Skip to content

Feed Facts

Pas Iranit, Rama i kthehet Greqisë për protestat në Tiranë: Vetë shijojnë investimet e huaja, por duan që ne të zihemi

Posted on June 10, 2026 By admin No Comments on Pas Iranit, Rama i kthehet Greqisë për protestat në Tiranë: Vetë shijojnë investimet e huaja, por duan që ne të zihemi

Kryeministri Edi Rama ka reaguar sërish në lidhje me raportimet e shumta të bëra së fundmi nga mediat greke, të cilat kanë shkruar shpesh kundër investimeve amerikane që pritet të bëhen në Shqipëri.

Në reagimin e bërë pasditen e sotme, Rama shkruan se Greqia po shijon suksesin e saj me investimet e huaja në vendin e tyre, ndërkohë që po rrisin tensionet mes shqiptarëve, me raportimet që kanë bërë së fundmi.

“Greqia vazhdon “të shitet tek të huajt” me sukses, kurse ne na kanë futur xixat nga të katër anët që të zihemi mesveti edhe për 1+1 që bëjnë 2, e të vijmë vërdallë në udhëkryq kur konkurenca vazhdon vrapin për më shumë investime të huaja…

Po si mund t’i mbyllim ne rrugët për kapitalet e mëdha, tani që ato po nisin të vijnë në shqipëri pas tërë mundit të madh që kemi bërë për të ardhur në këtë pikë?!

Po tërë bota e zhvillon turizmin dhe ekonominë duke u matur me sa investime të huaja tërheq, ndërsa ne do të matemi me sa rezistojmë kundër tyre?!” shkruan Rama në reagimin e tij.

Më tej, kreu i qeverisë shqiptare publikoi një artikull ku shkruhet për përmirësimin e ekonomisë dhe shndërrimin e ishullit Mykonos në një nga atraksionet turistike më të vizituara, e kjo falë investimeve të huaja të bëra në zonë.

Reagimi i plotë i kryeministrit Edi Rama:

Greqia vazhdon “të shitet tek të huajt” me sukses, kurse ne na kanë futur xixat nga të katër anët që të zihemi mesveti edhe për 1+1 që bëjnë 2, e të vijmë vërdallë në udhëkryq kur konkurenca vazhdon vrapin për më shumë investime të huaja…

Po si mund t’i mbyllim ne rrugët për kapitalet e mëdha, tani që ato po nisin të vijnë në shqipëri pas tërë mundit të madh që kemi bërë për të ardhur në këtë pikë?!

Po tërë bota e zhvillon turizmin dhe ekonominë duke u matur me sa investime të huaja tërheq, ndërsa ne do të matemi me sa rezistojmë kundër tyre?!

Kjo është një ftesë për vetëprapakthim kolektiv që shqipëria nuk mund, nuk duhet dhe nuk ka për ta pranuar????????

Ja përmbajtja e artikullit:

Marka të mëdha ndërkombëtare të hotelerisë po investojnë në Mykonos, ku hotele të reja me pesë yje nga Four Seasons, Fouquet’s dhe MGallery janë planifikuar të hapen së shpejti.

Pavarësisht tensioneve gjeopolitike dhe një sezoni sfidues për turizmin, Mykonos vazhdon të mbetet një nga destinacionet premium më të rëndësishme në Mesdhe.

Kompanitë ajrore po rrisin numrin e vendeve të disponueshme në fluturimet ndërkombëtare për sezonin 2026, me një rritje prej 7.1% të kapacitetit hyrës.

Po shtohen gjithashtu linja të reja ajrore nga Roma, Londra, Abu Dhabi dhe Dubai, duke forcuar më tej lidhjet ndërkombëtare të Mykonosit.

Një resort i ri me pesë yje, me vlerë mbi 100 milionë euro dhe i lidhur me investitorin egjiptian Naguib Saëiris, pritet të hapë dyert në maj të vitit 2027

Views: 4
LAJMEE

Post navigation

Previous Post: Djali Gjen Një Gur Të Çuditshëm Në Oborr — Një Ditë Më Vonë, Policia Telefonon Prindërit
Next Post: Filipinet propozojnë dënim me vdekje për zyrtarët dhe politikanët e korruptuar

More Related Articles

Reperi Noizy dhe babai i tij paraqiten në GJKKO/ Zbardhet arsyeja LAJMEE
Durrës Yachts & Marina, IKMT: Godinat janë ulur deri në 28 cm, ja çfarë zgjidhje duhet bërë LAJMEE
“Mom, the twins still won’t w:ake up… and we haven’t had anything to e:at since Tuesday,” my 8-year-old daughter cried over the phone. I rushed to my ex-husband’s apartment and found my baby boys p:ale and unr:esp in complete darkness, with the power turned off and spo:iled food inside the refrigerator. I hurried them to pediatric urgent care while repeatedly calling their father, but he never answered. Then the police discovered where he had actually been, and the disturbing reason he had left our children alone inside that apartment… LAJMEE
Këmbë të enjtura, ushqimet që duhet dhe nuk duhet të hani LAJMEE
👉 Kjo histori tronditi botën… askush nuk e priste çfarë i bëri qeni pronarit të tij! 😳 LAJMEE
Gazetari i BBC zbulon prapaskenat e intervistës me Ramën, si reagoi për hetimet e SPAK: E pyeta nëse duhet të shqetësohemi edhe për të?! LAJMEE

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Archives

  • November 2026
  • October 2026
  • July 2026
  • June 2026
  • May 2026
  • April 2026

Categories

  • LAJMEE
  • News

Recent Posts

  • Chase Ink Business Unlimited® Credit Card Review 2026
  • Chase Sapphire Reserve® Review 2024
  • OpenSky® Secured Visa® Credit CardReview 2024
  • Marriott Bonvoy Brilliant American Express Card Review 2024
  • Petal 2 Credit Card Review

Recent Comments

No comments to show.

Copyright © 2026 Feed Facts.

Powered by PressBook Green WordPress theme