Skip to content

Feed Facts

Një grua dhe një burrë gjenden të vdekur në orët e pasditës, policia jep detaje për rastet

Posted on July 6, 2026 By admin No Comments on Një grua dhe një burrë gjenden të vdekur në orët e pasditës, policia jep detaje për rastet

Zëdhënësi i Policisë së Kosovës për rajonin e Prizrenit, Shaqir Bytyqi, ka thënë për Gazetën Express se sot në Kosovë kanë ndodhur dy raste të cilat dyshohet të jenë vetëvrasje.

Rasti i parë ka ndodhur rreth orës 15:40 në Prizren, ku një grua rreth moshës 54-vjeçare është gjetur e vdekur në banesën e saj.

“Rasti i parë është raportuar rreth orës 15:40, kur është pranuar informata se në rrugën “Turgut Özal” në Prizren, në banesën e saj, ndodhej një person pa shenja jete. Patrulla policore ka dalë menjëherë në vendin e ngjarjes, ku ekipi i Emergjencës ka konstatuar vdekjen e viktimës. Sipas informacioneve fillestare, viktima është femër, rreth 54 vjeçe. Bazuar në rrethanat e evidentuara në vendin e ngjarjes, dyshohet se viktima ka kryer vetëvrasje”, ka thënë ai.

Ndërkaq, rasti i dytë ka ndodhur në Restelicë të Dragashit, ku një person rreth moshës 68-vjeçari është gjendur i vdekur.

“Rasti i dytë është raportuar rreth orës 17:50, kur nga një zyrtar policor është pranuar informata se në një zonë pyjore në fshatin Restelicë, komuna e Dragashit, është gjetur një person pa shenja jete. Patrulla policore dhe ekipi i Emergjencës kanë dalë në vendin e ngjarjes, ku është konstatuar vdekja e viktimës. Sipas informacioneve fillestare, viktima është mashkull, rreth 68 vjeç. Bazuar në rrethanat e para të evidentuara në vendin e ngjarjes, dyshohet se viktima ka kryer vetëvrasje”, ka thënë Bytiql.

Për të dy rastet janë njoftuar prokurori kompentent dhe kanë filluar veprimet hetimore.

“Për të dy rastet është njoftuar prokurori kompetent, me autorizimin e të cilit kanë filluar veprimet hetimore. Me urdhër të prokurorit, trupat e pajetë janë dërguar në Institutin e Mjekësisë Ligjore (IML) për obduksion. Të dy rastet janë iniciuar dhe po hetohen si “Hetim i vdekjes”, ka thënë ai. /Gazeta Express

Views: 2
LAJMEE

Post navigation

Previous Post: “Na hodhën bombën mbi shtëpi, dyert u mbushën me plumba”, Bardhi rrëfen në podcastin e Grida Dumës: Një vajzë e re në jetën time
Next Post: E fundit! Kim Mehmeti: Piktori ka dhënë dorëheqjen, por nuk ia ka miratuar “Aleanca”! Më dhimbset, nuk e dini se çfarë po i bëjnë

More Related Articles

Tentuan të vrisnin me eksploziv një 57-vjeçar, shpallen në kërkim dy autorët LAJMEE
Tre gabimet më të zakonshme që bëjmë me deodorantin LAJMEE
Abuzimet me tenderat mln euro/ SPAK thellon hetimet ndaj Ballukut, kontrolle edhe në banesat e familjarëve LAJMEE
Fjalët e fundit të gjyshit ishin”Mos e prek kurrë dyshemenë”Kur nipi më në fund e bëri, e kuptoi pse LAJMEE
Nënë vendos kamerë të fshehtë dhe kap burrin e saj në një akt që tronditi botën LAJMEE
Sipas studimeve të fundit, shtatzënia në këtë moshë sjellë fëmijët më të zgjuar LAJMEE

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Archives

  • November 2026
  • October 2026
  • July 2026
  • June 2026
  • May 2026
  • April 2026

Categories

  • LAJMEE
  • News

Recent Posts

  • Chase Ink Business Unlimited® Credit Card Review 2026
  • Chase Sapphire Reserve® Review 2024
  • OpenSky® Secured Visa® Credit CardReview 2024
  • Marriott Bonvoy Brilliant American Express Card Review 2024
  • Petal 2 Credit Card Review

Recent Comments

No comments to show.

Copyright © 2026 Feed Facts.

Powered by PressBook Green WordPress theme