fusha, por a e keni ditur që kjo lule mund të ndihmojë në kurimin e një sërë sëmundjesh?

Po flasim për Lulen e Basanit, një bimë që rritet kudo në Shqipëri dhe që përdoret prej shekujsh në mjekësinë popullore për trajtimin e problemeve me stomakun, mëlçinë, tretjen, dhe më shumë…

Në ‘Bima dhe Shëndeti’ në Rreze Dielli në Report Tv, me specialistin e bimëve mjekësore Ylli Merja tregojmë vlerat e jashtëzakonshme e benefitet shëndetësore të lules së basanit, dhe si ta përdorim në mënyrë të sigurtë dhe efektive për sëmundje të ndryshme.

Lule basani është bimë barishtore shumëvjeçare e familjes Hypericaceae

Në vendin tonë ndeshet e zakonshme në zonat e ulëta. Periudha që mblidhet lule basani është në fund të majit dhe në fillim të qershorit. Bima mund të përdoret e thatë, ose e njomë, dhe gjithashtu si vaj.

“Lule basani është një bimë çudibërëse, pasi jep efekte në të gjithë organizmin.

Ka një përdorim shumë të gjerë dhe ndikon si një qetësues i sistemit nervor, ndihmon depresionin, acarimin e nervave, ankthin, pagjumësinë, dhe urinimin e pavullnetshëm në fëmijëri. Eshtë një çaj tepër efektiv për inflamacionet e traktit gastrointestinal (gastrit, diarre, kolit ulçerativ, përfshirë hemorroidet) dhe dhimbje nevralgjike si shiatiku. Së jashtmi përdoret vaji i basanit për plagë, djegie, ulçera, mavijosje, hemorroide dhe dhimbje reumatike”, thotë specialisti i bimëve mjekësore Ylli Merja.

Lulja e Basanit është e pasur me vajra esenciale, acide organike, vitamina C, A, B dhe minerale si kalium, kalcium, magnez, hekur, zink, fosfor, baker. Përbërësit kimik të kësaj bime japin një veprim të menjëhershëm në organizëm.

– Hipericina: antidepresiv; antiviral; rrit nivelin e neurotransmetuesve në tru si serotoninë e dopaminë

– Hiperforina: antidepresive e fuqishme; antibakteriale; antiinflamatore; aktivizon receptorët që janë të përfshirë në rregullimin e humorit; nxit prodhimin e melatoninës, rregullon gjumin

– Flavonoidet: antioksidantë, stabilizojnë membranozën e qelizave, kapin radikalet e lira; bllokojnë enzimat që prodhojnë substanca inflamatore

– Taninet: veprim astrigjent; antimikrobial; mbyll plagë, rigjeneron lëkurën dhe indet

– Acidi klorogjenik dhe kafeik nxit dobësimin dhe tretjen

“Duhet patur pak kujdes, pasi lulja e basanit ndërvepron me shumë barna si antidepresivët, antikoagulantët, kontraceptivët, antiretroviralet, imunosupresantët. Gjithashtu fotosensibiliteti mund të shkaktojë skuqje ose djegie në kontakt me diellin”, thekson Merja.

Përdorimet e Lules së Basanit në mjekësinë popullore janë njohur që në kohët e lashta, duke zënë një vend të rëndësishëm në trajtimin e një sërë problematikash shëndetësore.

– Për rigjenerim të mëlçisë, stomak dhe zorrë pihen 2-3 gota çaj në ditë

– Kundër infeksioneve ose viruseve pihen 2-3 gota çaj në ditë

– Kundër plagëve, gërvishtjeve në lëkurë apo djegie konsumohet një çaj me lule basani kombinuar me pak bishtamith, livando dhe kumak

– Ekstraktet alkolike: në 100 ml etanol hedhim 20 gr lule basani, 10 gr bishtamith, 10 gr livando. Pihen 3 x 3 ml në ditë në 100 ml ujë

-Vaji i lules së basanit: Në një kavanoz 1 litër hedhim lule basani të pastruar mirë. Mbulojmë lulet me vaj ulliri dhe e lëmë për 30 ditë, përdoren rrezet e diellit si bashkëpunëtore dhe jo si katalizatore. Me vajin lyhen plagë, prerje, djegie të lëkurës, etj. Për dhimbje muskulare, reumatike mund të përdoret 2 javë dhe 1 javë pushim. Pihet 1-2 lugë çaji në ditë para buke.

“Përdorimi i vajit të lule basanit qetëson dhimbjet e stomakut dhe të zorrëve. Rekomandohet të përdoret nga persona të cilët kanë probleme me ulçerën në stomak. Vaji i basanit përmirëson funksionimin e aparatit tretës, redukton inflamacionin në zorrë duke ndikuar në mënyrë indirekte në qetësimin e venave hemorroidale. Gjithashtu konsumimi i vajit të basanit lehtëson simptomat e ankthit”, nënvizon Merja.

Vaji i basanit rekomandohet të përdoret në rastet e acarimit të lëkurës tek fëmijët ose në rastet e djegies apo mbylljes së plagëve në lëkurë tek të rriturit.

Views: 8
LAJMEE

Post navigation

Previous Post: Pastron trupin, rregullon hormonet, tensionin e diabetin… / Ylli Merja zbulon bimën shëruese
Next Post: Gruaja Lëviz Shtëpinë e Qenit Gjatë Pastrimit — Dhe Gjen Një Gropë Të Bërë Nga Njeriu Më Poshtë

More Related Articles

VIDEO/ Bebe Rexha goditet me telefon në kokë gjatë një koncerti, shtrihet përtokë LAJMEE
Gruaja 91 vjeçare zbulon se ka qenë shtatzënë për 60 vite, vizita te mjeku tronditi botën! LAJMEE
Fabjola jashtë! Zarfi i zi ‘djeg’ konkurrenten, ja momenti kur la shtëpinë mes lotësh!” LAJMEE
‘T’i qepemi bregdetit siç u katandis Tirana’? Shqyrtohen në KKT një tufë me kulla në bregdet, nga Velipoja në Qerret dhe nga Golemi në Sarandë LAJMEE
An 8-Year-Old Wrote About Her Marine Dad and His Working Dog, but Her Teacher Accused Her of Making It Up LAJMEE
Punonte në fermë/ U aksidentua në punë, shqiptari vdes pas katër ditësh në spital LAJMEE

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Archives

  • November 2026
  • October 2026
  • July 2026
  • June 2026
  • May 2026
  • April 2026

Categories

  • LAJMEE
  • News

Recent Posts

  • Chase Ink Business Unlimited® Credit Card Review 2026
  • Chase Sapphire Reserve® Review 2024
  • OpenSky® Secured Visa® Credit CardReview 2024
  • Marriott Bonvoy Brilliant American Express Card Review 2024
  • Petal 2 Credit Card Review

Recent Comments

No comments to show.

Copyright © 2026 Feed Facts.

Powered by PressBook Green WordPress theme